User:WEBLAJME
1. Pushtimet e para osmane ne Evrope
Ne shek. XI osmanet selxhuk erdhen nga Azia Qendrore ne Anadollin e sotem, dhe ne fillim te shek. XIV ata formuan nje principate te pavarur. Emiratin osman qe mori emrin e themeluesit te saj, Osman beut (1282-1336). Pasi perfunduan pushtimin e Azise se Vogel, ushtrite e sulltan Orhanit kaluan me 1354 Dardanelet dhe filluan pushtimin e Ballkanit, i cili politikisht ishte i coptuar ne nje numer te madh principatash e shtetesh te pavarura.
Osmanet i zgjeruan shpejt pushtimet ne Ballkan dhe me 1365 e zhvendosen kryeqytetin e tyre nga Bursa, ne Andrianopoje, te cilen e quajten Edrene.
Te tronditur nga pushtimet e shpejta osmane, disa nga sundimtaret ballkanas krijuan nje koalicion ushtarak antiosman, ne te cilin mori pjese edhe despoti i Vlores, Aleksandri. Por ne betejen qe u zvillua me forcat osmane me 1371 ne brigjet e lumit Marica, ushtrite e koalicionit ballkanik u shpartalluan.
Pas kesaj fitoreje, ushtrite osmane pushtuan lehtesisht qytete dhe qendra administrative me rendesi te vecante strategjike per te gjithe Ballkanin, si Nishin, Shkupin, Manastirin, Kosturin etj., te cilat i shnderruan ne baza te fuqishme ushtarake per pushtimin e viseve te tjera shqiptare dhe ballkanike. me 1385 ushtrite osmane moren pjese ne betejen kunder Balshes II, qe u zhvillua ne fushen e Savres prane rrjedhjes se poshtme te lumit Shkumbin. Fitorja e tyre ne kete beteje lehtesoi depertimin ne thellesi te tokave perendimore shqiptare, dhe ne fund te viteve 80 ushtrite osmane gjendeshin ne dyerte e Vlores, te Durresit, Lezhes etj.
2. Beteja e Kosoves (1389)
Depertimi i vrullshem i osmaneve ne Ballkan tronditi eliten politike drejtuese shqiptare dhe ate te vendeve fqinje. Te ndodhur perballe nje armiku te perbashket, princerit, mbreterit e fisniket shqiptare, serbe, bullgare e romune i fashiten mosmarreveshjet dhe grindjet e tyre dhe krijuan nje kualicion antiosman.
Ne te benin pjese personalitete te shquara shqiptare si Gjergji II Balsha, Teodor Muzaka, Gjon Kastrioti etj. Keta, me forca te bashkuara, moren pjese ne betejen qe u zhvillua ne afersi te Prishtines, me 15 qershor 1389. Ne kete beteje te pergjakshme dhe te pabarabarte qe u zvillua ndermjet 100.000 ushtareve osmane dhe 40.000 luftetareve ballkanas u shqua luftetari shqiptar Millsh Kopili, i cili arriti te vriste Sulltan Muratin I.
Megjithekete ballkanasit pesuan disfate te rende dhe kjo i hapi rrugen sulltanit pasardhes, Bajazitit I, per pushtime te reja ne Ballkan. gjate sundimit te tij, osmanet arriten te vendoseshin diku perkohesisht e diku pergjithmone ne viset e tjera shqiptare, qe nga Shkodra e Kruja dhe deri ne rajonet e Korces e te Permetit.
Ne Shqiperi u krijua keshtu nje situate e rende ne te gjitha fushat e jetes shoqerore. Vendi pesoi nje copezim te madh politik. Prijsat e shumte shqiptare, duke qene ushtarakisht te pafuqishem, pergjithesisht hyne ne vasalitetin e sulltaneve dhe nxituan te lidheshin me vende te tjera. Duke perfituar nga nje situate e tille dhe ne marreveshje me prijsat vendas ose edhe me presion, Venediku arriti t’u merrte atyre qytetet bregdetare, qe nga gjiri i Kotorrit, e deri ne ate te Artes, si Buduan, Tivarin, Ulqinin, Shkodren (bashke me rrethinat e saj, Drishtin e Dejen), Lezhen, Durresin, Butrintin, Pargen etj., qe ishin edhe qendra shume te rendesishme tregtare e shkembimi me viset e brendeshme te vendit.
