Jump to content

User:Pikerisht

From Wikipedia, the free encyclopedia

Kur'ani Dhe Shkenca

All-llahu i Madhërishëm në Kur'anin Fisnik urdhëron e thotë:

"Falënderimi i takon vetëm All-llahut që ia shpalli robit të vet Librin dhe në të nuk lejoi ndonjë kundërthënie." (El Kehf: 1)


Kur'ani famëmadh është mrekulli e përhershme në duart tona deri në Ditën e Kijametit. Shkencëtarët e shekullit tonë në Kur'an gjejnë dituri hyjnore nga të gjithë lëmitë e shkencës. Kur'ani Fisnik është si një oqean.

Në faqet e tij njerëzit më pak të ditur mbledhin guaska dhe guralecë si fëmijët në brigjet e lumit, ndërsa njerëzit e ditur dhe shkencëtarët, si zhytësit që kërkojnë margaritarë, në Kur'an gjejnë urtësinë, filozofinë kulminante dhe rregullat e përkryera të mënyrës së jetesës.

Duhet theksuar se ekziston një dallim i madh ndërmjet asaj që quhet komentim shkencor i Kur'anit dhe asaj që sot e quajmë muxhize ose mrekulli e Kur'anit. Me komentim shkencor kuptojmë praktikimin e tërë diturisë së njeriut në shpjegimin e Kur'anit Fisnik. Për këtë qëllim mund të shërbehemi me hipoteza, teori, fakte, ligje, argumente shkencore etj., megjithatë komentimi mbetet vetëm një përpjekje njerëzore për ta kuptuar më mirë Kur'anin famëmadh.

Por, kur flasim për mrekullitë shkencore të Kur'anit, atëherë fjala është për Kur'anin si prijatar të shkencës (i shpallur 14 shekuj më parë) me shumë fakte dhe argumente shkencore, në kohën kur njerëzit nuk kanë ditur fare për ato fakte dhe argumente që i përmban ai.

Mesazhi i Kur'anit Fisnik është veçanërisht i pasur me argumente shkencore, të cilat njerëzit e asaj kohe nuk kanë mundur as t'i ëndërrojnë.

Pasi Kur'ani është kaq i saktë në çështjet e shkencës, të cilën saktësi tani mund ta shohim dhe ta vërtetojmë permes arritjeve të mëdha shkencore, a nuk i mjafton intelektit njerezor të bindet që ky libër rrjedh nga Burimi Hyjnor, i cili Burim posedon dituri të paarritshme dhe të paimagjinueshme nga ajo që ne posedojmë?

Kur'ani Fisnik i fton njerëzit që të hulumtojnë natyrën dhe tek ajo të vërejnë argumentet e All-llahut të Madhërishëm. Të gjitha qeniet e gjalla në univers janë përplot shenja, të cilat shenja demonstrojnë fuqinë, diturinë dhe urtësinë e Krijuesit.

Kur'ani famëmadh flet edhe për një insekt tejet interesant, për bletën. Ky insekt i vogël punon dhe vepron i frymëzuar nga Krijuesi i Gjithëfuqishëm.

Lexuesi i Kur'anit Fisnik mund të jetë mahnitur kur ka parë që kaptina e 16-të e tij, En Nahl (Bleta), është emërtuar sipas emrit të një krijese kaq të vogël.

Ta rikujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:

"Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drurë (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë. Pastaj ha nga të gjitha llojet, frutat dhe futu në rrugët e nënshtruara (e të mësuara prej Zotit tënd)". Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Dhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë." (En Nahl: 68-69)

Kur'ani Fisnik, pra, troket përherë në portën e mendjes njerëzore me qëllim që ta zgjojë dhe ta aktivizojë, sepse në shembullin e bletës ka argument të fuqishëm për njerëz që meditojnë thellë.

Është e njohur se mjalti është burim fundamental i ushqimit për trupin e njeriut, por një numër i vogël i njerëzve dinë diçka për karakteristikat mahnitëse të prodhueses së tij - bletën. Është interesant të theksohet se sasia e mjaltit të cilin e depozitojnë bletët është më e madhe nga sa është nevoja e tyre reale. Shtrohet pyetja: përse vallë ky prodhim i tepërt i mjaltit, i cili duket si humbje e kohës dhe energjisë? Përgjigjja në këtë pyetje ndodhet në versetin vijues të Kur'anit Fisnik:

"Pastaj ha nga të gjitha llojet, frutat dhe futu në rrugët e nënshtruara (e të mësuara prej Zotit tënd)." Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Dhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë." (En Nahl: 69)

Bletët e prodhojnë mjaltin në mënyrë instinktive, jo vetëm për vete, por edhe për njerëzit.

Sipas zbulimeve shkencore, bleta është shumë më e zgjuar se kompjuterët e sotëm. Truri i bletës mund t'i kryejë 10 trilionë veprime për një sekondë.

Bletët shërbehen me strukturën heksagonale të ndërtimit të hojëzave. Të çuditë fakti pse bletët e kanë zgjedhur strukturën heksagonale, e jo pesë apo tetëkëndëshe?! Përgjigjen e jep matematika.

Struktura gjashtëkëndëshe (heksagonale) është forma më e përshtatshme gjeometrike për shfrytëzim maksimal të masës sipërfaqësore (hapësirës). Ndër të gjitha format gjeometrike, forma e gjashtëkëndëshit e ka vëllimin më të vogël, andaj edhe sasia e dyllit për këtë formë është më e vogël sesa për hojëzat tre apo katërkëndëshe.

