User:Real Trnoci
Ragmi Mustafa është i lindur me 18 qershor 1984 në Tërnoc të Bujanocit.
Shkollen fillore dhe të mesme i ka të kryera në Tërnoc gjegjësisht në Bujanoc,kurse universitetin në Prishtinë si sociolog i diplomuar poashtu edhe jurist i diplomuar. Gjithashtu është Master i Sociologjisë.
Ragmi Mustafa në nëntor të vitit 2018 është zgjedhur si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, post të cilin e ushtron ende.
Gjatë punës si kryetar i KKSH ka arritur të zgjidhë çështjen e teksteve mësimore në gjuhën shqipe, duke i siguruar ato nga Republika e Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit në Shqipëri e atë në Serbi.
Para zgjedhjes si kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa ka shërbyer si asambleist i Kuvendit Komunal të Bujanocit, si shef i grupit të këshilltarëve në kuadër të Partisë për Veprim Demokratik.
Ai është i martuar dhe ka një djalë.