User:LulzimVrangalla
PUSHTIMI I KONSTANDINOPOJES 1453
HYRJE
Gadishulli iBallkanit ndodhet midis dy qytetrimeve, dhe atë midis atij perendimorë dhe atijlindorë dhe si i tille ka qenё gjithmnë fushbetejë përplasjesh të mëdha tëperandorive, popujve e feve të ndryshme. Gjatë shekujve nëBallkan kanë jetuar popuj e janë ngritur perandori të ndryshme të cilët padyshim kanë lënë gjurmët e tyre në historinë e Ballkanit dhe një perandori etillë ishte Bizanti apo Perandoria Lindore Romake me kryeqendërKonstandinopojën, popujt, shtetet apo perandoritë gjatë historisë sëekzistencës së tyre përjetojnë edhe ulje-ngritjet e tyre në fusha të ndryshmepor që më me rëndësi na paraqitet fusha politike, kulturore e ekonomike, dhenatyrisht që një gjë të tillë e përjetoi edhe Perandoria Bizantine që arritikulmin dhe pastaj rregullit të përhershëm të “tatpjetës”, por ajo që bënte tëshkëlqente P.Bizantine nuk ishte shtrirja territoriale dhe forca ushtarke apodiçka tjetër por ishte kryeqendra e sajë që pa asnjë mdyshje e meritonte përkohët me të mira epitetin “qendra ebotës”, pra ishte një qytet madhështor me numër të madh banorësh e i pasurnga ana kulturore që e bënte të ishte një vend mjaft tërheqës për filozofë, letrarëe njerëz të pasur të kohës e tj.
E praKonstandinopoja që mori emrin pikërisht nga themeluesi i sajë Konstandini ishteqendra më e rëndësishme e botës së atëhershme dhe shtrihej në kufirin e ndarjessë orientit me perendimin dhe ishte s’pari qendra e një pernadorie e pastajqendra e kulturës dhe tregtisë së botës së atëhershme mesjetare, por të gjithakëto gjëra pozitive e bënin të ishte mjaft e lakmuar nga pushtues të ndryshëmtë cilët pretendonin trashgiminë e sajë lakmonin pasurinë, kulturën e pozicionine sajë gjeo-strategjik. Konstadinopojakonsiderohej si e pa pushtueshme dhe jo më kot, gjat gjith historis së sajë, mëtepër se njëmijvjeçare ajo u sulmua nga popuj e perandori të ndryshme por nëduar armike ra vetëm dy her dhe atë më 1204 pushtimi i parë dhe më 1453pushtimi i dytë dhe i fundit, dhe pikërisht pushtimi i dytë ka një rëndësi tëveçantë pasi shënon fundin e një perandorie dhe dhënien e një karakteri krejttë ri qytetit të vjetr të Konstandinopojës. Pra Konstandinopoja e Konstandin Paleologut IX do të pushtohej nga otomanët e Mehmetit II,pra ishte një përplasje qytetrimesh e religjionesh në pamje të parë, pomateshin forcat midis orientit dhe perendimit, për Mehmetin më shum ish çështje prestigji e mllefi ndërsa për Konstadin Paleologun ishte një çështje jetëa vdekje që do të vendoste për fatin e tij, shtetasve dhe qytetit të tij.Peuridha para, gjatë dhe pas pushtimit ishte një dramë e vërtetë qëkishte të bënte me pëpjekjet e perandorëve bizantin për të shpëtuarperandorinë, me përgatitjet ushtarake të Mehmetit me heroizmin e bizantinëvedhe dhënjen e një karakteri krejt të ri qyteti të vjetër të Konstandinopojës.