Konkludimi është se hojëzat gjashtëkëndëshe kërkojnë sasi minimale të dyllit për konstruktimin e tyre, por njëkohësisht në to mund të depozitohen sasi më të mëdha të mjaltit. Këtë rezultat të fituar pas shumë kalkulimeve gjeometrike, me siguri, nuk e kanë llogaritur vetë bletët. Këto insekte të vogla shërbehen me formën heksagonale të lindur, vetëm e vetëm sepse janë të mësuara dhe të frymëzuara nga Zoti.

Bletët duhet të fluturojnë zakonisht në largësi të mëdha për ta gjetur ushqimin. Bleta duhet të përshkojë 360-460 mijë kilometra për të bërë 1 kg mjaltë. Kjo rrugë është 11 herë më e gjatë se gjatësia e ekuatorit të rruzullit tokësor.

Bleta e cila i gjen lulet, kthehet në koshere për t'i informuar bletët e tjera. Po si ua tregon dhe si ua përshkruan bletëve të tjera vendin e luleve? Bleta komunikon me bletët tjera me anë të një gjuhe të veçantë të ashtuquajtur "vallëzuese". Për të shkencëtarët mendojnë se është një gjuhë e komplikuar dhe e zhvilluar.

Shkencëtari Karl von Frish, i Universitetit të Munihut në Gjermani, në vitin 1940 e zbuloi i pari domethënien e vallëzimit të bletëve. Sapo e zbulon burimin e ushqimit, bleta kthehet në koshere dhe nëpërmjet tingujve dhe gjuhës së saj "vallëzuese" ua tregon shoqeve të saj vendndodhjen e ushqimit të sapozbuluar.

Tingujt që lëshojnë me krahët e tyre janë gjithashtu pjesë thelbësore të gjuhës "vallëzuese" të bletëve. Vallëzimi, të cilin bleta e përsërit disa herë, përmban në vete të gjitha informatat mbi këndin, drejtimin, largësinë dhe detaje të tjera, të cilat do t'ua mundësojnë bletëve të tjera të shkojnë në atë vend. Vallëzimi i bletës bëhet në formë të numrit tetë. Bleta formon pjesën e mesme të numrit tetë duke lëvizur me bisht dhe duke bërë lëvizje zig-zag. Këndi ndërmjet lëvizjeve zig-zag dhe linjës në mes diellit dhe kosheres e tregon drejtimin e saktë të burimit të ushqimit.

Por vetëm njohja e drejtimit nuk është e mjaftueshme. Bletët punëtore duhet të dinë gjithashtu sa është largësia. Bleta e bën këtë me lëvizje të pjesës së pasme të trupit, duke bërë lëvizje në ajër. P.sh. për ta përshkruar distancën prej 250 metrave, ajo lëviz pjesën e pasme të trupit pesë herë brenda gjysmë minute.

Nëse rruga prej kosheres deri te burimi i ushqimit është shumë e gjatë, atëherë bleta ballafaqohet edhe me një problem. Gjatë kohës së kthimit në koshere dielli largohet një shkallë në çdo 4 minuta. Kjo domethënë që bleta gabon vetëm një shkallë kur e përcakton drejtimin e burimit të ushqimit. Prandaj ajo për këtë duhet të informojë bletët tjera.

Syri i bletës përbëhet nga njëqind thjerrza të imëta gjashtëkëndëshe. Secila thjerrzë fokusohet në sipërfaqe shumë të vogël, si teleskop. Bleta, duke shikuar kah dielli, në çdo kohë të ditës mund ta përcaktojë vendndodhjen e vet edhe kur është duke fluturuar.

Saktësia e fjalëve të Kur'anit Fisnik lidhur me fenomenin shkencor shpaloset nëse e analizojmë me kujdes versetin kur'anor:

"Zoti yt i dha instinkt bletës: "Ndërto shtëpi nëpër kodra (male), nëpër drurë (pemë) dhe nëpër kulmet që ata (njerëzit) i ndërtojnë." (En Nahl: 6

Kur'ani Fisnik flet për bletën e cila del nga kosherja për të kërkuar ushqim. Për ta përshkruar këtë aktivitet, All-llahu u drejtohet bletëve në gjininë femërore, e cila në gjuhën arabe shprehet me fjalët kuli (ha) dhe fesluki (futu, ndiq, ec). Në të vërtetë kjo është për t'u habitur, sepse vetëm bleta femër kërkon dhe sjell ushqim.

Mbretëresha dhe punëtoret janë zemra e kosheres, ndërsa meshkujt jetojnë të veçuar vetëm për t'u çiftuar me mbretëreshën.

A mund të bëjmë dallimin në mes bletës mashkull dhe femër? Edhe nëse e lëmë anash kohën e Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], për të bërë dallimin e gjinisë së bletës duhet të jesh specialist.

Nëse pohojmë se këtë e ka shkruar Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], atëherë ai ka qenë dashur të jetë specialist i pajisur me dituri speciale për bletët - bletar i specializuar dhe i kualifikuar i cili ka bërë teste statistike për përcaktimin e gjinisë së bletës. Sipas logjikës njerëzore, bletët meshkuj do të duhej të fluturonin për të kërkuar dhe për të sjellë nektarin, ndërsa bletet femra duhet të qëndrojnë në koshere. Por te bleta nuk ndodh kështu, dhe kjo gjë e dëshmon dhe argumenton fuqishëm autenticitetin e Kur'anit Famëlartë.

Bletët e bëjnë gjithë këtë punë pa qenë të ndihmuara apo të drejtuara nga jashtë. Ato punojnë të pavarura, kurse kompjuterët kanë ende nevojë për ekipe programuesish, inxhinierësh dhe teknikësh.

