Jump to content

User:XB001/sandbox/Thoma Xhixho

From Wikipedia, the free encyclopedia

Thoma Xhixho

[edit]
Thoma Xhixho
Xhixho më 1963
Born3 Prill 1920
Suhë, Gjirokastër, Shqipëri
Died29 Nëntor 2002
Tiranë, Shqiperi
Service / branchUshtria Shqiptare
RankGjeneralmajor
CommandsBatalioni "Thoma Lula" (Batalioni "Çamëria"

Brigada XIX-S Divizioni I Divizioni V

Divizioni VIII
Battles / warsLIIB

Lufta Nacionalçlirimtare Lufta e Libohovës Beteja e Delvinës Clirimi i Sarandës Clirimi i Delvinës

Operacioni "Gjarpri i verbër"
Alma materAkademia Ushtarake 'Voroshillov' Akademia Ushtarake 'Frunze'
Spouse(s)Sofika Pecani Xhixho
ChildrenVera Xhixho

Piro Xhixho

Sokol Xhixho
RelationsPano Xhixho (vëlla)

Thoma Koço Xhixho (3 Prill 1920 – 29 Nëntor 2002) ishte Gjeneralmajor i Ushtrisë Shqiptare, shkencëtar ushtarak, themeluesi dhe komandanti i parë i Akademisë Ushtarake Shqiptare.[1][18][22][24][32] Ai është një prej hartuesve të Artit Ushtarak Shqiptar dhe dokumenteve e rregulloreve bazë të përgatitjes së Ushtrisë Shqiptare.[1][2] Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Thoma Xhixho ishte një ndër drejtuesit e rëndësishëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare. Në fillesat e Rezistencës Antifashiste në Shqipëri, ai ishte një prej pjesëtarëve të parë të saj dhe një ndër komandantët e parë të rezistencës së armatosur ndaj forcave okupatore.[1][3][10]

Lindur në Suhë të krahinës së Lunxhërisë, Gjirokastër, Xhixho u rrit në një familje me tradita të hershme patriotike.[4] Ai u lidh që herët me Rezistencën Antifashiste dhe Lëvizjen Nacionalçlirimtare. Xhixho u ngjit gradualisht në radhët e Lëvizjes Antifashiste dhe UNÇSH, nga komandant njësiti guerril, komisar kompanie, komisar batalioni e më pas komisar Brigade.  Gjatë LIIB ai ishte në udheheqje të disa prej operacioneve luftarake kundër forcave ushtarake të Italisë Fashiste dhe Gjermanisë NazisteZonën e I-rë Operative Vlorë-Gjirokastër-Mallakastër.

Pas Luftës, Xhixho shërbeu në krye të Divizioneve e njësive të tjera të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare  dhe kontribuoi në ngritjen dhe ristrukturimin e njësive të Ushtrisë Shqiptare të sapodalë nga lufta. Ai ishte Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve dhe Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare. Në vitet ’60-’70, Xhixho ishte Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë në Ministrinë e Mbrojtjes.

Jeta e hershme dhe fillesat e aktivitetit

[edit]

Thoma Xhixho u lind dhe u rrit në një familje të varfër shqiptare në Suhë, Lunxhëri, Rrethi i Gjirokastrës, në Jug të Shqipërisë. Babai i tij, Kostandini (Koço) sidhe e ëma Katerina, dhe e gjithë familja merreshin me bujqësi. Xhixho mbaron shkollën fillore në Suhë dhe pjesërisht në Poliçan. Në një kohë kur shumica e popullsisë së varfër e punëtore të Shqipërisë nuk shkolloheshin fare ose mbaronin vetëm ciklin fillor të shkollës, Xhixho me mbështetjen e familjes, u bë i pari nga vendlindja e tij që shkoi në gjimnaz. Ai përfundoi gjimnazin në qytetin e Gjirokastrës (sot “Gjimnazi Asim Zeneli”). Gjatë këtyre viteve, ai ndihmonte e punonte për familjen e cila e kishte marrë atë për strehim në qytet sidhe punoi për disa kohë si sekretar pa rrogë në një studio avokatie në Gjirokastër. Pas mbarimit të shkollës, ai u kthye pranë familjes në Suhë, ku punoi për disa kohë në bujqësi, në ndihmë të familjarëve. Në këtë kohë pranohet në një kurs ushtarako-policor të organizuar nga shteti. Dërgohet në Tiranë e në Kazerta, Itali me studime. Me pushtimin e Shqipërisë nge Italia fashiste, Xhixho kthehet në vendlidje. Gjatë kësaj kohe, ai lidhet me komunistët dhe Lëvizjen e Rezistencës që sapo kish filluar të merrte formë. Ai lidhet dhe bashkëpunon me disa prej figurave kryesore të Lëvizjes së Rezistencës si Bedri Spahiu, Tahir Kadare, Vasil Kati etj.[1][21][22]