I. OSMANËT DHE BIZANTI
Turqit ishin një fis mongol që jetonin në rrethinat e Kaspikut dhesi sundimtar i par i tyre ishte Osmani ky një personalitet që u rrethua më pasnga legjendat sipas të cilave pa një ëndërr qe i thoshte se osmanllinjt do tëpushtonin botën, e pra pikërisht Osmani do të ishte ai i pari që do të ndeshejme bizantinët dhe atë duke marrë Bursën më 1359 ky ishte takimi i parë iosmanllinjve dhe bizantinve, aspak miqsor.Menjëher pas marrjes së Bursës Osmani vdiq dhe pasuesi i tijë ishteOrkani i cili vazhdoi pushtimet në Anadoll duke marr qytetet bizantine njëripas tjetrit dhe kto qytete panë se si perandoria e tyre as që ua kthey sytë,madje u ndjenë të braktisur edhe nga kisha orotodokse gjë nuk i shpëtoi pashfrytzuar Orkanit i cili me një presion fare të vogël ekonimik ktheu pjesën mëtë madhe të popullsisë së krishterë të Anadollit që kish pushtuar, në myslimantë devotshëm dhe si për fillim të mabrë për otomanët në Bizant shpërthyengrindjet për pushtet dhe tani Orkani jo me forcë por i thirrur do të shkelteEuropën.Gjon Kantakuzeni thirri për ndihmë Oraknin dhe pas disa shërbimeshOrkani i paraqiti faturën Gjon Kantakuzenit i cili qe ulur në fronin biznatin,dhe si mos më keq kërkesat ishin stratosferike por Kantakuzeni vonë e kuptoi setu kërkosh ndihmë të “pa besve” ishte çmim tepër i lartë, Orkani kërkoidorzimin e një kështjelle në në pjesën eurpiane të Dardaneleve dhe disakonçensione tjera dhe kështu Orkani mori kështjellën Zympes pra turqit vendosënnjërën këmbë në Europë.Pas Orkanit në fronin osman erdhi Murati I i cili pushtoiMaqedoninë, Thrakinë dhe pjesë të brendshme të Ballkanit duke bër përpara drejtSerbisë dhe në vitin 1389 shpartalloi feudalët ballkanas në betejën e Kosovëstë udhëhequr nga Llazar Hrblenoviqi por këtu edhe Murati I edhe Llazari vdiqënnë fushat e betejës njëri me shpatë në dor e tjetri nën hijen e çadrës,sidoqoft u mbërthyen nga legjendat e bukura që të dy.Pasuesi i Muratit ishte Bajaziti I me nofkën ilderim që do të thotë rrufeja dhe e meritoi plotsisht, ai morrifronin dhunshëm duke vrarë të vllanë Jakupin pra që nga ky akt dukej se kushishte Bajaziti i cili do të ndeshej me hungarezët e Sigismundit në vitin 1389në Nikopojë në një kryqzatë të nxitur nga papa dhe Sigismundi dhe perendimorëtdo të psonin një disfatë të pa parë, pas kësaj Hungaria qëndroi e qetë për njëkohë ndërsa Bajaziti iu kthye Anadollit ku bëri kërrdin deri sa shtiu në dorëtërë Azinë e Vogël, e pra të gjitha këto ishin lajme të këqija përKonstandinopojën që ish katandisur si mos më keq dhe ish vetëm një pikë e vogëltash më në hartën e Europës edhe pse mbante emrin Perandori ajo tashmë përbëhejvetëm nga qyteti i Konstandinopojës dhe nga rrethinat, po ashtu edhe Moreja dheSelaniku llogariteshin pjesë e perandorisë edhe pse thuajse kishin njëqeverisje të pavarur me despotë të tyre.Por më në fund do të vinin edhe ditët e qeta për Bizantin, u shfaqnë skenë Timurlengu i cili kish shtën në dor territore të pa mata të Azisë dheu ish afruar edhe sundimeve të Bajazitit, në të vërtetë në fillim Timur nukdonte konflikt dhe i dërgoi një letër Bajazitit për tu mirkuptuar dhe por të mos pasur përplasje, por Bajaziti mearrogancën që e karakterizonte iu përgjigj se do të vinte dorë mbi harem nësenuk vinte ti përulej, dhe Timuri u fye rënd dhe u nis për hakmarrje dhe kështuushtritë kundërshtare u përballën në Anakara ose Angora në vitin 1402, Bajazitigaboi duke vën në rrjesht të parë kalorsinë tartare e cila e friksuar dhesfilitur nga marshi dhe se nuk donte të luftonte me njerzit e të së njejtësrrac u bashkua në mas të madhe me armikun, Bajaziti nuk iku, vendosi tërezistonte por u kap rob s’bashku me gruan e tij dhe u çua në çadrrën e Timuriti cili i trajtoi në mnyrën më të tmerrshme