Bletët kontrollojnë klimën në koshere duke e freskuar me ajër të pastër dhe duke e spërkatur me ujë gjatë verës, kurse gjatë dimrit, duke u mbështetur pas njëra-tjetrës, ato prodhojnë dhe lëshojnë ngrohtësi. Kur kosheret e tyre mbushen plot e përplot, ato janë mjaft të zgjuara të kuptojnë se disa prej tyre duhet të largohen dhe të formojnë koloni të reja.

Në Kur'an fjala vahj (frymëzim) ka kuptim të përgjithshëm dhe tregon se All-llahu ua ka dhënë instinktin krijesave të veta, por në veçanti ia ka dhënë frymëzimin të Dërguarit të Tij.

All-llahu i frymëzon bletët që të bëjnë punë mahnitëse. E njëjta gjë vlen edhe për shpezët, të cilat mësojnë të fluturojnë; peshku mëson të notojë; i vogli i kafshëve të pijë qumësht etj. Në të njëjtën mënyrë All-llahu i Madhërishëm e frymëzon njeriun në mendime spontante, siç është rasti me të gjitha zbulimet e mëdha, me krijimin e veprave letrare dhe artistike etj. Në realitet, secili njeri ndonjëherë përjeton gjëra në formë të ndonjë ideje ose mendimi, plani apo ëndrre, e cila pas përvojës së mëtejshme tregohet si e realizueshme.

Pastaj ekzistojnë forma të veçanta të vahjit, por ato janë privilegj i pejgamberëve.

Fjala dhulul i ka dy kuptime:

1. Rrugët e lehta dhe të zgjeruara, kur është fjala për arritjen e qëllimit, nëpër të cilat bleta e gjen kosheren e vet.

2. Përulje dhe bindje.

Nga të dy kuptimet mund të nxirret kuptimi metaforik dhe shpirtëror.

Bleta, pra, i ndjek metodat me të cilat e ka frymëzuar All-llahu, prandaj jeta në bashkësinë e bletëve zhvillohet në harmoni të përsosur.

Mrekullia e mjaltit është mahnitëse. Këtë na e përkujton verseti i Kur'anit Fisnik:

"Nga barqet e tyre (të bletëve) del lëng, ngjyra e të cilit është e ndryshme dhe në të cilin ka shërim (bar-ilaç) për njerëz. Dhe në këtë ka arsye për atë popull që mendon thellë." (En Nahl: 69)

Sipas hulumtimeve shkencore biokimike, që janë bërë në 39 lloje të mjaltit, është vërtetuar se mjalti përmban glukozë, fruktozë, minerale të shumta, si: kalium, kalcium, litium, magnezium, kobalt, mangan, bakër, hekur, natrium, argjend, nikël, silicium, fosfor, klor, zink, ari etj. Pastaj vitaminat: B1, B2, B3, B6 dhe C, të cilat ndryshojnë varësisht nga cilësia e nektarit dhe polenit. Në mjaltë janë zbuluar edhe materie azotike, enzime (invertaza, dietaza, oksidaza, feroksidaza) dhe disa hormone.

Siç është theksuar në Kur'anin Fisnik, mjalti ka cilësi shëruese. Sot, në vendet e zhvilluara, përdorimi dhe aplikimi i mjaltit dhe i nënprodukteve të tij është bërë degë e re e hulumtimit shkencor.

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Përdorni dy ilaçe (shërbehuni me dy ilaçe): mjaltin dhe Kur'anin". (Ibn-Maxhxhe, Hakimi, Bejhekiu)

Në këtë hadith Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e ka lidhur mjekësinë njerëzore me mjekësinë Hyjnore, ilaçet për trup dhe për shpirt, faktorin natyror me atë shpirtëror.

Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte zakon të përdorte mjaltë të tretur në ujë, të cilin e pinte në lukth të thatë. Eksperimentet e bëra me mjaltë kanë treguar se mjalti i zbutur në ujë e dyfishon efektin e mbytjes së baktereve (efekti bakterocid).

Sipas akademik Filatov-it, mjalti përmban edhe stimulatorë biogjen të cilët e ngrisin vitalitetin e organizmit. Eshtë vërtetuar se 1 kg mjaltë ka 3.150 kalori, kurse gjatë ditës njeriut i nevojiten mesatarisht 2.800-3.000 kalori.

Ibn Sinai (Avicena) shkruan: "Mjalti e freskon shpirtin, jep fuqi, ndihmon tretjen, lehtëson nxerrjen e këlbazës, shton oreksin, ruan freskinë rinore, rigjeneron mendjen dhe intelektin".

Në një rast tjetër, duke folur për cilësitë e besimtarit të vërtetë, Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: "Besimtari duhet të jetë si bleta: kur ushqehet - ushqehet pastër, kur punon - punon bukur, kur bie mbi fijen e barit (ose në lule) - as nuk e thyen, as nuk e gërvisht atë".

Duke udhëzuar as'habët dhe ithtarët e tij, i Dërguari i Zotit bëri krahasimin ndërmjet bletës, këtij insekti të vogël që punon me frymëzimin hyjnor (instinkt) dhe besimtarit të sinqertë.

Bleta është tejet aktive, e palodhshme. Ajo me një mjeshtëri të veçantë dhe të mrekullueshme ndërton shtëpinë e saj, e ruan shoqërinë e vet dhe prodhon ilaç të mrekullueshëm dhe shërues - mjaltin, duke u ushqyer vetëm me atë që zgjedh vetë - nektar të pastër, e jo me nektar të bimëve të hidhura dhe helmuese. Kësaj, pra, duhet t'i përngjajë edhe besimtari i vërtetë. Ai nuk duhet të përdorë ushqime të ndaluara, por vetëm ato që i janë lejuar.

