User:Mehdi Polisi
Mehdi Polisi ka lindur më 27.11.1953 në fshatin Dobovjan të Strugës. Në moshën 60-vjecare nga një sëmundje e shkurtër ndërroi jetë më 21.05.2014 në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Shkollën fillore e ka kryer në Dobovjan dhe Veleshtë të Strugës, kurse të mesmen në Prishtinë, medresen “Alaudin”, më 1973. Në vitin shkollor 1973/74 është regjistruar në Fakultetin Filozofik (tash Filologjik) të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Orientalistikës. Ka diplomuar më 1977. Gjatë gjithë kohës së studimeve, falë notës së lartë mesatare, ka fituar dhe shfrytëzuar bursën e Universitetit. Është student i gjeneratës së parë dhe ndër të parët që ka diplomuar në Degën e Orientalistikës në Prishtinë. Pas diplomimit ka punuar në Arkivin Historik në Ohër (1978/80). Më 1980 ka filluar punën në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në Degën e Orientalistikës, së pari si asistent, e pastaj si ligjërues i gjuhës turke. Më 1982/83 kak qëndruar në Turqi-Stamboll për hulumtime shkencore. Më 1988, në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, ka mbrojtur punimin e magjistraturës me titull “Adaptimet fonetike dhe morfologjike të huazimeve orientale në gjuhën shqipe” dhe më 1997, po në këtë Fakultet, ka mbrojtur edhe punimin e disertacionit të doktoratës me titullin “Turqizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë” dhe kështu mori gradën: Doktor i Shkencave Filologjike. Në dy mandate ka qenë shef i Degës së Orientalistikës. Ndërkaq, nga 1 tetori i vitit 2004 deri në 1 tetor 2012 ka qenë prodekan i Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prishtinës Është në marrëdhënie të rregullt pune si mësimdhënës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë në Degën e Orientalistikës, në thirrjen universitare Profesor i rregullt (ordinar). Është angazhuar edhe në Universitetin e Tetovës (që nga themelimi i tij) (1994), në Degën e Historisë për lëndën e Osmanishtes (në shkallën e dytë dhe pastaj edhe në shkallën e tretë të studimeve). Tani mban lëndën e gjuhës turke në Degën e Filologjisë Orientale në USHT (i angazhuar). Për lëndën Gjuhë turke-osmane ka qenë i angazhuar edhe në Fakultetin e Shkecave Islame në Shkup, që nga themelimi i tij (1997), e deri në qershor të vitit 2002. Është anëtar për hartimin e Enciklopedisë së Republikës së Kosovës, sipas projektit të Shtetit të Kuvajtit: Enciklopedia e Kuvajtit për Botën Islame dhe Pakicat Myslimane. Ka marrë pjesë aktive në tubime shkencore me kumtesa: – Në: Simpoziumi Ndërkombëtar: Feja, Kultura dhe Tradita Islame ndër Shqiptarët, Prishtinë, 1994, e organizoi Bashkësia Islame e Kosovës, – Në: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë: 2001, 2003, 2004, 2005, 2007, 2012, – Në: Konferenca Shkencore për Sami Frashërin (me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së tij), Tiranë, 18 qershor 2004; e organizoi Akademia e Shkencave të Shqipërisë., – Në: Konferenca Shkencore: Sami Frashëri 100 vjet pas, Shkup, 19-20 nëntor 2004, e organizoi SHB Logos-A, Shkup, – Në: Sesioni Shkencor: Kur’ani tek shqiptarët, Prishtinë, 26-27 dhjetor 2005, e organizoi BIK. – Në: Simpoziumi Ndërkombëtar: Gjashtë shekuj të Islamit ndër shqiptarë, Prishtinë, 16-17 shtator 2006, e organizoi BIK, – Në: Tryeza Shkencore: Terminologjia islame, Prishtinë, 2005, e organizoi ASHAK dhe BIK. – Në: Seminari III Ndërkombëtar i Albanologjisë, 23-27 shtator 2009, Shkup, USHT. – Në: Akademi Shkencore për prof.dr. Hasan Kaleshin, 14 korrik 2012, Kërçovë. – Në: Konferenca Shkencore: Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar, Tiranë, 28-29 shtator 2012, organizuar me rastin e 100-vjetorin e Pavarsisë së Shqipërisë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe Bashkësia Fetare Islame në RM. – Në Konferencën Shkencore: Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkëkohësisë, Tetovë, 18-19 tetor 2013.
