User:Ts.tph
Appearance
Sistemi Akuaponik
[edit]Sistemet akuaponiks janë sisteme të bio-integruar ndërmjet akuakulturës (rritjes së peshqve) dhe hidroponiks (rritjes së bimëve në ujë). |
Fjala Akuaponiks vjen nga bashkimi i fjalëve "akuakulturë” dhe “hidroponiks”. |
Përmbledhje |
Bota po përballet me një sërë problemesh serioze, rritja e popullsisë, ndryshimet klimatike, degradimi i tokës, mungesa e ujit dhe sigurimi i ushqimit janë ndër më të rëndësishme. Akuaponiks si një sistem i integruar ndërmjet hidroponiks dhe sistemeve me riqarkullim të akuakulturës (RAS) mund të kontribuojë në minimizimin e efekteve te këtyre problemeve. Sistemet Akuaponiks janë sisteme me riqarkullim të akuakulturës (RAS), që përfshijnë prodhimin e bimëve pa dheun e tokës (pa tokë). Sistemet me riqarkullim janë të dizajnuara për të rritur sasi të mëdha të peshkut në vëllime relativisht të vogla të ujit nga trajtimi i ujit për të hequr mbetjet toksike të produkteve dhe pastaj ripërdorimin e ujit shumë herë. Megjithatë, ka një mungesë në hulumtimet kuantitative për të mbështetur zhvillimin e sistemeve akuaponiks ekonomikisht në realizimin e tyre. Edhe pse shumë studime kanë trajtuar disa aspekte shkencore, nuk ka pasur fokus në zbatimin komercial. Sistemet akuaponiks janë shumë të rëndësishëm në zhvillimin e sistemeve të prodhimit të ushqimit në rajonet e thata, të cilat vuajnë nga mungesa e ujit, të cilat do të përfitojnë nga kjo teknologji. Ky material fillon duke paraqitur konceptin e akuaponiks, duke përfshirë një prezantim të shkurtë rreth historisë së akuaponiks. Gjithashtu ai diskuton edhe konceptet kryesore teorike të akuaponiks, duke përfshirë ciklin e azotit dhe procesin e nitrifikimit, rolin e baktereve, parametrat e cilësisë së ujit, faktorët e tjerë si dhe metodat dhe teoritë e dizajnit, duke përfshirë tri metodat kryesore të sistemit akuaponiks: Media Bed, Deep Water Culture (DWC) dhe Nutrient Film Technique (NFT).
Gjithashtu, në këtë material mund të gjeni dhe metodën e aplikuar në praktikë, rezultatet dhe krahasimin e rezultateve me ato të literaturës, e cila është e publikuar në revistën "Journal of Marine Biology and Aquaculture Research". [26] |
Hyrje |
Akuaponiks është një sistem i integruar që kombinon elementet riqarkulluese të akuakulturës dhe hidroponiks [1], ku uji nga vaskat e peshqve është i pasuruar me lendë ushqyese për rritjen e bimëve. Përdorimi i mbetjeve të peshkut si pleh organik (fertilizues) për prodhim është një praktikë e lashtë. |
Shembujt më të njohur janë "ishuj stacionar" të ngritur në liqenet e cekëta në Amerikën Qendrore (p.sh., Aztecs Chinampas 1150-1350 p.e.s) [2]. Në fund të viteteve '70 e '80, shkencëtarët në New Alchemy Institute North Carolina State University (SHBA) kanë zhvilluar bazat moderne në akuaponiks [3]. Shembulli më i njohur u krijua në University of the Virgin Islands (UVI) në vitin 1980 [1]. Një studim, i kryer nga Love et al. [3] tregon se akuaponiks ka interes në rritje që nga atëherë [4], gjë që përbën bazën e rritjes së këtij sistemi. |