Lufta e Dytë Botërore dhe LANÇl

[edit]

Rezistenca Antifashiste, Lufta Nacionalçlirimtare dhe Zona e I-rë Operative

[edit]

Prilli i vitit 1941, Xhixho bëhet pjesëtar i Lëvizjes Antifashiste Nacionalçlirimtare.[1][4] Nga Janari deri në Dhjetor 1942, Thoma Xhixho ishte komandant i njësitit guerril e çetës territoriale të zonës.  Që në fillesat e rezistencës së armatosur, ai ishte ne krye të aksioneve të para për çarmatimin e postave të xhandarmërisë, ushtrisë e karabinierisë në Rrethin e Gjirokastrës. Në bashkëpunim me drejtues të tjerë të Lëvizjes Antifashiste, Xhixho ishte në krye të disa prej aksioneve të rëndësishme të njësiteve guerrile për goditjen dhe sabotimin e forcave dhe infrastrukurës së okupatorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre në qytetin e Gjirokastrës dhe Zonën e I-rë Operative (ZIOp).[1][4]

Në Dhjetor 1942, Xhixho punon në menyrë aktive në terren për organizimin e rezistencës së armatosur në krahinën Lunxhëri. Në Janar 1943, ai emërohet Përgjegjës Ushtarako-Politik  për krahinën Lunxhëri-Rrëzë. Në Prill 1943 Xhixho bëhet anëtar i PKSH. Në Gusht 1943 ai merr detyrën e Komisarit të Komandës së Vendit Lunxhëri.[1] Në Shtator 1943, njësiti guerril i komanduar nga Thoma Xhixho, në bashkëveprim me forcat e batalionit “Misto Mame” etj., merr pjesë në rrethimin e Divizionit italian “Peruxhia” në Gërhot sidhe në goditjen ndaj autokolonës së ushtrisë naziste e cila përpiqej të hynte në territorin shqiptar në drejtimin Janinë-Gjirokastër.[1][4]  

Nga Janari 1944, Xhixho shërben si komisar në njësitë e Grupit të IV-ët Partizan ‘Çamëria’. Ai shërben fillimisht në detyrën e komisarit të kompanisë e më pas komisar i batalionit ‘Telo Plaku’, komisar i batalionit ’Thoma Lula’ (batalioni ‘Çamëria’). Në Prill 1944, në krye të batalioneve të Grupit të IV-ët Partizan, merr pjesë në luftimet kundër forcave të ushtrisë gjermane gjatë Operacionit “Blindschleiche”. Në Maj 1944, në Kongresin e Përmetit ai merr një nga gradat e larta të kohës, Major i Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Me formimin e Brigadës së XIX-të Sulmuese (mbi bazën e Grupit të IV-ët ‘Çamëria’), merr detyrën e Komisarit të kësaj brigade.[1][3][27][29] Gjatë luftës, vëllai i Xhixhos, Pano Xhixho ishte komisari i batalionit “Misto Mame” dhe më pas mori detyrën e komisarit të batalionit të III-të të Brigadës së VIII-të Sulmuese. Ai është Dëshmor i Atdheut.[1][5][6][23] Në krye të fomacioneve luftarake partizane, Xhixho mori pjesë në çlirimin e qyteteve, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Konispol, Libohovë etj.

Pas-lufta

[edit]

Krijimi, forcimi dhe drejtimi i njësive të Ushtrisë Kombëtare Shqiptare

[edit]

Menjëherë pas Çlirimit të Shqipërisë, në vitin 1945, Thoma Xhixho bën pjesë në grupin e parë të ushtarakëve që u dërgua për studimet e larta në Akademitë e huaja. Së bashku me një grup ushtarakësh, ai dërgohet për studime në Akademinë Ushtarake ‘Frunze’Bashkimin Sovjetik.[1][9] Në vitin 1947, pas kthimit në atdhe për nevoja urgjente të ushtrisë[1][9], ai caktohet menjëherë në detyrën e shefit të shtabit të Divizionit të I-rë në Tiranë. Gjatë kohës së Provokacioneve Greke në vitet 1948-1950, ai shërben në detyrat e shefit të shtabit të Divizionit të VIII-të ‘Korça’ dhe Divizionit të V-të ‘Kurveleshi’, të dislokuara përgjatë kufirit shtetëror Shqipëri-Greqi. Me riorganizimin e strukturave të Ushtrisë Shqiptare, gjatë viteve 1950-1952 dhe 1954-1958, Xhixho shërben si komandant i Brigadës së XXII-të Autonome në Burrel dhe komandant i Brigadës së V-të të Këmbësorisë Malore në Gjirokastër.[1][25]