Bleta, siç thotë Muhammedi [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], as nuk e then, as nuk e gërvisht fijen e barit, prandaj besimtari i vërtetë sillet bukur, bën vepra të mira, pa fyer, pa lënduar dhe pa tradhtuar të tjerët.

Në këtë mënyrë, pra, mund të mësojmë e të marrim shembull nga bleta. Nga ajo mund të mësojmë si të sillemi e si të veprojmë në jetën tonë të përditshme, si t'i shfrytëzojmë begatitë që na ka dhuruar All-llahu i Madhërishëm, duke mos harruar asnjëherë edhe ilaçin tonë shpirtëror e dritëdhënës - Kur'anin famëlartë - prijatarin e shkencës dhe të civilizimit - duke i përjetësuar dhe duke i vënë në jetë këshillat e udhëzimet e tij. Pra, mesazhi i Kur'anit Famëlartë është i përhershëm dhe vlen për çdo brez, për të gjitha kohët dhe për të gjitha vendet:

"Dhe thuaj: Falënderoj All-llahun, e Ai do t'ua tregojë argumentet e Veta dhe do t'i kuptoni ato atëherë." (En Nahl: 93)

All-llahu i Madhërishëm në Kur'anin famëmadh, pas paraqitjes së argumenteve të shumta në univers, në Tokë, në botën shtazore dhe bimore, na udhëzon të vështrojmë me vëmendje organizmin tonë.

"Po edhe në veten tuaj. A nuk jeni kah e shihni." (Edh Dharijat: 21)

Shumë njerëz e lexojnë këtë verset pa u thelluar shumë në fjalët kuptimplota që i përmban. Duke analizuar këtë verset dhe duke vështruar vetveten, do të gjejmë shumë argumente mahnitëse mu në veten tonë.

Trupi ynë ka më shumë se 1000 muskuj, që përbëjnë 40% të peshës së përgjithshme të trupit. Eshtë interesant se në kokë ka 570 muskuj, në fytyrë ka 18 muskuj, ndërsa në duar 100. Çdo lëvizje e muskujve kryhet nga impulset që vijnë prej sistemit nervor qendror.

Pra, lëvizja e cila kryhet me ndihmën e muskujve të trupit tonë, në momentin e lëvizjes nuk kryhet me vullnetin tonë. Të gjitha lëvizjet trupore dhe të gjitha proceset mendore i janë nënshtruar vullnetit të Zotit të Plotëfuqishëm.

Çdo lëvizje mban në vete shifrën hyjnore të cilën All-llahu i Gjithdijshëm e ka krijuar në trupin tonë.

Qimja jeton 3 - 10 vjet. Flokët rriten mesatarisht 0.35 mm në ditë, që do të thotë pak më shumë se 12 cm në vit. Flokët e mashkullit jetojnë tri vjet, kurse të femrës dhjetë vjet. Gjatë jetës prodhohen 1 - 3 milion qime. Rënia e qimeve është tregues i shumë sëmundjeve.

Thonjtë rriten 0.15 mm në muaj. Kjo do të thotë se për t'u përtërirë plotësisht thonjëve të duarve u duhen tre muaj kohë. Thonjtë rriten më shpejt ditën, në mëngjes dhe gjatë kohës me shi. Rritja e qimeve dhe e thonjve vazhdon për pak kohë edhe pas vdekjes.

Thonjtë e duarve rriten përgjysmë më shpejt se thonjtë e këmbëve.

Sipërfaqja e lëkurës që e mbulon frupin tonë është 1.5 - 2 m2. Lëkura është e mbushur me miliona receptorë, të cilët ia bëjnë të mundshme pranimin e ndijimeve: 30.000 për ngrohtësi, 250.000 për ftohësi dhe 500.000 receptorë për prekje.

Edhe përcaktimi i aromës është një mrekuilli hyjnore. Rruga prej hundës tuaj deri te truri është e gjatë për t'u përcaktuar ajo ndjenjë. Aroma hyn nëpër hundë, ku takohet me receptorin e aromës. Në një sipërfaqe vetëm prej 3 cm2 ka 200 milionë receptorë për aromë. Shqisa e aromës te njeriu është shumë më e dobët sesa te kafshët. Qeni mund të dallojë 100.000 aroma, kurse pronari i tij vetëm 3.000.

Një e dhënë habitese: cikli i frymëmarrjes te foshnjat përsëritet 35 herë në minutë, 20 herë tek adoleshentët dhe 15 herë te të rriturit. Ritmi mesatar i frymëmarrjes sonë është 1000 herë në orë ose 26.000 herë në ditë ose 9 milionë herë në vit.

Gjatë procesit të frymëmarrjes mbushen me oksigjen 400 milion alveolat e mushkërive tona. Ato kryejnë me precizitet të mahnitshëm shkëmbimin e gazrave, duke futur oksigjenin në organizëm dhe duke nxjerrë jashtë karbon dioksidin.

Diafragma, muskuli që ndan zgavrën e kraharorit nga ajo e barkut, është organi më aktiv muskulor gjatë jetës së njeriut. Ky muskul, i cili merr pjesë aktive në frymëmarrje, tkurret 11 mijë herë në orë, 264 mijë herë gjatë ditës apo 670 milionë herë për 70 vjet jetë të njeriut.

Edhe pse me gjatësinë e vet prej 9 cm nuk peshon më shumë se 50 gr, gjuha përbëhet prej 17 muskujsh. Gjatë ngrënies, gjuha lëviz 80 herë në minutë. Ndërkaq, kur shijojmë diçka, 4000 shqisa të shijes, secila me nga 50 përbërës të veçantë, e transmetojnë informatën e marrë deri në tru.