Rëndësia për shoqërinë vjen si një prej përgjigjeve të reja për sigurimin e ushqimit. Roli i sistemeve akuaponiks për sigurimin e ushqimit do të jetë veçanërisht i rëndësishëm për shkak se popullsia botërore tani tejkalon 7.2 miliardë dhe po rritet me shpejtësi. Ajo pritet të arrijë në 9.6 miliardë në vitin 2050 dhe rreth më shumë se 75% jetojnë në zonat urbane [5]. Rritja e popullsisë urbane do të kërkojë kërkesa në rritje për proteina shtazore [6]. Transferimet e mineraleve nga akuakultura për në hidroponiks mbështet riciklimin efektiv të lëndëve ushqyese, ndërsa riqarkullimi i ujit redukton përdorimin e ujit [2]. |
Akuaponiks mund të konsiderohet si një sistem i qëndrueshëm i prodhimit bujqësor sipas Lehman et al.[7]. |
Edhe pse hulumtimet paraprak kanë treguar se përbërësit e zhvilluara në sistemet akuaponiks nuk janë ende të realizuar plotësisht duke pasur parasysh efektivitetit e kostos ose aftësitë teknike [8, 9], koncepti akuaponiks premton të kontribuojë në prodhimin e ushqimit në zonat urbane dhe qëndrueshmëri në të njëjtën kohë duke zvogëluar ndotjen dhe nevojat për burime. |
Hidroponiks |
Rritja e bimëve pa tokë quhet hidroponiks. Kjo teknikë është përdorur gjerësisht për kultivimin e luleve, bimëve, perimeve dhe frutave. Sistemet hidroponiks konvencionale kërkojnë plehra minerale për furnizimin e bimëve me ushqyes të nevojshme, por sistemet akuaponiks përdorin ujin që është i pasur me mbetjet e peshkut, si ushqyes për rritjen e bimëve. Bimët kanë nevojë për makronutrient (C, H, O, N, P, K, Ca, S dhe Mg) dhe mikronutrient ( Fe, Cl, Mn, B, Zn, Cu dhe Mo), të cilat janë thelbësore për rritjen e tyre. Në hidroponiks duhet të përmbahen të mirë-përcaktuar proporcionet e këtyre elementëve [10] dhe shtohen në hidroponiks në formë jonike me përjashtim të H, C, dhe O, të cilat janë të disponueshme nga ajri dhe ujë. Në mënyrë periodike disa lëndë ushqyese mund të kenë nevojë të shtohet për të rregulluar përqendrimin e tyre, për shembull hekuri është shpesh i mangët në mbetjet e peshkut [11, 12]. |
Për të krijuar një sistem hidroponiks në kushte të kontrolluar, duhen monitoruar vazhdimisht, temperaturën, sasinë dhe cilësinë e ujit, përmbajtja e CO2, oksigjenit, pH dhe përqendrimin e ushqyesve. Hidroponiks është një teknikë e thjeshtë dhe shumë efektive. Metodat hidroponiks më të përdorura në sistemet akuaponiks janë: Media Bed, Deep Water Culture (DWC) dhe Nutrient Film Technique (NFT). |
Akuakulturë |
Kultivimi i gjallesave ujore, qofshin bimore ose shtazore, që ka ndikim njeriu, quhet akuakulturë. Akuakultura është përhapur shumë shpejt për tu bërë një sektor i madh ekonomik dhe prodhues i ushqimeve në botë. Në akuakulturë janë të kultivuar shumë specie, siç janë: peshqit, molusqet, bimët, algat e tj. Metodat e prodhimit në akuakulturë janë të zhvilluara në shumë vende të ndryshme të botës, dhe janë të përshtatura me mjedisin dhe klimën e këtyre vendeve. Një ndër kategoritë kryesore të akuakulturës perfaqsohet nga sistemet me riqarkullim në akuakulturë (RAS). Në një RAS, uji pastrohet nga mbetjet e peshkut, nëpërmjet filtruesit (clarifier), gjatë këtij procesi largohen mbetjet e patretshme në ujë, siç mund të jenë ushqim i pangrënë ose forma të jashtqitjeve të cilat mbeten në formën e patretshme, gjithashtu uji pastrohet dhe nëpërmjet bio-filtrimit, në të cilin bakteret transformojnë amoniakun në nitrate, që për peshqit nuk është i dëmshëm. Uji qarkullon nëpërmjet një pompe uji. Në vaskën e peshqve ka dhe pomp ajri. |