të mundshme, si sherbtor e si lodraqejfi.Këtu lajmi i mirë për Bizantin ishte se ushtria e pa thyeshme osmanemë në fund u thye dhe Perandoria Osmane u tund fortë nga themelet pasi u nda nëdy pjesë dhe djemt e mbetur të Bajazitit filluan luftën për fronin ndërsaTimuri iu drejtua sërish lindjes dhe i la të lirë djemt e Bajazitit tëvazhdonin luftën e tyre për fronin e sulltanit.Pra P.Osmane mbijetoi megjithse shum e dobët, fronin e mori MehmetiI i cili i sfidoi dhe i vrau vllezirt e tij njëri pas tjetrit dhe kështu nëvitin 1413, Europa dhe Bizanti kuptuan se gëzimi i tyre ishte jetshkurtër madjeato nuk e shfrytzuan atë ngjarje për të shkatrruar një her e mirë P.Osmane meçka do të ndalej edhe avancimi i Islamit në Europë.Megjithatë Bizanti gjatë kohës së Mehmetit I mori frymë lirshëm pasiMehmeti dëshironte paqen dhe jo luftën dhe sulltani më së shumti iu përkushtua ringritjessë perandorisë dal-ngadalë se sa luftrave në Europë dhe me Bizantin mirpo kjogjendje zgjati deri në vitin 1421 kur në fron erdhi Murati II i cili në maj tëgjuhës kishte luftën por edhe gjat sundimit të Muratit II Bizanti pati fat pasiushtritë e Muratit ishin tpër të zëna me Janosh Huniadin i cili e pat mundur dyher dhe po ashtu në Shqipëri shpërtheu kryengritja e Skëderbeut i cili e mundiMuratin shpesh dhe Shqipëria do të mbetej edhe për gjysëm shekllui e lirë porfati sërish anoi nga osmanët dhe atë shpejt, në vitin 1430 Murati rrethoiSelanikun dhe e pushtoi dhe po ashtu kish rrethuar edhe Konstandiopojën por utërhoq pasi në Anadoll kish plasur lufta, ndërsanë vitin 1444 Murati II mundirëndë ushtrinë e kryqzatës të udhëhequr nga mbreti hungarez Ladislavi dhe ngaJanosh Huniadi në Varna të Bullgarisë, fitorja u festua duke ngulur kokën eLadislavit në majë të heshtës.Që nga shfaqja e tyre osmanët treguan sje sjanë ca mongolë primitivqë do ti merrte era e historisë, ato u bënë një rrezik serioz për P.Bizantinedhe për Europën por që në mënyr të pa shmangshme do të kanosnin ekzistencën ePerandorisë Bizantine e cila ishte e dërrmuar dhe nuk arriti ta merrte veten mëqë nga katastrofa e 1204.Shkëlqimin e saj Perandoria Bizantine e humbi që nga kryqzata e IVkur latinët pushtuan Konstandinopojën dhe plaçkitën gjithçka që gjetën brendamureve Teodosiane dhe kur Bizanti urimgjallë sërish në gjysmën e dytë të shek. XIII nga Paleologët më skat ngaMihail Paleologu me ndihmën e gjenovezve, nuk e mori dot më veten dhe as që earriti forcën ushtarake shtrirjenterritoriale dhe rrjedhimisht as shkëlqimin kulturorë e ekonomik pas goditjesvdekjeprurëse të 1204, por megjithatë Perandoria Bizantine sërish llogaritejtrashgimtarja e romakve të vjetër zonja e Ballkanit dhe e Anadollit edhepseterritoret e ktyre dyjave i kish humbur ne masë të madhe dhe sundonte vetëmpjesën jugore të Ballkanit dhe veri-perendimin e Anadollit, perandoria eringjallur nga Paleologët as që mund tu bënte ballë më kryengritjeve tëfeudalve sllav dhe shqiptar në Ballkan e lëre më ti shtypte dhe si për ters ushfaqën dy fuqi të reja njëra nga perendimi dhe tjetra nga lindja, pra serbëtnë Ballkan dhe otomanët në Anadoll dhe kështu Bizanti ishte mes dy zjarresh pormakthi i parë pra serbët qen një stuhi që u vetshkatrruan shpejt pas vdekjes sëStefan Dushanit por turiqt skishin të ndalur, e pra pas gjith atyre pushtimeshebetejash të llahtarshme turiqt gjunjëzuan Ballkanin, pra Murati arriti shumë,tpaktën mjaftonte pshertima e tij që Europa të dridhej por edhe atij i shpëtoidiçka ose më mir sja doli dot të gjunjëzonte Shqipërin dhe në fakt i shpëtoiKonstandinopoja.Por shpejt do ti vinte radha edhe Konstandinopojës por jo në kohën eMuratit por në kohën e Mehmetit II i cili synim i kish vendosur vetes pushtimine Konstandinopojës dhe zhdukjen e Perandorisë Bizantine.