Truri ynë është kompjuteri më i përsosur në botë dhe ende mbetet enigmë sesi bëhet përpunimi, renditja dhe vendosja e informatave. Është i përbërë prej 100 miliardë qelizash të përhimta, e barabartë me një potencial që kanë mbi 10 mijë programe kompjuterike në veprim të përhershëm. Shkenca nuk e ka zbuluar ende mënyrën si kryhet procesi i memorizimit, i mësimit, i kujtesës, i fantazisë, i imagjinatës etj....!

Për ne mjafton ta rikujtojmë versetin e Kur'anit Fisnik:

"Ky është All-llahu, Zoti i juaj, Krijuesi i çdo sendi, nuk ka Zot pos Tij, e si prapësoheni?"

(Gafir: 62)

Andaj Kur'ani famëlartë e nxit vazhdimisht njeriun që të shfrytëzojë begatinë e mendjes, ngase njeriu, sipas të dhënave shkencore bashkëkohore, e shfrytëzon energjinë e trurit vetëm 10%. Për ta shfrytëzuar pjesën tjetër të energjisë intelektuale, njeriu duhet ta mobilizojë edhe pjesën tjetër të trurit, të quajtur nënvetëdije. Kjo është një bankë e vërtetë e cila ruan në kasafortën e vet 90% të energjisë dhe të talentit njerëzor.

Në realitet, ne jemi "qenie elektrike", ngase që të 60.000 miliardë qelizat e njeriut funksionojnë në saje të elektricitetit të tyre natyror që ua dhuroi mjeshtri më i përsosur, Kreatori më madhështor, All-llahu i Gjithfuqishëm dhe i Gjithëdijshëm.

Shkenca e mjekësisë thotë se çdo qelizë e trupit tonë është një uzinë në miniaturë, nga brenda e elektrizuar me elektricitet negativ, ndërsa nga jashtë me elektricitet pozitiv. Në këtë sistem gjenial bazohet metabolizmi ynë. Me anë të elektrokardiogramit (EKG) dhe elektroencefalogramit (EEC) ne sot mund ta regjishtrojmë ekektricitetin që emeton zemra dhe truri. Për këtë All-llahu i Madhërishëm na drejtohet në çdo kohë dhe në çdo moment me pyetje: "A nuk jeni ka e shihni?" (Edh Dharijatë: 21)

Dhe një prej argumenteve tjera të fuqisë mrekulluese të Krijuesit është truri. Vërtet truri është pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor. Ai e rregullon funksionimin e organeve dhe harmonizon organizmin në përgjithësi, duke na bërë të mundur lidhjen e organizmit me realitetin objektiv nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore. Ai gjithashtu paraqet bazën fiziologjike të tërë jetës sonë psikike. Pra, është bartës i të gjitha proceseve psikike.

Pjesët kryesore të trurit janë: truri i madh, truri i mesëm dhe truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e trurit është korja e trurit ose korteksi.

Në zhvillimin e sistemit nervor korja e trurit zhvillohet më së voni. Ajo paraqet rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2 m2 dhe përmban rreth 14 miliardë qeliza. Truri i madh ndahet në dy gjysma: e majta dhe e djathta, kështu që secila anë e kontrollon pjesën e kundërt të trupit.

Kërkimet më të reja shkencore hedhin dritë më shumë në aktivitetin e këtyre dy gjysmave të trurit. Kështu, pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetin shkencor, matematikën, logjikën, analizën, etj., ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetin artistik, fantazinë, ngjyrat, ritmin, etj.

Njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Por, në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e trurit, atëherë aftësia e njeriut shumëfishohet deri në gjenialitet.

Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i madh, i cili për ëndërrimet e veta gati qe përjashtuar nga kolegji. Sipas fjalëve të tij, Teorinë e Relativitetit nuk e zbuloi duke punuar në tavolinë, por i shtrirë në një rrafsh, duke shikuar diellin me sy gjysmë të mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyet veten se si do të dukej një udhëtim në një nga ato rreze të diellit. Kështu, fantazia e solli atë deri në atë vend ku njohuria shkollore nuk lejonte të shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuria shkencore (ana e majtë e trurit) e sollën atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të gjitha kohëve - Teoria e Relativitetit.

Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da Vinçi, njëri ndër kokat më kreative të kohës kur ka jetuar, i cili ishte matematikan, linguist, piktor, anatomist, arkitekt, etj.

Supozohet se Leonardoja me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shënuar njëkohësisht. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos thonë se për t'i mbledhur të gjitha punimet e tij një njeriut i duhen 40 vjet punë të pandërprerë nga tetë orë në ditë. Përveç kësaj, ai me njërën dorë duhet të shkruajë, ndërsa me tjetrën të vizatojë.

Konsiderohet se truri është një ndër kreacionet më të ndëriikuara dhe më të çuditshme të All-llahut të Plotëfuqishëm. Truri posedon kapacitet të pamatshëm, të cilin nuk mund ta arrijë asnjë tru elektronik. Ai mund të pranojë 1015 mendime. Por sa është mundësia e pamatshme e pranimit të informacioneve, mund të kuptojmë vetëm nëpërmjet krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo madhësi e informacioneve një njeriut i duhen mbi 30 milionë vjet punë e pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi një informacion në një sekondë ose, nëse e marrim me mend se secila njësi e mendimeve ose çdo informacion ka madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatshme e grurit do të mund të vendosej në një depo e cila do të kishte lartësi 3 m, gjerësi 5 m dhe gjatësi 4500 km.