Akuaponiks |
Sistemet akuaponiks janë sisteme të bio-integruar ndërmjet akuakulturës (rritjes së peshqve) dhe hidroponiks (rritjes së bimëve në ujë). Në figurë paraqitet një njësi e thjeshtë akuaponiks, uji nga vaska e peshqve (i pasuruar me mbetje të peshkut) lëviz drejt shtretërve të bimëve (ku filtrohet nga bimët), pastaj grumbullohet në një ujëmbledhës (uji është i pastër), nga i cili kthehet përsëri në vaskat e peshqve. |
Metodat që përdoren në akuaponiks |
Në akuaponiks përdoren tre medota: Media bed, Deep water culture (DWC) dhe Nutrient film technique (NFT). |
• Metoda media bed është pjesa me zhavorr, e cila shërben edhe si bio-filter [24], gjithashtu shërben dhe për rritjen e bimëve të cilat kanë kërcell. Në pjesën me zhavorr ka dhe krimba. |
• Metoda Deep water culture (DWC) është pjesa e shtretërve të bimëve, shërben për vendosjen e bimëve direkt në ujë. Bimët vendosen në gota të posaçme në të cilat hidhen gurë argjile. Kanë lehtësira në mirëmbajtjen dhe pastrim [25]. |
• Metoda Nutrient film technique (NFT) është një metod e ndërtuar nga tuba, në të cilat bimët vendosen direkt në ujë. Kjo metod kërkon vëllime të vogla të ujit, janë të lehtë në mirëmbajtje dhe pastrim. |
Akuponiks familjare/në shkallë të vogël |
Sistemet akuaponiks në shkallë të vogël ose familjare kanë përdorim shtëpiak. Vaska e peshqve kanë madhësi mbi 1000 liter dhe hapsira e rritjes mbi 3 m3. Janë të përshtatshme për prodhim të brendshëm familjare dhe ekonomike. |
Akuaponiks gjysëm-komercial dhe komercial |
Sistemet gjysëm-komercial dhe komercial janë sisteme që kanë kosto fillestare shumë të lartë, dhe kërkojnë kujdes maksimal në montimin dhe monitorimin e tyre, sepse shumë sisteme të tilla nga keqmontimi dhe keq-mirmbajtja kanë dështuar. |
Komponentët biologjik në Akuaponiks |
Sistemet akuaponiks përbëhen nga tre komponentë kryesor: peshqit, bakteret dhe bimët. Peshqit e ndodhur në vaska hanë ushqimin nga i cili pastaj prodhojnë mbetje biologjike (amoniak) i cili grumbullohet dhe vihet në shtretërit e bimëve si ushqyes për bimët. Bakteret, të cilat ndodhen në këtë sistem, Nitrosomonas konvertojnë amoniakun në nitrite, dhe Nitrobacter konvertojnë nitrtitet ne nitrate. Amoniaku ne sistem është konvertuar në nitrite (NO2-) nga nitroso-bakteret, para se të transformohet në nitrat (NO3-) nga nitro-bakteret [13]. Produkti përfundimtar i këtij konvertimit bakterial, nitrati, është shumë më pak toksik për peshqit dhe ai është burimi kryesore për rritjen e bimëve në sistemet akuaponiks [14-15]. |
Foto realizuar nga Ç. Tafaj |
Në shumicën e sistemeve, një bio-filter ku ndodh nitrifikimi intensiv është e nevojshme. Bimët filtrojnë dhe pastrojnë ujin duke përdorur nitratet, më pas uji i pastër me nitrate (që për peshqit është ujë i pastër) rikthehet në vaskën e peshqve. Ky proçes përsëritet vazhdimisht. |