Vepra autoriale dhe të përkthyera:
1. Sami Frashëri, Vepra 6, Dashuria e Talatit me Fitnetin, Rilindja, Prishtinë, 1984; Tiranë, 1992 (bot. i dytë); Logos-A, Shkup, 2002 (bot. i tretë); Logos-A, Shkup, 2004 (bot. i katërt) (në kuadër të kompletit të veprës së Sami Frashërit, me numrin e serisë 09. Vepra më e plotë e Sami Frashërit në gjuhën shqipe: 1-20 vepra).
2. Salih Gjukë Dukagjini, Shkrolaria e shqypes, BI e Kosovës, Prishtinë, 1991.
3. Sami Frashëri, Vepra 9, Personalitetet shqiptare në Kamus al-a’lam të Sami Frashërit, Logos-A, Shkup, 1994; 2002 (bot. i dytë); Logos-A, Shkup, 2004 (bot. i tretë) (me numrin e serisë 02).
4. Sahihu-l-Buhari në gjuhën shqipe 1, Prishtinë, 1995.
5. Sami Frashëri, Vepra 10, Qytetërimi islam, Prishtinë, 1999; Logos-A, Shkup, 2002 (bot. i dytë); Logos-A, Shkup, 2004 (bot. i tretë) (me numrin e serisë 13).
6. Sami Frashëri, Vepra 11, Gjuha, Prishtinë, 2001; Logos-A, Shkup, 2002 (bot. i dytë); Logos-A, Shkup, 2004 (bot. i tretë) (me numrin e serisë 07).
7. Gramatika e gjuhës turke,, Logos, Prishtinë, 2002, Logos-A, Shkup, 2009 (bot. i dytë).
8. Sami Frashëri, Anekdota, Logos-A, Shkup, 2003; Logos-A, Shkup, 2004 (bot. i dytë) (me numrin e serisë 11).
9. Hafiz Ali Ulqinaku: Abetarja shqipe (Vepër e lënë në dorëshkrim me alfabet arab-osman). Kjo vepër e transkribuar me alfabetin e sotëm të shqipes dhe e plotësuar me shënimet e duhura prej meje është botuar në kuadër të Monografisë së Hafiz Ali Ulqinakut, të përgatitur nga profesorët Faik Luli dhe Islam Dizdari: Hafiz Ali Ulqinaku – Jeta dhe vepra, Logos-A, Shkup, 2005, f. 52-101.
10. Sami Frashëri, Qielli, Logos-A, Shkup, 2004 (me numrin e serisë 16).
11. Sami Frashëri, Toka, Logos-A, Shkup, 2004 (me numrin e serisë 17).
12. Sami Frashëri, Njeriu, Logos-A, Shkup, 2004 (me numrin e serisë 18).
13. Sami Frashëri, Përsëri njeriu, Logos-A, Shkup,2004 (me numri e serisë 19).
14.Sami Frashëri, Mitologjitë, Logos-A, Shkup, 2004 (me numrin e serisë 20).
Studime dhe artikuj të seleksionuar:
- Rreth disa Orientalizmave në Fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, Gjuha shqipe, nr. 1, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 1990.
- Adaptimet fonetike të arabizmave në gjuhën shqipe, Dituria islame (në tri vazhdime), nr. 19/nëntor 1990; nr. 20/dhjetor, 1990; nr. 21/janar, 1991, Prishtinë.
- Disa fjalë rreth Kamus al-a’lamit: Abdul Beu (Frashëri), Dituria Islame, nr. 22-23/shkurt-mars 1991, Prishtinë (seria e personaliteteve shqiptare në Kamus al-a’lam të Sami Frashërit do të vazhdojë deri në nr. 42 të kësaj reviste, në rubrikën: Nga trashëgimia jonë kulturore).
- Sami Frashëri dhe Kumus al-a’lami, Dituria islame, nr. 43/nëntor, 1992, Prishtinë.
- Sami Frashëri – enciklopedist, Bashkimi paqësor, nr. 1/maj, 1992, Prishtinë.
- Përdorimi i terminologjisë islame në gjuhën shqipe, Feja, Kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët (përmbledhje punimesh të Simpoziumit Ndërkombëtar), Prishtinë, 1995, f. 317-322.
- Hadithi pas Kur’anit burim kryesor i Islamit, (në pesë vazhdime), Hëna e Re, 15 janar; 1 shkurt; 1 mars; 1 prill; 15 prill 1995, Shkup..
- Disa pika dalluese midis gjuhës shqipe dhe gjuhës turke, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Prishtinë, 2002.
- Sami Frashëri në fushën e Islamistikës (në vend të Parathënies te vepra: Qytetërimi islam (shih këtë vepër).
- Abetarja shqipe e Hafiz Ali Ulqinakut – dorëshkrim, Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (XXIII/1), Prishtinë 2004.