Themelimi dhe drejtimi i shkollave ushtarake shqiptare dhe kurseve të larta akademike

[edit]

Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve

[edit]

Në Dhjetor 1952, Xhixho emërohet Komandant i Shkollës së Bashkuar të Oficerëve në Tiranë. Në këtë detyrë ai u bë drejtuesi dhe organizuesi i parë i Kursit të lartë 2-vjeçar të oficerëve. Kjo përbënte dhe pervojën e parë në Shqipëri të krijimit të një programi akademik e përgatitor të këtij niveli për oficerë karriere me eksperiencë.[1][22]

Themelues dhe Komandant i Shkollës së Lartë të Ushtrisë (Akademia Ushtarake)

[edit]

Më 10 maj 1958 krijohet për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Akademia Ushtarake Shqiptare (fillimish u quajt Shkolla e Lartë Ushtarake). Për formimin e Akademisë (Shkollës së Lartë Ushtarake) u ngarkua Thoma Xhixho. Në urdhërin. nr 400 të vitit 1958, të nxjerrë nga ministri i Mbrojtjes Gjeneralkolonel Beqir Balluku, “Mbi formimin e Shkollës së Lartë Ushtarake”, thuhet: “Për formimin e Shkollës ngarkohet Kolonel Thoma Xhixho”.[1][7][33][24][8]<--------

Xhixho së bashku me pjesëtarët e stafit të tij Niko Dulaku, Ferik Hoda, Elami Hado, Veip Aliaj, Hysni Rusi e Dhimiter Ndrenika filloi punën për ngritjen e këtij institucioni. Krijimi i Akademisë bëhej në kushte kur Ushtria Shqiptare nuk trashëgonte ndonjë institucion të tillë shkencor. Një institucion kaq i lartë nuk kishte qenë në të gjitha kohërat e ekzistencës së Ushtrisë Shqiptare dhe si rezultat, përvoja në këtë drejtim mungonte. E vetmja përvojë që ekzistonte, ishte ajo e Kursit të Lartë të Oficerëve, të cilin i takoi ta organizonte dhe drejtone po Thoma Xhixho. Për krijimin dhe ndërtimin e Akademisë u punua shkallë-shkallë. Në fillim u krijuan kurse gjashtë-mujore e një-vjeçare për oficerë gjitharmësh e artileri e më vonë, me radhë, deri sa ajo u plotësua e përgatiste të gjitha llojet e armëve e shërbimeve që kishte nevojë ushtria.[1][11][20]  

Kështu Ushtria Shqiptare, për herë të parë krijoi një institucion të lartë ushtarak, të organizuar dhe të drejtuar nga kuadro dhe pedagogë shqiptarë. Akademia u bë një qendër e rëndësishme shkencore dhe laborator në përpunimin e Artit Ushtarak. Dhe ky nder i takoi Thoma Xhixhos, si komandant i parë i Akademisë Ushtarake, i cili, së bashku me stafin e tij, vuri themelet e saj.[1][12][22][30]

Në vitin 1960, Xhixho shkoi me studime në Akademinë “Voroshillov” dhe pas kthimit në vitin 1961, emërohet sërish komandant i Akademisë Ushtarake. Gjeneralmajor Thoma Xhixho ishte komandant i Akademisë që prej krijimit të saj në vitin 1958 e deri në vitin 1966. Më pas ai u rikthye në Akademi si zv.Komandant , Instruktor i Përgjithshëm dhe Shef i Degës Ushtarako-Shkencore në vitet 1972-1977. Gjeneral Xhixho shërbeu si konsulent dhe pedagog i jashtëm në Akademinë Ushtarake deri në vitin 1981. Ai mbetet edhe sot një nga drejtuesit dhe pedagogët më jetëgjatë në Akademinë Ushtarake Shqiptare, duke qenë në shërbim të saj përreth 17 vjet. Deri në fund të angazhimit të tij në Ushtrinë Shqiptare, Gjeneral Xhixho i dedikoi 20 vjet shkollave ushtarake, edukimit dhe arsimit në ushtri.[1]