Në cipën e trurit ekzistojnë rreth 15 miliardë qeliza. Këto qeliza, po të vendoseshin në një varg të pandërprerë, do të arrinin gjatësinë rreth 100.000 km. Prof. D. Semjev zbuloi se në çdo çast në tru ndodhin rreth 100.000 milionë reaksione kimike. Andaj mund të thuhet se truri është një super kompjuter biologjik. Po të bënim një krahasim figurativ, del se i tërë rrjeti telefonik botëror është sa një kokërr fasule në krahasim me trurin.

Intelegjenca nuk varet nga pesha dhe vjetërsia e trurit, sepse mund të ndodhë që njeriu të arrijë rezultate fenomenale në moshë shumë të re ose shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art pas moshës 30 vjeçare. Mikelangjelo i krijoi veprat më madhështore në moshën 80 vjeçare. Edhe Pikaso i krijoi veprat më të rëndësishme në vitet '90 të jetës.

Leka i Madh i ka njohur me emër të gjithë ushtarët e vet. Filozofi dhe mjeku i shquar Ibn Sina qysh në moshën 10 vjeçare e recitonte Kur'anin përmendsh, ndërsa në moshën 14 vjeçare edhe të gjitha veprat e Aristotelit.

Pra, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i pakufishëm, aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz. Me fjalë tjera, truri është i vetmi organ që e studion vetveten. Të mahnitur me precizitetin e trurit të cilin e ka krijuar All-llahu i Madhërishëm, ta përkujtojmë versetin e Kur'anit fisnik:





Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë

HARUN JAHJA



Gjatë 20 viteve të fundit, numri i Muslimanëve në botë është rritur vazhdimisht. Të dhënat statistikore për vitin 1973 tregojnë se popullsia Muslimane në botë numëronte 500 milionë; tani, ajo ka arritur në 1.5 miliardë. Sot, çdo i katërti person është Musliman. Është e mundshme që popullsia Muslimane do të vazhdojë të rritet dhe që Islami do të bëhet feja më e përhapur në botë. Arsyeja për këtë rritje të vazhdueshme nuk ka të bëjë vetëm me rritjen e popullsisë në vendet Muslimane, por gjithashtu edhe me numrat në rritje të njerëzve të cilët po kthehen në Islam, një dukuri që ka marr vrull, posaçërisht pas sulmit në Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 Shtator 2001 (që më tej do t'i referohemi si 9/11). Ky sulm, për të cilin i erdh keq çdokujt, në veçanti Muslimanëve, papritur ka tërhequr vëmendjen e njerëzve (në veçanti të Amerikanëve) për Islamin. Njerëzit në Perëndim po flasin shumë për atë se çfarë feje është Islami, ç'thot Kur'ani, çfarë përgjegjësi rezultojnë me të qenit Musliman dhe si duhet Muslimanët t'i udhëheqin/drejtojnë punët e tyre. Ky interesim ka shkaktuar në mënyrë të natyrshme një rritje të numrit të njerëzve që kthehen në Islam në mbarë botën. Pra, parashikimi rëndom i dëgjuar pas 9/11 se "ky sulm do të ndryshojë rrjedhën e historisë botërore" në një mënyrë, ka filluar të realizohet. Procesi i kthimit drejt vlerave fetare dhe shpirtërore, të cilin bota është duke e përjetuar për një kohë të gjatë, është shëndrruar në një kthim në Islam.

Natyra e mrekullueshme e asaj që po ndodhë mund të shihet kur njeriu i kupton këto zhvillime që kanë lidhje me këtë tendencë, për të cilën kemi filluar të lexojmë në gazeta apo të dëgjojmë në raportet televizive. Këto zhvillime, përgjithësisht të raportuara si vetëm një element i rendit të ditës, janë në të vërtetë tregues shumë të rëndësishëm se vlerat morale Islamike kanë filluar të përhapen shumë shpejtë në mbarë botën. Si edhe në pjesët e tjera të botës, Islami është duke përjetuar një rritje të shpejtë në Evropë. Ky zhvillim ka tërhequr më shumë vëmendjen në vitet e fundit, siç dëshmohet nga shumë teza, raporte dhe artikuj të botuar për "vendin e Muslimanëve në Evropë" dhe "dialogu në mes të shoqërisë Evropiane dhe Muslimanëve." Bashkë me këto raporte akademike, mjetet e informimit kanë bartur raporte të shpeshta për Islamin dhe Muslimanët. Zanafilla e këtij interesimi qëndron në rritjen e vazhdueshme të numrit të popullsisë Muslimane në Evropë dhe në arsyen se kjo rritje nuk mund t'i përshkruhet vetëm imigrimit. Derisa imigrimi me siguri ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e popullsisë Muslimane, aq shumë hulumtues e kanë adresuar këtë çështje për një arsye krejt tjetër: shkallën e lartë të konvertimit. Një histori e vitit 2004 në NTV News, e titulluar "Islami është religjioni që përhapet më së shpejti në Evropë," u muar me një raport të nxjerrur nga shërbimi i brendshëm sekret Francez. Raporti përmendi se numri i atyre që konvertohen në Islam në vendet Perëndimore ishte rritur edhe më shumë, në veçanti menjëherë pas sulmeve të 9/11. Për shembull, numri i të konvertuarve në Islam në Francë u rrit për rreth 30 dhe 40,000 vetëm vitin e kaluar.