Raporti optimal midis peshqve dhe bimëve duhet të identifikohet për të patur balancën e duhur ndërmjet ushqyesve të prodhuara për peshqit dhe marrja e këtyre ushqyeve nga bimët në secili sistem. Rakocy [16] raporton që kjo mund të bazohet në raportin e normës së të ushqyerit, e cila është shuma e ushqimit në ditë për metër katror të varieteteve të bimëve. Mbi këtë bazë, një vlerë midis 60 dhe 100 g ditë/m2 është rekomanduar për rritje e bimëve me gjethe (sallata, spinaqi e tje) në shtretërit e sistemeve hidroponik [8]. |
Faktorët abiotik, biotik dhe cilësia e ujit. |
Faktorët abiotik janë shumë të rëndësishëm në sistemin akuaponiks, për këtë arsye bëhet vazhdimisht monitorimi i temperaturës, pH, kripësisë, oksigjenit ; këto faktorë ndikojnë në cilësinë e ujit, i cili është një ndër faktorët kryesor. |
Cilësia e mirë e ujit është sukses në kulitivimin e peshqve dhe të bimëve në sistemin akuaponiks. Krahasuar me bujqësinë tradicionale, akuaponiks përdor më pak se 10% të ujit, në varësi të kushteve klimatike [23]. Sistemet akuaponiks mund të zvogëlojnë konsumin e ujit të ëmbël lidhur me ujitjen duke garantuar siguri inkurajuese në bujqësi dhe prodhimin e ushqimit në praktikat e qëndrueshme, e cila zvogëlon konsumin e ujërave të ëmbla në vendet me të cilat përballen me mungesën e ujit. |
Cilësia e ujit përbëhet nga pesë parametra kryesor: Temperatura, pH, DO, N (azoti) dhe Fortësia e ujit. |
Temperatura |
Temperatura është një parameter i rëndësishëm për jetën ujore. Ajo rregullon rritjen e peshqve dhe bimëve dhe ushtron një ndikim jo vetëm në nivelet e oksigjenit të tretur (DO), por ndikon edhe në shumë faktorë të tjerë. Temperatura e peshqve ndryshon sipas temperaturës së ujit rreth tyre. Ata mund të mbijetojnë vetëm në temperatura të caktuara dhe disa lloje janë më të ndjeshëm se të tjerët për variacionet e këtij parametri. Temperatura ideale në sistemet akuaponiks varion nga 18-30 ° C. Luhatjet e mëdha në temperature dhe pH mund të dëmtojë peshqit, bimët, dhe mikroorganizmat (bakteret) [17,18]. |
pH |
Vlera e pH përcakton aciditetin ose bazitetin e ujit, me vlerë 7 uji është neutral. Poshtë këtij niveli uji është acid, dhe mbi atë ujë është alkalin (ose bazik). Vete pH i ujit ka një ndikim të madh në të gjitha aspektet e akuaponiks, sidomos bimët dhe bakteret. Ka tre baktere kryesore, për të cilat kushtet optimale të pH janë: |
(1) Nitrobacter: 7.5 [20]; (2) Nitrosomonas: 7.0-7.5 [21], dhe (3) Nitrospira: 8,0-8,3 [22]. |
Në një sistem akuaponiks pH duhet të jetë gjithmonë i kontrolluar, mirëpo në raste të montimit të gabuar ose si pasojë e ndikimeve të jashtme, ajo edhe mund të ndryshoj. Duhet ta kemi parasysh që sa më i vogël të jetë sistemi akuaponiks, aq më të mëdha janë shanset që pH të ndryshojë. Nëse pH është shumë i lartë, uji mund të hollohet me një ujë tjetër me shumë acid ose mund të përdorët një produkti që quhet “pH Control Minus” ose “Tetra pH/KH Minus”. Nëse pH është shumë i ulët, uji mund të hollohet më një tjetër me shumë alkalinë, dhe në përgjithësi me ujë më të rëndë ose mund të përdoret një produkt të quajtur “pH Control Plus” ose “Tetra pH/KH Plus”, sodë bikarboni ( sodë e bukës) , bikarbonat kaliumi (është i fortë, dhe ndikon mjaft mirë në lulëzimin dhe frytëzimin e bimës), gëlqere, grimca gëlqereje dhe kalcium karbonati ( guacka e vezëve, guacka të kërmijve e tje). |