Kontributi në Përgatitjen Luftarake të Ushtrisë Shqiptare

[edit]

Nga viti 1966 deri më 1972 Gjeneral Thoma Xhixho ka shërbyer në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë dhe gjatë kësaj kohe ka qenë kryeredaktor i Revistës Politiko-Ushtarake (organ i Ushtrisë Shqiptare). Në këtë periudhë, gjenerali merrte pjesë në organizimin dhe përgatitjen e çdo stërvitjeje dhe ishte vazhdimisht në udhëheqje të tyre, duke patur në krye Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralejtnant Petrit Dume. Për të eksperimentuar dhe vënë në jetë Tezat e Këshillit të Mbrojtjes, Artin Ushtarak, dhe Rregulloret e Luftimit, nën drejtimin e tij sidhe Shtabit të Përgjithshëm, u organizuan disa stërvitje të mëdha si “Tomorri-68”,  “Shpiragu-69”, “Drini-71”, “Peza-72”, “Kaptina-73” , “Semani-74” etj.[1]

Xhixhos i atribuoen një sër studimesh dhe artikujsh shkencorë mbi përgatitjen dhe funksionimin e ushtrisë. Gjithashtu, ai ka dhënë kontribut të rëndësishëm shkencor në studimin e mënyrave të stërvitjes ushtarake, aspekte taktike të luftimit në mbrojtje dhe mësymje të njësive të ndryshme të ushtrisë etj. Një sër studimesh mbi historinë ushtarake të popullit shqiptar mbajnë autorësinë e tij. Xhixho ka qenë bashkautor në të gjitha sesionet dhe konferencat shkencore të organizuara në Akademinë Ushtarake për problemet e mësimit, edukimit dhe kualifikimt shkencor.[1][2][22]

Hartues i Artit Ushtarak Shqiptar të Luftës Popullore dhe Drejtor i Përgatitjes Luftarake të Ushtrisë

[edit]

Gjeneral Thoma Xhixho ishte një nga tre pjesëtarët e Bërthamës së Përhershme të Grupit Përgjithësues Studimor, të atashuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, bashkë me Gjeneralmajor Ernest Jakova dhe Gjeneralmajor Spiro Shalësi. Bërthama e Përhershme e Grupit përpiloi dhe përgatiti dokumentet bazë që parashtronin Artin Ushtarak Shqiptar të Luftës Popullore, siç ishin “Referati i Ministrisë së Mbrojtjes” i vitit 1963 dhe “Materiali Teorik Ushtarak” (“Tezat e Këshillit të Mbrojtjes”) i vitit 1967, materiale të cilat iu nënshtroheshin një diskutimi në një shkallë më të gjerë pjesëmarrjeje të kuadrove më të larta të Ushtrisë. Këto materiale u bënë dokumentat e parë bazë për orientimin strategjik të mbrojtjes së vendit.[1][9] Në vitet 1975-1977 gjeneral Xhixho ishte zv/kryetar i grupit të rishikimit të dokumentit kryesor të Ushtrisë “Tezat e Këshillit të Mbrojtjes”, detyrë ngarkuar Akademisë, posaçërisht Degës Shkencore e drejtuar nga Xhixho. Ky dokument i rishikuar u bë baza e gjithë studimeve shkencore të mëpasshme në nivel ushtrie.[1][31]  

Jeta pas daljes në pension

[edit]

Thoma Xhixho doli në pension në vitin 1977. Ndërkohë ai u përfshi edhe në veprimtarinë e Organizatës Kombëtare të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, ku u zgjodh dhe në Kryesinë e saj. Gjeneral Xhixho është një nga themeluesit e Organizatës Kombëtare për Dëshmoret e Atdheut.[1][21] Ai ishte anëtar i Kryesisë së Shoqatës Bashkimi Atdhetar i Ushtarakëve në Rezervë sidhe anëtar aktiv i shoqatës “Lunxhëria”.[21]  Në vitet e ndryshimeve të thella që solli ndërrimi i sistemeve, gjenerali nuk u përfshi në politikë dhe mbajti një qëndrim të distancuar nga të gjitha kahet e mendimit dhe veprimit politik gjatë periudhës së tranzicionit.[1]  

Gjatë Luftës për Pavarësi të Kosovës

[edit]