II. PËRPJEKJET E PERANDORVE BIZANTIN
Që nga shfaqja e osmanve perandorët bizantin u përpoqën të forconinpozitat e tyre të merrnin ndihma nga Europa dhe të dobsonin osmanët në kohë kurparaqitej çështja e trashgimisë së fronit në këtë drejtim kryesisht u dalluantre perandorët e fundit.Manueli II ishte peng i sulltanit kur mori vesh vdekjen e të atit icili qe bërë vazal i Bajazitit, fshehurazi Manueli u largua nga Bursa dhearriti në Konstandinopojë ku mori pushtetin, Bajaziti për këtë akt nuk e vonoidënimin por që sish aq i rëndë Konstandinopoja ish msuar tashmë në varfëri dhenuk i bënin përshtypje presionet ekonomike.Megjithatë Manueli II e dinte se duhej me ngut të merrte ndihma përçka menjëher i lëshoi thirrje Europës dhe i pari që iu përgjigj ishteSigismundi dhe po ashtu edhe papa Bonifaci IX me çka u bë thirrje për njëkryqëzat dhe kështu u mblodhën 100.000[1]luftëtar nga vende të ndryshme të Europës dhe filloi marshimi, dy ushtritëkundërshtare u përballën në Nikopojë, ishte një dështim dhe një kasaphan evërtetë rreth 10.000 kryqtar u masakruan në prani të Bajazitit, ushtritëkryqtare ishin shum larg taktikave të përparuara të otomanve, dhe kështu shkoidëm përpjekja e parë e Manuelit II dhe për më keq Bajaziti ngriti një frotesënë bregun aziatik të Bosforit, Manueli u tmerrua dhe shtoi përpjekjet përndihma dhe në vitet 1397-8 nisi të dërguarit e vet te papa te mbreti i Anglisë,Francës, Aragonës dhe te duka i Moskës, mbreti i Polonisë, dhe nuk vonuanrezultatet papa Bonifaci IX nxori urdhëresa për të nxitur europianët të merrninpjesë në kryqëzata, ndërsa më pas drejt Parisit u nis edhe vetë perandoribizantin.Në fillim Manueli zbarkoi në Venedik më prill 1400 ku u prit mirëpor smori gjë, pastaj arriti në Paris ku u prit ngrohtësisht por Karli IV nukpranoi të organizonte një kryqzat, që aty perandori vazhdoi në Londër ku epriste Hnriku IV që e priti shumë mir duke organizuar edhe banket e duke idhuruar 4000 stërlina por kjo ishte e gjitha nga Henriku IV, perandori uzhgënjye megjithat pati durimin dhe u kthye sërish në Paris po qtë shihte KarliIV kish rrjedhur nga trut edhe pse sërish mbante fronin, megjithatë vazhdoiqëndrimin në Paris nga ku negocionte me mbretin e Portugalisë dhe të Aragonës,madje i shkruajti dozhit[2] tëVenedikut duke i propozuar që ai të ishte udhëheqsi i kryqzatës por dozhi as qëja vuri veshin.Më pas kah shtatori i vitit 1402 arritën lajme të mira, Bajaziti ishmundur nga Timurlengu dhe perandoria otomane ish shkermoqur, Manueli u përgatitpër nisje dhe gjat rrugës u ndal edhe një her në Venedik ku u prit miqsisht porvenedikasit u munduan që sa më shpjet ta nisin drejt kryqytetit të tij.Në vitin 1403 Manueli arritin në Konstandinopojë ku e prisnin lajmetë mira pasi Sulejmani, djali Bajazitit kish bër marrveshje me bizantinët dhe ukish bërë mjaft lëshime megjithatë ishin ende gjallë djemt tjerë të Bajazititdhe nuk vonoi kur Musai mundi Sulejminin dhe anuloi traktatin, tani Manueliduhej të luante prapaskene dhe nxiti Mehmetin djalin e vogël të Bajazitit icili e mundi Musan diku në Serbi dhe e vrau, Mehmeti ishte njeri i paqes dhepranoi kushtet e Sulejmanit, kur pa pritmas u shfaq një pretendent tjetër i foronitqë pretendonte se ishte Mustafai, rebelimi u shtyp por Mustafai u strehua nëSelanik dhe Mehmeti kërkoi ndihmën e Manuelit i cili e dënoi me burg tëpërjetshëm por nuk e vrau por e mbajti si një mjet që ndoshta do të duhej në tëardhmen.Më pastaj më 1426 bashkperandor u emrua Jovani djali i madh iManuelit ky gjithmon e më shum po merrte në dorë frerët e perandorisë dhe ishtepër një politikë agresive ndërkohë në vitin 1421 në fronin osman kish hipurMurati II një luftëdashës