Kisha Katolike dhe Ngritja e Islamit

Kisha Katolike e Romës, me qendër në Qytetin e Vatikanit, është njëri prej institucioneve që përcjell rrjedhat e konvertimit. Njëra prej temave kryesore gjatë takimit të Tetorit të vitit 1999 të sinodit të Evropës, në të cili muar pjesë gadi i tërë kleri Katolik, ishte pozita e Kishës në mijëvjeçarin e ri. Tema kryesore e konferencës ishte rritja e shpejtë e Islamit në Evropë. The National Catholic Reporter raportoi se disa individë radikal pohuan se e vetmja mënyrë për të ndaluar Muslimanët që të bëhen të fuqishëm në Evropë ishte që t'i japet fund tolerimit të Muslimanëve dhe Islamit; individë të tjerë më objektiv dhe më të arsyeshëm nënvizuan faktin se pasiqë dy religjionet besojnë në një Zot, nuk do të duhej të kishte vend për çfarëdo konflikti apo lufte në mes tyre. Në një seancë, Kryepeshkopi Karl Lehmann i Gjermanisë theksoi se ka më shumë pluralizëm të brendshëm brenda Islamit se që shumë të Krishterë mund të përfytyrojnë dhe se pohimet e radikalëve për Islamin nuk kishin bazë në të vërtetën. (1)

Marrja parasysh e pozitës së Muslimanëve duke e ditur pozitën e Kishës në mijëvjeçarin e ri ishte mjaft me vend, sepse një analizë e vitit 1999 e KB-së tregonte se në mes të viteve 1989 dhe 1998, popullata Muslimane e Evropës u rrit për më shumë se 100 përqind. Raportohet se ka rreth 13 milion Muslimanë që jetojnë në Evropë: 3.2 milion në Gjermani, 2 milion në Britani të Madhe, 4 - 5 milion në Francë dhe të tjerët të shpërndarë nëpër tërë Evropën, në veçanti në Ballkan. Ky numër përfaqëson më shumë se 2% të popullsisë së përgjithshme të Evropës. (2)

Vetëdija Fetare e Muslimanëve po rritet në Evropë

Një hulumtim lidhur me këtë ka zbuluar poashtu se përderisa numri i Muslimanëve në Evropë vazhdon të rritet, ka një thellim të vetëdijes fetare në mesin e Muslimanëve. Sipas një studimi të bërë nga gazeta franceze Le Monde në Tetor të vitit 2001, krahasuar me të dhënat e grumbulluara në vitin 1994, shumë Muslimanë vazhdojnë të kryejnë faljet e tyre, të shkojnë në xhami dhe të agjërojnë. Kjo vetëdije është vënë re shumë më tepër në mesin e studentëve të universitetit. (3)

Në një raport të bazuar në raportet e shtypit të huaj në vitin 1999, revista Turke Aktüel njoftoi se hulumtuesit Perëndimor llogarisin se në 50 vitet e ardhshme Evropa do të bëhet njëra prej qendrave kryesore për përhapjen e Islamit.

Islami është pjesë e pandashme e Evropës

Bashkë me këtë hulumtim sociologjik dhe demografik, ne poashtu nuk duhet të harrojmë se Evropa nuk është njohur me Islamin vetëm në kohët e fundit, por se Islami është në të vërtetë një pjesë e pandashme e Evropës.

Evropa dhe bota Islamike kanë pasur marrëdhënie të ngushta me njëra tjetrën me shekuj të tërë. Së pari, shteti i Andaluzisë (756-1492) në Gadishullin Iberik dhe më vonë Kryqëzatat (1095-1291) dhe pushtimi Otoman i Ballkanit (1389), shkaktuan një marrëdhënie reciproke të qëndrueshme në mes të dy shoqërive. Shumë historianë dhe sociologë sot pohojnë se Islami ishte shkaku kryesor i lëvizjes së Evropës nga errësira e Mesjetës drejt shkëlqimit të Renesansës (Rilindjes) së saj. Në një kohë kur Evropa ishte e prapambetur në mjekësi, astronomi, matematikë dhe shumë fusha tjera, Muslimanët posedonin një thesar të pafund të dijes dhe mundësi të mëdha zhvillimi.

Bashkimi mbi një Bazë të Përbashkët: "Monoteizëm"

Rritja e Islamit pasqyrohet gjithashtu në rritjen e fundit të dialogut ndërfetar. Këto dialogje fillojnë duke pohuar se tri religjionet monoteiste kanë një fillim të përbashkët dhe mund të bashkohen në një pikë të përbashkët. Dialogje të tilla kanë qenë mjaft të suksesshme dhe kanë shkaktuar një afrim të rëndësishëm, posaçërisht në mes të Krishterëve dhe Muslimanëve. Në Kur'an, Zoti na bën me dije se Muslimanët i ftojnë Ithtarët e Librit (të Krishterët dhe Çifutët) të bashkohen në një bazë të përbashkët:

Thuaju (o i Dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë tjetër pos All-llahut, të mos i shoqërojmë Atij asnjë shok, të mos konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut!" E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi Muslimanë (besuam një Zot)!" (Kur'an, 3:64)

Të tri religjionet monoteiste kanë besime të përbashkëta dhe të njëjtat vlera morale. Besimi në Ekzistencën dhe Njësinë e Zotit, në engjuj, në Profetë, në Ditën e Fundit, në Parajsën dhe Ferrin janë parimet e tyre themelore të besimit. Veç kësaj, vetflijimi, nënshtrimi, dashuria, toleranca, respekti, mëshira, ndershmëria, shmangja nga keqbërja dhe padrejtësisë dhe të vepruarit në pajtim me ndërgjegjen janë të gjitha cilësi morale përgjithësisht të pranuara. Prandaj, pasiqë këto tri religjione janë në të njëjtin nivel, ato duhet të punojnë së bashku për ta çrrënjosur mosmarrëveshjen, konfliktin dhe dhimbjen që shkaktojnë ideologjitë jofetare. Kur të gjykohet nga ky këndvështrim, dialogu ndërfetar fiton shumë më tepër rëndësi. Seminaret dhe konferencat që bashkojnë përfaqësuesit e këtyre feve dhe mesazhet e paqës dhe vëllazërisë që rezultojnë prej tyre, kanë vazhduar rregullisht që nga mesi i viteve të 1990-ta.