Në shkurt-mars të vitit 1999, me kërkesë të komandës së Divizionit të Kukësit dhe me interesimin e Ministrisë së Mbrojtjes, Gjeneral Thoma Xhixho, bashkë me një grup ushtarakësh madhorë në pension, shkuan në një mision ndihmës e këshillues në mbështetje të reparteve ushtarake të Divizionit të Kukësit dhe shtabit të tij. Gjenerali, bashkë me shokë, kolegë dhe shtabin e Divizionit, vizitoi trupat dhe efektivin e Ushtrisë Shqiptare të dislokuar pranë vijës kufitare sidhe brezat e fortifikimeve e njesitë e mekanizuara në gadishmëri pergjatë frontit Veri-Lindor, për të vlerësuar gjendjen e trupave, gadishmërinë dhe masat e marra për mbrojtjen e kufirit shtetëror ndaj një agresioni eventual.[1][13][14][25]

Trashëgimia

[edit]

Në Nëntor 2022, u botua libri “Gjeneral Thoma Xhixho I Pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare” . Njëkohësisht, u botua edhe libri “Koncepte për Artin Ushtarak”, një përmbledhje studimesh, analizash e artikujsh ndër vite me autor Gjeneral Thoma Xhixho.[1][2][15][16] Gjeneral Thoma Xhixho është dekoruar me urdhëra e medalje nga Presidiumi i Kuvendit Popullor, Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë, sidhe shtetet Ukrainë, Rusi etj.

Gjeneral Thoma Xhixho mban titullin “Nderi i Qarkut të Gjirokastrës”.[17][28]

Dekorata akorduar Gjeneralit Thoma Xhixho:[1]

[edit]

-Medalja e Çlirimit, datë 28.02.1945

-Medalja e Kujtimit, datë 26.11.1945

-Medalja e Trimërisë, viti 1946

-Ylli Partizan, Klasi III, viti 1946

-Urdhëri i Trimërisë, datë 27.11.1946

-Urdhëri “Skënderbeu” Klasi III, datë 7.07.1947

-Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II, datë 11.07.1949

-Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II, datë 2.01.1950

-Urdhëri i Shërbimit Ushtarak Klasi II, datë 22.11.1950

-Ylli Partizan Klasi II, datë 20.11.1952

-Urdhëri “Ylli i Kuq”, datë 25.06.1953

-Medalja 10-Vjetori i Ushtrisë Popullore, datë 10.07.1953

-Urdhëri “Skënderbeu” Klasi III, datë 22.06.1959

-Urdhëri “Skënderbeu” Klasi II, datë 25.06.1963

-Medalja “50-Vjetori i Mbrojtjes Heroike të Kievit”, datë 14.5.1995

-Medalja e 60-Vjetorit të Çlirimit të Atdheut

-Medalja e 40-Vjetorit të PPSH


References

[edit]
  1. ^ a b c d e f g h i j k l m n o p q r s t u v w x y z aa Zotaj, Bernard (2022). Gjeneral Thoma Xhixho, I pari Komandant i Akademisë Ushtarake Shqiptare (in Albanian). Tiranë: West Print. ISBN 978-9928-363-20-6.
  2. ^ a b c Xhixho, Thoma (2022). Koncepte për Artin Ushtarak (in Albanian). Tiranë. ISBN 978-9928-363-23-7.{{cite book}}: CS1 maint: location missing publisher (link)
  3. ^ a b Xhixho, Thoma; Buxheli, Avni; Mitrojorgji, Vango; Çuçi, Edip; Nasto, Vangjel; Karanxha, Kosta; Kondi, Asllan; Sharra, Kristo; Kuçuku, Veledin (2000). Historiku i Brigadës së XIX-të Sulmuese (in Albanian). Tiranë: Tirana.
  4. ^ a b c d Xhixho, Perikli (2010). Suha, mes natyrës e historisë (in Albanian). Tiranë. ISBN 978-9928-363-23-7.{{cite book}}: CS1 maint: location missing publisher (link)
  5. ^ Zhupa, Naxhi (2002). Historiku i Brigadës së VIII-të Sulmuese (in Albanian). Tiranë: "GeeR".
  6. ^ Haxhiu, Luto; Papavasili, Sofo; Koci, Pirro (2006). Batalioni "Misto Mame" (in Albanian). Tiranë: "EDLORA".
  7. ^ Zotaj, Bernard; Cani, Ylvie (2008). 50 vjet Akademi e Mbrojtjes (in Albanian). Tiranë: Akademia e Mbrojtjes.
  8. ^ Kutra, Nane (1988). Lunxheria ne lufte (in Albanian).
  9. ^ Jakova, Ernest (2017). Jeta ime dhe Arti Ushtarak (in Albanian). Tiranë. ISBN 978-9928-241-45-0.{{cite book}}: CS1 maint: location missing publisher (link)
[edit]