ky pra u status-quojapo shkonte drejt prishjes dhe ashtu ndodhi Jovani lëshoi nga burguMustafanë i cili shtiu në dorë Rumelin por në Anadoll u mund nga Murati II icili inatin e zbrazi mbi muret e Konstandinopojës dhe mbi Selanik të cilin epushtoi ndërsa me katapulta bombardonte muret Teodosiane por shpejt u dëshpruadhe hoqi rrethimin dhe pse kish plasur lufta në Anadoll.Jovan Paleologut i hyri frika u nis drejt Europës por si kurr më pari kthye krejt duar bosh por kur u kthye gjendja qe përmisuar disi pasi Bizantikish bërë paqe me Osmanët.Në vitin 1425 vdiq Manueli II dhe Jovan VIII Paleolog u bë sundimtari vetëm, më vonë u mor vesh se papa kish thirrur një kshill i cili u shty e mënë fund u mbajtë në vitin 1438 në Ferrara dhe pastaj në Firence, Jovani shkoitë merrte pjesë në fillim u diskutua pë çshtjet dogmatike fetare e më pasndodhi e pa dëgjuara u bë bashkimi i Kishave dhe u shpall në dy gjuhë latinishte greqisht dhe fillonte “U lumutorfshinqiejt” po nga qtë lumutroheshin, Jovani kur u kthye në Konstandinopojë u pritsi mos më keq u quajt tradhtar i orotoidoksisë dhe i vllai u pëpoq ta shfronsontepor sja arriti, megjithatë kish marr premtimin e nisjes së një kryqëzate ngapapa e cila filloi dhe pati sukse deri diku, u arrit të merrej Sofja porkryqtarët gabuan duke pranuar paqen e ofruar nga sulltani, këtë gjë ekundërshtoi papa duke e bindur Vladislavin e Hungarisë të riniste sulmet dhekështu ushtritë armike u takuan në Varna të Bullgarisë, qe një katastrofë evërtet kryqtarët u shpartalluan dhe përpjekjet e Jovanit shkuan të gjitha kottani më as që mund të flitej për kryqëzat dhe më e rënda ishte se Jovaniurrehej nga shtetasit e tij pasi kish tradhtuar ortodiksizmin dhe u desh tёuronte sulltanin pёr fitoren.Më 31 tetorë 1448 Jovan Paleologu vdiq dhe për trashgimtar kishcaktuar të vëllan Konstandin Paleologun, tani Bizanti ishte si mos më keq irrënuar e i përçar nga brenda e kish mbetur sa një pikë e pa dukshme në hartëne Europës, të pakt ishën ato që ushqenin shpresa për shpëtimin e perandorisë eaq më pak për tmos thënë aspak për forcimin e saj, Manueli dhe Jovani bënëçmundën por rrethanat ishën ashtu që bën çdo pëpjekje të dështonte tani ekishte radhën Konstandini tё vepronte, por sish lën shum vend edhe për veprimete tij, çfardo që të ishin ato, dukej që koha kish filluar numrimin mbrapsht përperandorinë e vjetër.
[1] Jon Julius Norwich,Bizanti, fq.330.[2] Dozhi ishte titull politik, pra sundimtari apo udhëheqsi i Venedikut.
III. RËNIA E KONSTANDINOPOJËS
Menjëher pasi mori lajmin e vdekjes së Jovanit, Konstadini u nis përnë Konstadinopojë pasi ndodhej në Mistra të Mores, pra atje ku ish despot, dhekështu më 6 janar 1449 Konstandini u kurorzua perandor por me një ceremonicivile pasi patriku ndodhej në Itali, pa çka se kurorzimi sipas traditës mundtë niste një luft civile pasi shtetasit e tij ishin kundër bashkimit të kishavendërsa ai vet nuk e kish dënuar këtë gjë, me shpresën se ndoshta papa do të niste ndonjë kryqzat apo ndihmë, por qëndrimi i till i kushtonte shumë pasi skish asnjë të drejt morale tu kërkonte shtetasve të tij ndershmëri, sidoqoft Konstandini u bë perandor dhe atë me emrin Konstandini IX Paleolog.Pra perandoria e vjetër ish në gjendje të tmerrshme për skajpërçarjes së bredshme fetare Konstandinopoja kish edhe probleme tjera sivarfërin e skajshme e cila e bënte popullsin mjaft të prekshme ndaj epidemive esmundjeve të ndryshme që kishin bërë kërrdin dhe pas rrethimesh të shumta qëkish përjetuar, popullsia në të ish reduktuar frikshëm në rreth 50.000[2]banorë ndërsa ato që mund të mbanin armë ishin edhe më pak.Në palën osmane gjërat ishinpak më ndryshe, Murati II kish