Oksigjeni |
Oksigjeni është tepër i rëndësishëm për peshqit, bimët, gjithashtu dhe për bakteret. Oksigjeni në ujë vjen nga shpërbërja e oksigjenit në ajër, një proçes që shtohet nga lëvizjet e ujit. Sa më shumë që lëviz uji mekanikisht, aq më tepër oksigjenohet. Bimët gjithashtu sigurojnë oksigjen që e prodhojnë nëpërmjet fotosintezës, edhe pse ky proçes ndodh vetëm ditën. Shuma maksimale e oksigjenit që mund të përmbajë uji është e lidhur drejt për drejt nga temperatura e tij: sa me e lartë të jet temperatura, aq më pak oksigjen gjendet në ujë. Oksigjeni është i matur në mg/liter, dhe kontrolli i tij është një detyrë parësore për një sistem akuaponiks. Specie të ndryshme peshqish kërkojnë cilësi të ndryshme optimale të ujit, p.sh., specie e ujit të ngrohtë, tilapia kërkonë një nivel të oksigjenit të tretur (DO) 4-6 mg /L, ndërsa troftë e cila është specie e ujrave të ftohta ka nevojë për të paktën 6-8 mg/L (DO) [19]. Dioksidi i karbonit buron nga frymëmarrja e peshqeve, bimëve dhe baktereve. Përzierja e ujit rrit oksigjenimin, duke reduktuar nivelin e dioksidit të karbonit në ujë dhe duke e kaluar atë në atmosferë. Dioksidi i karbonit është një nga faktorët kryesorë që ndikonë në vlerën e pH. |
Azoti (N) |
Azoti (N) është një nga përbërësit e substancave të caktuara që rrjedhin kryesisht nga ekstrektimet e peshkut që janë të tretura në ujë. Këto substanca, me strukturë komplekse dhe të ndryshme, shndërrohen shpejt në amoniak (NH3 ose NH4+), i cili është shumë toksik për peshqit. Në këtë pikë, oksigjeni dhe bakteret (Nitrosomonas) ndërhyjnë për të kthyer amoniakun në Nitrite (NO2-), i cili gjithashtu është shumë toksik. Baktere të tjera (Nitrobacter), përsëri bashkë me oksigjenin, shndërrojne Nitritin (NO2-) ne Nitrate (NO3-), i cili është më pak toksik për peshqit, por që mund të përdorët nga bimët si ushqim. Këto shndërrime të marra si një tërësi quhen cikli i azotit. Është mirë gjithashtu të sigurohet në shtretërit e bimëve një sasi e mjaftueshme bimësh dhe të nxitet zhvillimi i baktereve, duke siguruar në të njëjtën kohë që uji të jetë i pastër. Një filter biologjik rrit zhvillimin e ciklit te azotit. |
Fortësia e ujit |
Fortësia e ujit ka të bëjë me përqindjen e substancave me bazë të kalciumit (Ca) dhe magneziumit (Mg) që janë të përfshira në të. Substancat kryesore, të njohura si kripërat, janë karbonate, bikarbonet dhe sulfateve. Uji me fortësi zero nuk përmban asnjë nga këto kripëra, ky është rasti me ujin e distiluar. Uji në disa zona mund të jetë veçanërisht i fortë, kryesisht për shkak të pranisë së gëlqerorëve (ose karbonatit të kalciumit). Uji me një shkallë të ulet të fortësisë, dmth që përmbanë më pak kripëra kalcium dhe magnezi është konsideruar i butë. Fortësia e përgjithshme (GH) është një ndër parametrat kryesore që duhet të marrim parasysh kur bëjmë monitorimin e ujit në vaskat e peshqve dhe të bimëve, e cila shpreh gjithë kripërat e kalciumit dhe magneziumit. Fortësia e karbonateve (KH) bën matjen vetëm të karbonateve dhe bikarbonateve, i dyti për nga rëndësia në ujërat e buta me pH më pak se 8. |