Lajme të gëzuara për një epokë të shenjtë

Kur bashkohen gjithë këto fakte, bëhet e qartë se ekziston një lëvizje e fuqishme drejt Islamit në shumë vende dhe se Islami është duke u bërë gjithnjë e më shumë tema më e rëndësishme e interesimit në botë. Këto zhvillime tregojnë se bota është duke lëvizur drejt një epoke krejtësisht të re, epokë në të cilën, me vullnetin e Zotit, Islami do të fitojë në rëndësi dhe mësimet morale të Kur'anit do të përhapen si një valë që rritet. Është e rëndësishme të kuptohet se ky zhvillim tejet i rëndësishëm u shpall në Kur'an 14 shekuj më parë:

Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij ndonëse jobesimtarët e urrejnë. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët. (Kur'an, 9:32-33)

Përhapja e parimeve morale të Islamit është njëri prej premtimeve të Zotit dhënë besimtarëve. Veç këtyre vargjeve, shumë thënie të Profetit tonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, pohojnë se mësimet morale të Kur'anit do të mbizotërojnë. Në ditët e fundit para fundit të botës, njerëzimi do të përjetojë një periudhë në të cilën keqbërja, padrejtësia, mashtrimi, hilja, luftërat, mosmarrëveshjet, konflikti dhe degjenerimi moral do të jenë të përhapura në mbarë botën. Pastaj do të vie Epoka e Artë, në të cilën këto mësime morale do të fillojnë të përhapen midis njerëzve si një valë që rritet dhe përfundimisht do të mbizotërojnë në mbarë botën. Disa prej këtyre thënieve, si edhe komentimet e mësuara mirë për to, janë dhënë më poshtë:

Gjatë kësaj (periudhe), umeti (populli) im do të jetojë një jetë aq të rehatshme dhe të lumtur që kurrë më parë nuk e kishin jetuar. (Toka) do të jap frutet e saj dhe s'do të mbajë asgjë dhe pasuria në atë kohë do të jetë e bollshme. (Sunan Ibn-i Majah)

… Banorët e qiejve dhe të tokës do të jenë të kënaqur. Toka do të nxjerrë gjithçka që rritet dhe qiejt do të lëshojnë shi me bollëk. Prej gjithë të mirave që Zoti do t'u dhurojë banorëve të tokës, të gjallët do të dëshirojnë që të vdekurit të rikthehen prap në jetë. (Muhkhtasar Tazkirah Qurtubi, faqe 437)

Toka do të shëndrrohet në një tabaka të argjentë të bimësisë që rritet… (Sunan Ibn-i Majah)

Toka do të jetë përplot barazi dhe drejtësi sikurse që ishte më parë përplot shtypje dhe tirani. (Abu Davud)

… Nuk do të ketë padrejtësi apo tirani. (ad-Dani)

Drejtësia do të mbizotërojë deri në atë masë sa që çdo pronë e marrur me forcë do t'i kthehet pronarit të saj; gjithashtu, gjëja e një personi tjetër edhe nëse ajo gjendet në gojën e dikujt, do t'i kthehet pronarit të saj... Siguria do të përhapet gjithandej në Tokë dhe madje femrat do të jenë në gjendje ta kryejnë haxhin e tyre pa shoqërimin e meshkujve. (Ibn Hajar al-Haythami, Al-Qaël al-Mukhtasar, faqe 23)

Bazuar në këto thënie, Epoka e Artë do të jetë një epokë në të cilën do të mbizotërojnë drejtësia, bollëku, begatia, mirëqenia, siguria, paqja dhe vëllazëria midis njerëzve, dhe epokë në të cilën njerëzit do të përjetojnë dashurinë, vetflijimin, tolerancën, dhembshurinë, mëshirën dhe besnikërinë. Në thëniet e tij, Profeti jonë, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të, thot se kjo periudhë e bekuar do të përjetohet përmes ndërhyrjes së Mahdit i cili do të vie në fundin e kohës për ta shpëtuar botën nga kaosi, padrejtësia dhe shkatërrimi moral. Ai do t'i çrrënjos ideologjitë e pafe dhe do t'i jap fund padrejtësisë që mbisundon. Për më tepër, ai do ta bëj religjionin siç ishte në ditët e Profetit tonë (paqja qoftë mbi të), do të bëj që mësimet morale të Kur'anit të mbizotërojnë midis njerëzve dhe do të vendos paqë dhe mirëqenie në mbarë botën.

Ngritja e Islamit që po përjetohet sot në botë, si edhe roli i Turqisë në epokën e re janë shenja të rëndësishme se epoka e paralajmëruar në Kur'an dhe në thëniet e Profetit tonë është shumë afër. Është dëshirë e thekshme e jona që Zoti do t'na lejojë të jemi dëshmitarë të kësaj kohe të bekuar.

Referencat: 1. " Muslimanët e Evropës brengosin Peshkopët," National Catholic Reporter, 22 Tetor 1999 2. "Muslimanët në Evropë," The Economist, 18 Tetor 2001. 3. Time, 24 Dhjetor 2001.