vdekur më shkurt të viti 1451 dhe menjëher ishthirrur Mehmeti të merr fronin, pasi vllezrit e tij kish kohë që kishin vdekur,dhe Mehmeti në koh rekord arriti nga Anadolli në Edrene ishte ende 19 vjeç dhekish kapur majat e pushtetit, në fillim pat ca fërkime me jeniçerët të cilve u dha shpërblim që më vonë e paguan rënd, ndërsavejusha e Muratit e përshëndeti sulltanin e ri por gjeti djalin e vet tëmbytur, Europa u lehtësua pasi mendonte se ishte mjaft i ri e i pa aft, iluziontë cilin Mehmeti ua ushqeu me të madhe pasi në buzën e tij ish paqja në zemërlufta, kah kalonte Mehmeti shfaqej terrori e zjarri, e kishte për zakon tëbënte shkrumb e hi andej ka kalonte edhe pse mund të ishte e pa nevojshmeMehmeti nuk i linte gjë rastësis, kto dhunti i kish marr nga fëmiria e vështirqë kish kaluar.Me të ngjitur në fron u betua që do të ruante miqsin me Bizantin,megjith betimin Konstandini kishte mjaft dyshime e këto i vërtetoi kur pafillimet e përgatitjeve, në prill të po të njejtit vit Mehmeti filloi ngrtijene një ndërtes mbi Bosfor të cilën e quajti RumeliHisar, u ngrit shum shpejt pasi kush nuk respektonte afatin bëhej kurban,Konstandini IX dërgoi dhurata dhe i lutej që të mos cënonte fshatarsinë përrethmureve por Mehmeti II iu përgjigj se jasht mureve ishte ai sundimtari dhe kurKonstandini dërgoi sërish njerëz për tju lutur Mehmeti i ekzekutoi që të gjith,ndërsa në gusht përfundoi Rumeli Hisar-i dhe aty u vendosën topa e jeniçer dheu urdhëruan që të kontrollonin çdo anije që do ti afrohej ngushticës dhe kurnjë anije venedikase nuk iu bind, Mehmeti e kapi dhe kapitenit të saj i preugjuhën, Europa kuptoi që me Mehmeti nuk mund të bëhej shaka edhe pse shum i ri.Gjat vitit 1452 Mehmeti u mor me pregatitjet dhe një inxhiner vllehose hungarez i ofroi një top kolosal, Mehmeti e pagoi mirë dhe siguroi dy tëtill, dhe në janar të vitit 1453 në Edrene Mehmeti mblodhi ministrat të cilve utregoi se kish vendosur të pushtonte qytetin dhe menjëher dha urdhër tëmblidhej ushtria, e cila u mblodh nëThrakë dhe numronte rreth 120.000[3]ushtar prej të cilve 10.000 bashibozuk[4],po ashtu Mehmeti dispononte edhe rreth 70 topa artileri dhe 300 anije lufte,pra edhe flotë detare e cila lundronte në Marmara, tani Konstandinopojakërcënohej edhe nga deti.Konstandini bëri thirrje për ndihmë dhe thirrjes iu përgjigjën:Venediku, Papa e Gjenova por të gjith çuan ndihma simbolike dhe jo kryqzatë sipat premtuar papa kur u bë bashkimi i kishave, megjithatë ndihma më erëndësishme ishte nga Gjenova që dërgoi Jovan Justinian Longon me 700 ushtarë,të cilit Konstandini i besoi komandën e ushtrisë e cila nuk arrinte me gjith tëhuajt më shum se 7000 ushtar dhe 26[5]anije, pra mbi 20km mure duhej të mbroheshin nga 7000 veta.Rrethimi i mirfillt filloi më 5 prill 1453, edhe pse ultimatumi përdorzimin e qytetit ish dhënë që nga vjeshta e 1452, repartet e ushtrisë osmanezunë pozicionet në jug dhe në perendim të qytetit, flota bllokonte Bririn eArtë tej zinxhirit të vendosur nga bizantinët për ta bllokuar, pastaj MehmetiII i dërgoi edhe një ultimatum Konstandin IX Paleolog, sipas ligjit kuranikqyteti duhej të dorzohej menjëher dhe do tu falej jeta të gjidhve, në tëkundërt lufta do të ishte e pa mëshirshme, por nuk erdhi ndonjë përgjigje.Në të zbardhur të 6 prillit 1453 topat e artilerisë hapën zjarr,bizantinët u tmerruan megjithatë ishin përgatitur kishin përforcuar muret dhekishin bër çishte e mundur, vetë perandori në ditën e parë të sulmit gjendej nëzonën më të dobët s’bashku me Justiniani, u dukën disa të çara por ritmi i tështënave ishte i ngadalt pasi topat ishin tepër të rëndë dhe kërkoni nga dy orëpër rimbushje, u hodhën në sulm bashibozukët