Pas disfates qe pesoi ushtria e sulltan Bajazitit ne betejen e Ankarase me 1402 prej trupave mongole te Timurlengut, perkohesisht zoterit shqiptare i forcuan pozitat e tyre dhe ne jeten politike te vendit dolen ne plan te pare familje te tilla si Balshajt, Gojcinet (Çernojevicet), Dukagjinet, Zahariajt, Spanet, Stres-Bakshajt, ne Shqiperine e Veriut; Kastriotet, Topiajt, Arianitet, Muzakajt e Gropajt, ne Sshqiperine Qendrore; Shpatajt, Zenebishet; ne Shqiperine e Jugut etj. Sapo erdhi ne pushtet sulltan Mehmeti I (1413-1421) mori masa energjike per rivendosjen e zgjerimin e pushtimit osman dhe gjate viteve 1415-1417 ushtrite e tij pushtuan njeren pas tjetres keshtjellat e rendesishme, si Krujen, Beratin, Kaninen e Gjirokastren.
3. Kryengritja e Gjon Kastriotit (1429-1430) dhe fitoret e Gjergj Arianitit (1432-1435)
Pas pushtimit te keshtjellave te viseve perendimore shqiptare, osmanet vendosen ne kete rajon te Shqiperise administraten pushtuese. Nepermjet regjistrimeve te herepashershme te banoreve dhe te tokes dhe te ndarjes se tokes ne prona te vogla feudale (timare), osmanet vendosen sistemin feudal ushtarak osman te timareve, qe ishte i ngjashem me sistemin e prones bizantine. Kjo lloj prone, ne prag te pushtimit osman, ishte ne shthurje te plote dhe shoqeria shqiptare ishte ne nje faze me te avancuar, ku prona tokesore shitej dhe blihej lirrisht.
Nepermjet ketyre regjistrimeve, osmanet i zhveshen fisniket dhe princerit shqiptare nga pronat e medha tokesore dhe nga te drejtat e tyre. Pervec kesaj, sulmet e njepasnjeshme te ushtrive osmane per pushtimin e trojeve shqiptare rrenuan jeten ekonomike te vendit dhe shkaktuan nje pakenaqesi te thelle dhe qendrese te fuqishme tek te gjitha shtresat e shoqerise shqiptare. Kjo qendrese u shpreh ne forma te ndryshme. Braktisja e vendbanimeve dhe kalimi ne zona ende te papushtuara ose emigrimi ne vende te tjera u bene dukuri te rendomta per jeten shqiptare, te cilet me arme ne dore kundershtonin regjistrimet, vrisnin nepunesit e kadastrave si dhe feudalet osmane.
Gadishmeria e shqiptareve per te luftuar kunder pushtuesit e shfrytezuesit osmane, krijoi mundesi te favorshme e te pa njohura me pare per krijimin e ushtrive te medha e pa pagese, te karakterizuara nga nje shpirt i larte vetemohimi, qe nuk njihej ne lufterat e zakonshme feudale dhe te ushtrite mercenare.
Ne keto rrethana nisi vala e kryengritjeve te fuqishme dhe te organizuara. Burimet historike permendin nje kryengritje te banoreve te krahines se Vajenetise (Çamerise) ne kohen e Sultan Mehmehtit I.
Me 1428 Sulltan Murati II filloi sulmin mbi Selanikun, qe ishte nen zoterimin venedikas. Nderkohe luftetaret e Gjon Kastriotit sulmuan keshtjellen e fuqishme te Krujes. Pasi moren Selanikun, trupat osmane, te drejtuara nga sanxhakbeu i Shkupit, Isak bej Evrenozi, gjate prillit e majit te vitit 1430, u sulen mbi Principaten e Gjon Kastriotit. Ata shkaterruan disa keshtjella te tij, kaluan edhe me ne veri, ku pushtuan keshtjellen e Dejes dhe detyruan Nikolle Dukagjinin te braktiste zoterimet e veta. Perballe nje situate te tille, Gjon Kastrioti kerkoi marreveshje me osmanet dhe arriti keshtu te shpetonte nje pjese te zoterimeve te veta.