Parametrat ideale për sistemin akuaponiks |
Parametrat ideale për sistemin akuaponiks sipas, FAO,“Small-scale aquaponics food production”,2015, janë: Amoniaku dhe nitritet duhet të jenë 0 mg /liter sepse këto janë toksike për çdo nivel, nitratet duhet të jenë 5-150 mg / liter, DO duhet të jetë 5-8 mg / liter, temperaturat duhet të jetë 18-30 ° C dhe pH 6-7. |
Faktorët biotik |
Rëndësi të madhe kanë dhe faktorët biotik. Faktorët biotik kanë të bëjnë kryesisht me të ushyerit. |
Pas hapjes se gojës dhe zhvillimit të shikimit tek larvat është i rëndësishëm përdorimi i fitoplanktonit, i cili ndikon në sasinë dhe cilësinë e larvave. |
Gjithashtu, fitoplanktoni ka rëndësi të madhe ngaqë përdoret në kulturat e rotifereve si ushqim. Rotiferët janë ushqim primar për larvat për shkak të formës së tyre të vogël dhe shpejtësisë së tij të vogël, kultivohen në dendësi të mëdha. Pas rotiferëve, ushqimi që përdoret për larvat është artemia. |
Për peshqit e rritur, përdoret ushqim i përgatitur. Ushqimi standart i prodhuar për peshqit është i rekomanduar për përdorim në sistemet akuaponiks, sepse janë ushqime që përmbajnë proteina, karbohidrate, yndyrna, vitamina dhe minerale të nëvojshme për peshqit. Cilësia e ujit duhet të mirëmbahet për peshqit. Proteina është komponent i rëndësishëm për të ndërtuar masën trupore të peshqve. Peshqit omnivore, siç është krapi, duhet të kenë 32% proteina në dietat e tyre. |
Peshqit duhet të monitorohet çdo ditë, stresi duhet të minimizohet. Ndryshimi i cilësisë së ujit, mbipopullimi, dhe çrregullimet fizike mund të shkaktojnë stres, e cila mund të çojë në shpërthimet e sëmundjeve. |
Përgatiti: MSc. Çlirim Tafaj |
Bibliografia |
[1]. Rakocy, J.E. Island Perspectives; Virgin Islands agricultural Experiment Station: Saint Croix, VI, USA, 1989; pp. 5–10. |
[2]. Turcios, A.E.; Papenbrock, J. Sustainable Treatment of Aquaculture Effluents-What Can We Learn from the Past for the Future? Sustainability 2014, 6, 836–856. |
[3]. Love, D.C.; Fry, J.P.; Genello, L.; Hill, E.S.; Frederick, J.A.; Li, X.; Semmens, K. An international survey of aquaponics practitioners. PLoS One 2014, 9, e102662. |
[4]. Diver, S.; Rinehart, L. Aquaponics—Integration of Hydroponics with Aquaculture; ATTRA NCAT: Butte, MT, USA, 2010; p. 28. |
[5]. UN. Human development report 2013. Available online: http://hdr.undp.org/en/media/HDR_ 2013_EN_complete.pdf (accessed on 13 August 2014). |
[6]. Alexandratos, N.; Bruinsma, J. WORLD AGRICULTURE TOWARDS 2030/2050: The 2012 Revision; FAO, Agricultural Development Economics Division: Rome, Italy, 2012. |
[7]. Lehman, H.; Clark, E.A.; Weise, S.F. Clarifying the definition of Sustainable agriculture. J. Agric. Environ. Ethics 1993, 6, 127–143. |
[8]. Rakocy, J.E. Aquaponics—Integrating Fish and Plant Culture; Wiley-Blackwell: Hoboken, NJ, USA, 2012; pp. 344–386. |