por u zbrapsën shpjet, pas kësajMehmeti pushoi sulmet pasi priste furnizimet.Zjarri filloi sërish më 11 prill dhe nuk pushoi për rreth 40 dit,ndërsa më 20 prill Mehmetit i shpëtuan disa anije aragonase të mbushura me ushqimee armatime, edhe pse flota osmane u përpoq ti ndalonte nuk ja doli dot, endeishte e dobët, anijet kaluan në Bririn e artë, Mehmeti u tërbua dhe rrahu mekamzhik admiralin Baltogluit, kjo ngjarje bëri që Mehmeti të përqëndrontevëmendjen edhe në det dhe për habin e të gjidhve ai arriti të kalonte pengesëne zinxhirit të vendosur në Bririn e Artë ndërsa vetë zinxhiri ishte i paprekur, ekzisotjnë disa teori pë këtë si psh: ndërtimi i një traseje në Gallataqë bëri të mundur futjen e anijeve osmane te Briri i Artë, sidoqoft kjo gjë ishtee tmerrshme për bizantinët pasi tani duhej të mbronin edhe muret në bregdet qëishin nja 25 km gjatsi, ndërsa më kot pritej ndihma nga papa, Konstandinit iulutën të largohej fshehurazi por nuk pranoi asesei, gjendja vazhdoi e till edhepër ca dit, Konstandini e dinte fundin e kësaj dhe mblodhi popullin në ShenSofia, duke iu folur për çka vlente të vdisje, po ashtu para peshkove katolik eortodoks kërkoi falje për mëkatet e bëra, kjo ishte mesha e fundit në ShenSofia.Mehmeti më 26 maj kish mbledhur kshillin e luftës dhe kish diskutuarpër gjendjen, Veziri madh Halil Xhenderli kish kundërshtuar luftën dhe kishkërkuar që situata të zgjidhej paqsisht,ndërsa Zaganos Pasha një grek ky i dal nga devshirmejapropozoi luftën, fitoi Zaganosi u caktua 29 maji si dita e sulmit, ndërsame Halilin hesapet do të laheshin më von.Që nga momenti i mbajtjes së kshillit filluan përgatitjet intensive,ndërsa më dat 28 mbretëroi qetsia ishte ditë e Hënë dhe Mehmeti iu përkushtualutjeve, në mbrëmje bëri sërish llogarit, e njejta gjë ndodhte edhe brendamureve, e kuptuan se osmanët po përgatiteshin për sulmin përfundimtar.Në orët e para të datës 29 maj 1453 pra në orën një të natës MehmetiII dha urdhërin për sulmin përfundimtar, në fillim u lëshuan bashibozukët që usulën per rreth dy orë, pastaj këmbsoria anadollake e stërvitur dhe armatosurmir të cilët sa nuk hynë në qytet por befas u shpartalluan edhe më keq sebashibozukët, Mehmeti po tërbohej nga zemrimi dhe urdhëroi jeniçerët tësulmonin pra ishte një sulm me tre faza dhe mbrojtsit e udhëhequr nga perandoridhe Justiniani kishin pes orë që luftonin dhe kur zbardhi drita Jovan JustinianLongoja u plagos dhe vdiq në kto çaste u përhap paniku dhe filluan të prishenradhët e mbrojtësve, vetë perandori Konstandini IX Paleolog u hodh në mes tëbetejës dhe humbi përgjithmon, Mehmeti e pa ngjarjen dhe u hodh në sulm mejeniçerët mbrojtësit filluan të asgjesohen me shpejtësi dhe në një kullë uvalvit një flamur turk i vendosur nga bashibozukët dhe jo nga regjimentet më tëmirë si jeniçerët, ushtarët turq filluan të hyn në qytet dhe vërshuan rrugët,filloi kasaphana dhe në mesdit qyteti ish boshatisur, Mehmeti II hipur mbi kal e i shoqëruar ngaministrat dhe imami hyri në Shën Sofia dhe falenderoi Allahun bëri lutjen dhekështu Shën Sofia u bë Xhami.Mehmeti u kish premtuar ushtarve tre dit plaçkitje por në mbrëmjedha urdhër të ndalonte plaçkitja e kush ishte ai që mund të protestonte përkëtë, Mehmeti e donte qytetin të pa shkatrruar pasi ai qytet do të bëhej kryeqendrae perandorisë së tij.Mehmeti kish realizuar ëndrrën e tij, Konstandinopoja ishte e tijadhe ai ishte vetëm njëzet e një vjeç dhe kish zhdukur nga faqja e dheut njëperandrori 1123 vjeçare që e kish themeluar Konstandini i Madh.
[2] JohnJulius Norwich, Bizanti, fq 336.[3] GeorgesCastellan, Historia e Ballkanit, fq92.[4] Ushtar tëparregullt[5] JohnJulius Norwich, Bizanti, fq344.