Dy vjet me vone shpertheu nje vale e re kryengritjesh te fuqishme ne Shqiperi. Per shtypjen e tyre u angazhua vete sulltan Murati II, i cili bashke me ushtrine e tij, gjate dimrit te 1432-1433 u vendos ne Serez. Ne krye te 10 mije ushtareve ai caktoi ish-sanxhakbeun e ketyre aneve, Ali Beun, per te shpartalluar forcat e Gjergj Aranitit, qe e kishin cliruar principaten e tij nga spahinjte osmane.
Kur ushtria e Ali Beut arriti ne burimet e byshekut ( prane Elbasanit te sotem ) u sulmua nga luftetaret e Gjergj Aranitit dhe u shpartallua plotesisht, duke lene ne fushen e betejes shume te vrare dhe rober.
Kjo ishte fitorja e pare e rendesishme e shqiptareve kunder ushtrive te fuqishme osmane. Ajo pati jehone dhe ne vendet te tjera dhe i dha hov luftes antiosmane ne Shqiperi . Fitorja, sic shprehej kronisti bashkekohoes Halkokondili, i solli lavdi te shkelqyer organizatorit te saj Gjergj Aranitit, qe u be figura qendrore e jetes politike shqiptare te viteve 30.
Ne Shqiperine e veriut luftetaret e Nikolle Dukagjinit cliruan keshtjellen e Dejes. Nderkohe perpjekjet e Andrea Topise per te cliruar Krujen nuk dhane rezultat. Kurse forcat e Depe Zenebishit, qe kishin rrethuar kryeqendren e sanxhakut shqiptar, Gjirokastren, pesuan disfate dhe komandanti i tyre ra rob, dhe u var prej osmaneve.
Gjate viteve ‘30 krahinat pergjate dhe ne afersi te lugines se Shkumbinit, qe ishin nen zoterimin e Arianiteve, u bene rajoni kryesor i luftes antiosmane. Emri e fama i Gjergj Arianitit si komandant i talentuar u rrit gjithnje e me shume.
Gjate vitit 1434 Gjergj Arianiti i udhehoqi shqiptaret ne dy beteja te tjera fitimtare: ne gusht 1434 u shpartalluan forcat e bejlerbeut te Rumelise, Sinan Pashes, dhe ne dhjetor u mund ushtria e sanxhakbeut te Shkupit, Isak Beut. Me 20 prill 1435 luftetaret e Gjergj Arianitit korren edhe nje fitore te re, pas te ciles Sulltan Murati II nderpreu dergimin e ushtrive te tjera kunder tij.
Fitoret e Gjergj Arianitit rriten besimin dhe vendosmerine e shqiptareve per te mbrojtur lirine nga nje pushtues shume i fuqishem. Ato paten jehone te gjere ne Evrope dhe sidomos te Papati. Mbreti i Hungarise, Sigismundi, u lidh me drejtuesit e kryengritjeve shqiptare, vecanerisht me Gjergj Arianitin dhe bashke arriten ne marreveshje qe, duke u mbeshtetur ne viset e cliruara shqiptare, te organizohej nje kryengritje e pergjithshme ne Ballkan.
Per kete qellim Mbreti i Hungarise dergoi ne Shqiperi , ne pranvere te vitit 1435 pretendentin e fronit Bullgar, Fruzhinin, dhe pas nje viti, princin pretendent te fronit osman, Dautin. Por perpjekjet per realizimin e nje levizjeje te pergjithshme antiosmane nuk paten jehone ne vendet e tjera te Ballkanit.
Pjese leximi
Organizimi administrativ osman ne Shqiperi
Organizimin me te hershem administrativ te Shiperise, te bere nga pushtuesit osmane, e njohim nepermjet regjistrimit te vitit 1431-1432 dhe vetem per nje pjese te viseve shqiptare.
Sipas ketij regjistrimi osman u formua Sanxhaku Shqiptar me kryeqender Gjirokastren. Sanxhaku ishte njesi feudale administrative me vete qe varej drejtperdrejt nga administrata qendrore e perandorise. Ne krye te sanxhakut ishte sanxhakbeu, komandant i ushtrise se sanxhakut.
Prane tij ishte kadiu, i cili kryente funksionet administrative civile, gjyqesore e fetare. Sanxhaku ishte i ndare ne njesi me te vogla, ne vilajete (qe me pas u quajten kaza ) dhe keto ne disa raste ne njesi edhe me te vogla, ne nahije. Ne krye te vilajetit ishte subashi, komandanti ushtarak i ushtrise se vilajetit, dhe prane tij ishte kadiu.