- Interesimi i Sami Frashërit për shkencat natyrore, Filologji, nr. 12, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2004, f. 142-155. (Kumtesë e lexuar në Konferencën Shkencore, më 18 qeshor 2004 në Tiranë, me rastin e 100 vjetorit të vdekjes së Sami Frashërit, që organizohej nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë).
- Kamus al-a’lami i Sami Frashërit vepër me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, 23/1, Prishtinë, 2004, f. 51-62; edhe në Jeta e Re, Prishtinë, 2005.
- Ndryshimet semantike të disa huazimeve orientale në gjuhën shqipe, Filologji, nr. 13, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2005, f. 1123-127.
- Kontributi i Hasan Kaleshit në gjuhësinë shqiptare, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr.24/1, Prishtinë, 2005, f. 403-410.
- Leksiku islam pjesë përbërëse e leksikut të shqipes, Terminologjia islame, Prishtinë, 2006. (Përmbledhje punimesh nga Tryeza Shkencore që e organizoi Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës dhe Bashkësia Islame e Kosovës), Prishtinë, 2006, f. 81-89; edhe në Edukata Islame, Prishtinë, 2005.
- Sami Frashëri – njeriu që shkeli në shumë fusha të dijes, Filologji, nr. 14, Fakulteti i Filologjisë, Prishtinë, 2006, f. 65-85.
- Klasifikimi i huazimeve orientale në gjuhën shqipe sipas fushave të përdorimit, Filologji,nr. 15, Prishtinë, 2007, f. 45-62.
- Qëndrimi i Sami Frashërit ndaj Islamit dhe qytetërimit të tij, Edukata Islame, Prishtinë, 2007, f. 113-122.
- Sami Frashëri njohës i Kur’anit, Hëna e Re, nr. 192, shkurt 2007, Shkup.
- Togfjalëshi emëror dhe mbiemëror i shqipes krahasuar me togfjalëshin emëror dhe mbiemëror të turqishtes, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, nr. 26/1, Prishtinë, 2007.
- Sami Frashëri për qytetërimet, Dituria islame, nr. 263, qershor 2012; nr. 265-266, gusht-shtator 2012; nr. 267, tetor 2012.
- Kontributi i Hafiz Ali Ulqinakut për arsimin shqip në: Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar (Konferencë Shkencore, 28-29 shtator 2012), Tiranë, 2013, f. 134-140.
- Sami Frashëri linguist i shquar, Hikmet (revistë shkencore), nr. 2, qershor 2013, f. 21-53, Prishtinë.
- Sami Frashëri në fushën e gjuhësisë, Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Sqiptare, nr.?? ,f. ??
- Interesimi i evropianëve për Botën Orientale-Islame sipas Sami Frashërit, punim i lexuar në Konferencën Shkencore: Problemet socio-kulturore dhe sfidat e bashkëkohësisë, Tetovë, 18-19 tetor 2013.
- Enciklopedia e Sami Frashërit Kamus al-a’lam thesar diturish, botuar në: Monografia e Degës së Orientalistikës..
- Tri çështje gjuhësore sipas Sami Frashërit (Historia e shkrimeve; Shkrim-leximi dhe Mësimi i gjuhëve të huaja), Hikmet, nr. 4, dhjetor 2013, f. 11-31, Prishtinë.
Përkthime letrare nga turqishtja:
- Të jap mend, “Rilindja”, 26.04.1984.
- Mbreti i plehut, “Bota e Re”, Prishtinë, 15 qershor 1985 dhe në “Zëri i Rinisë”, 15 mars 1986, Prishtinë.
- Kolltuku, “Jeta e Re, 1/1986, Prishtinë.
- Çizmja e një pashai pensionist, Rilindja, 30.o6.1988.
- Unë nuk përzihem, “Rilindja”, 17.05.1990.
- Kujtimet e një bukurosheje (përkthim nga osmanishtja së bashku me shënime për autorin. Autor i kësaj vepre është shqiptar: Hajredin Leskoviku, i cili ka jetuar në shek. 19 dhe ka shkruar disa vepra letrare), “Rilindja”, 5.12.1997. Përkthime nga arabishtja
- Yjët i duan fëmijët, “Flaka e Vëllazërimit”, 14.12.1977, Shkup.
- Pse heshti lumi? “Gëzimi”, nr. 3.1978.
- I zhgënjyeri, botuar në përmbledhjen “Proza arabe, Prishtinë, 1983. Përkthime nga boshnjakishtja
- Shkaqet e shpalljes së Kur’anit, “Dituria Islame”, nr. 29/1991.
- Agjërimi, “Dituria islame”, prill/1991
- Zekatu-l-Fitri, “Dituria islame”, nr. 30/prill 1992.