[9]. Vermeulen, T.; Kamstra, A. The need for systems design for robust aquaponic systems in the urban environment. 2013, 1004, 71–78. |
[10]. Resh, H.M. Hydroponic Food Production: A Definitive Guidebook for the Advanced Home Gardener and the Commercial Hydroponic Grower; CRC Press: Boca Raton, FL, USA, 2012. |
[11]. Rakocy, J.E.; Shultz, R.C.; Bailey, D.S.; Thoman, E.S. Aquaponic production of tilapia and basil: Comparing a batch and staggered cropping system. Acta Hortic. 2004, 648, 63–69. |
[12]. Damon, E.; Seawright, R.B.; Walker, R.R.S. Nutrient dynamics in integrated aquaculturehydroponics systems. Aquaculture 1998, 160, 215–237. |
[13]. Tyson, R.V.; Simonne, E.H.; Treadwell, D.D.; White, J.M.; Simonne, A. Reconciling pH for ammonia biofiltration and cucumber yield in a recirculating aquaponic system with perlite biofilters. HortScience 2008, 43, 719–724. |
[14]. Endut, A.; Jusoh, A.; Ali, N. Nitrogen budget and effluent nitrogen components in aquaponics recirculation system. Desalin. Water Treat. 2014, 52, 744–752. |
[15]. Rakocy, J.E.; Masser, M.P.; Losordo, T.M. Recirculating Aquaculture Tank Production Systems: Aquaponics—Integrating Fish and Plant Culture; Southern Regional Aquaculture Center: Stoneville, MS, USA, 2006; pp. 1–16. |
[16]. Rakocy, J.E. Ten Guidelines for Aquaponic Systems. Aquaponics J. 2007, 1, 14–17. |
[17]. Stark, J.M. Modeling the temperature response of nitrification. Biogeochemistry 1996, 35, 433–445. |
[18]. Zhu, S.; Chen, S. The impact of temperature on nitrification rate in fixed film biofilters. Aquac. Eng. 2002, 26, 221–237. |
[19]. Timmons, M.B.; Ebeling, J.M. Recirculating Aquaculture; 3rd ed.; Ithaca Publishing Company LLC: Ithaca, NY, USA, 2013. |
[20]. Keen, G.A.; Prosser, J.I. Interrelationship between pH and surface growth of Nitrobacter. Soil Biol. Biochem. 1987, 19, 665–672 |
[21]. Hatayama, R.; Takahashi, R.; Ohshima, M.; Shibasaki, R.; Tokuyama, T. Ribulose-1,5-bisphosphate carboxylase/oxygenase from an ammonia-oxidizing bacterium, Nitrosomonas sp. K1: Purification and properties. J. Biosci. Bioeng. 2000, 90, 426–430. |
[22]. Blackburne, R.; Vadivelu, V.M.; Yuan, Z.; Keller, J. Kinetic characterisation of an enriched Nitrospira culture with comparison to Nitrobacter. Water Res. 2007, 41, 3033–3042. |
[23]. Bernstein, S. Aquaponic Gardening: A Step-by-Step Guide to Raising Vegetables and Fish Together; New Society Publishers: Gabriola Island, BC, Canada, 2011; p. 256. |
[24]. Lennard, W.A.; Leonard, B.V. A Comparison of Three Different Hydroponic Sub-systems (gravel bed, floating and nutrient film technique) in an Aquaponic Test System. Aquac. Int. 2006, 14, 539–550. |
[25]. Rakocy, J.A.; Hargreaves, J.E. Integration of vegetable hydroponics with fish culture: A review. In Techniques for Modern Aquaculture, Proceedings Aquacultural Engineering Conference; Wang, J.K., Ed.; American Society for Agricultural Engineers: St. Joseph, MI, USA, 1993; pp. 112–136. |
[26]. Bakiu R, Tafaj C, Taci J (2017) First Study about Aquaponic Systems in Albania. Journal of Marine Biology and Aquaculture Research, July 3, 2017 |