Nga te dhenat e regjistrit te vitit 1431-1432 ( i cili nuk eshte i plote, prandaj edhe kryeqendra e Sanxhakut del ne zonen me jugore te tij, dhe kjo presupozon se edhe vise te tjera shqiptare me ne jug duhet te ishin perfshire ne te del se Sanxhaku Shqiptar perfshinte Çamerine dhe vise te tjera shqiptare deri ne brigjet e lumit Mat.
Vilajetet e tij ishin 1) Vilajeti i Gjirokastres, 2) i Kelcyres, 3) i Kanines, 4) i Beratit, 5) i Tomorices, 6) i Skraparit, 7)i Pavel Kurtikut ( viset qe shtrihen kryhesisht ne te djathte te rrjedhes se mesme e te poshtme te lumit Shkumbin), 8) i Çartallozit ( vise qe Shtrihen ne te majte te rrjedhes te lumit Shkumbin deri te lumi i Devollit ), 9 ) i Krujes, 10) i Permetit dhe 11) i Korces.
Vilajetet ishin te ndare ne prona feudale ushtarake, ne timare, qe formoheshin nga shume fshatra, nga nje fshat apo nga nje pjese e nje fshati. Sipas madhesise e qe kishin, keto prona emertoheshin timare, ziamete dhe hase.
Feudali qe zoteronte timarin quhej spahi ose timarli. Ai e mbante kete prone me kusht qe te shkonte vete ne lufte si kalores dhe kur prona ishte e madhe, ne varesi te saj, duhej te merrte nje numer te caktuar ushtaresh xhebelij. Kur nuk shkonte ne lufte spahiu e humbiste timarin, dhe kur dallohej ne te ai mund te merrte nje timar me te madh.
Toka konsiderohej prone e shtetit, (mirie), prandaj spahiu nuk mund ta trashegonte, kurse fshatari me lejen e spahiut mund ta shiste token duke i dhene spahiut taksen e tapise. Fshati i paguante spahiut te dhjeten (yshyri), per cdo prodhim te tokes e veprimtari tjeter ekonomike. Krahas se dhjetes fshatari paguante taksen per familjen (inspenxha) dhe gjobat e ndryshme (nijabeti). Kurse ndaj shtetit paguhej nga te gjithe banoret detyrimi per Keshillin e Larte te shtetit (avarisi divan) dhe taksa e bagetive (xhelepi) dhe vetem te krishteret paguanin taksen e nenshkrimit (xhizjen).
2. Ushtria Osmane
Ne kohen e sulltan Osmanir (1282-1326) u krijua ushtria e spahinjve (kaloresve) e perbere prej klases feudale osmane. Pasardhesi i tij sulltan Orhani (1326-1360), krijoi korpusin e jenicereve (ushtri e re), te perbere nga ushtare te stervitur qe ne vogeli me artin ushtarak ne shkolla te vecanta dhe te edukuar me frymen e luftetareve pushtues. Krahas tyre ishin edhe repartet e akenxhijve (sulmuesve) qe grumbulloheshin kur kishte lufte per pushtime te reja. Ata pasuroheshin duke grabitur pasuri dhe njerez (femije e te rritur) qe i shisnin pastaj neper tregjet e vecanta te Perandorise Osmane.
3. Gjon Muizaka per betejen e Fushe Kosoves ( 1389 )
( nga vepra e tij “GJENEALOGJI E FAMILIES MUZAKA” 1510 )
“... E pastaj Murati iu versul Serbise e Bullgarise, por Llazari, despoti i Serbise, Markoja, mbreti i Bullgarise, Teodor Muzaka, trashegimtari i dyte i Shtepise sone, e bashke me te sundimtare te tjere te Shqiperise, u ndeshen me osmanet. Aty u thyhen te krishteret e mbeti i vrare edhe Teodori yne, qe kishte sjelle me vete nje ushtri shqiptare. Po aty u zu rob Llazari i Serbise qe me vone osmanet e vrane. Pasketaj filluan lufterat e paprera te osmaneve ne Shqiperi, ne te cilat humben jeten aq shume bujare e luftetare trima”