IV. PAS RËNIES
Ish lajmi më ipabesueshëm, si mund vallë muret e Konstandinopojës të binin para turqve, siish e mundur që fortesa e krishterimit të binte në duart e të “pabesve”, Europa por edhe Ballkani ukapluan nga frika, osmanët ishin aq të fuqishëm sa mund të pushtonin edheKonstandinopojën e “papushtueshme”, epra Konstandinopoja u bë një qytet turk.Menjëher pas marrjessë qytetit Mehmeti filloi nga puna, qyteti duhej ripopulluar pasi ish zbrazurmadje vende-vende edhe duhej rindërtuar pasiish shkatrruar nga pushtimi, Mehmeti synonte që qytetin e sapo pushtuar tëbënte kryeqytet, ai ish tolerant për sa i përket anës fetare megjithatëpatriarkana duhej vënë nën kontrollin e tij, kështu që Mehmeti shpallitolerancën fetare dhe emroi një patrik të ri, që nga kjo kohë Kisha Ortodoksedo të bëhej njësh me klerin islam dhe sulltanët për të luftuar kundër armiqve të perandorisë dhe do të ketëpushtet si laik ashtu edhe fetar mbi popullsinë e krishtere brenda qytetit tësapo pushtuar. Mehmeti ftoi popullsinë e larguar qëtërikthehej në shtëpit e tyre dhe siguroi se askush nuk do të plaçkitej edhunohej më, por tani duhej tu përshtateshin rregullave të perandorisë së tij,gjithashtu Mehmeti solli edhe popullsi të ndryshme nga vende të shumta tëperandorisë si nga Anadolli dhe nga Ballkani për të mbushur qytetin eshpopulluar, ndërsa me kohë kish filluar shëndërrimi i kishava në xhami ndër tëparat qe Shën Sofia, gjithashtu Mehmeti urdhëroi edhe ndërtimin e pallatit tëri sulltanor, pasi Blankerna[6] endërtuar 1123 vjet më par ish si mos më keq. Shum pak dihet përfatin e perandorit të fundit bizantin pasi ekzsitojnë disa mendime për fatin etij por më e besuashmja është se pernandori i fundit i Bizantit u zhduk bashkëme perandorinë e tij pasi pas rënies së qytetit ai nuk u shfaq më gjë qësigurisht do ta bënte po të ishte gjallë pasi do të tentonte të rimerrteqytetin duke nxitur kryqzata apo edhe me ushtri të mbledhura nga të mundej porkjo gjë nuk ndodhi pra afër mendsh se perandori është vrarë mes mbrojtësve tëqytetit, dhe nëse është gjetur trupi i tij, pasi identifikimi i tij ishte shumi lehtë nga veshja e tij me shenja perandorake me shqiponja, natyrisht se ështëvarrosur bashkë me të tjerët në ndonjë varr masiv pasi smund të bëhej një varri vetëm i tij që do të shërbente si vend pelegrinazhi për të gjithfilobizantinët.Pernadoria Bizantineekzistoi për 1123 vjet e 18 dit, u themelua nga Konstandini i Madh më 11 Maj330 ditë e Hënë dhe pushoi së ekzistuari më 29 maj ditë e Mart 1453, gjatëekzsitencës së sajë P.Bizantine numroi 88 perandorë të kurorzuar pa përfshir 7uzurpatorët.
[6] Pallatiperandorak i perandorve bizantin.
PËRFUNDIMI
Që nga katastrofa e vitit 1204P.Bizantine nuk iu rikthye më shkëlqimi i dikurshëm që kishte, nuk pati ndonjëringritje të madhe në aspektin kulturor apo ekonomik dhe as rikthim tëterritoreve, pra në një far mënyre qen pernedimorët ato që rrënuan më së shumtiperandorinë Bizantine, e sikur të mos mjaftonte katastrofa e 1204, në Ballkan filluankryengritjet e bullgarve, serbve dhe shqiptarve të cilat perandoria skish fuqiti shtypte, por kto ishin hiq gjë krahasuar me rrezikun e ri që do të shfaqej. Nëgjysmën e dytë të shek XIV nga lindja gjithmon e më shum po avanconin osmanët, perandoriae ndjeu rrezikun që po i afrohej por si ish katandisur ajo skish mundësi më meforcat e veta ti kundërvihej një armiku të till që kish fuqinë e saj tëdikurshme, me çka filluan përpjekjet për forcimin e pozitave të saj dhepërmirsimin e raporteve me perendimn nga ku shpresonte aq shum se do të merrtendihmën aq të nevojshme. Njëndër hapat më të rëndësishëm qe bashkimi i kishave, por që më shum ish njëgabim pasi popullsia e perandorisë u irritua tej mase dhe nuk i bindeshte mëperandorit si dikur, aq e thell ish përçarja midis kishave saqë nuk pranonin tëbashkoheshin as në një rrezik të till, gjithashtu janë për tu vlersuar edhe udhëtimet e ndërmarra nga perandorët e funditbizantin si të Manuel Paleologut dhe Jovani VIII Paleolog por që u pritë ngaeuropianët dhe papa vetëm me fjalë të bukura, megjithse u organizuan disakryqzata ato qen të dështuara që në fillim dhe si faktor ktu ndikoi Venediku memanovrimet e tij “prapa skene” por pse jo edhe krenaria dhepadëgjueshmëria e ushtarve kryqtar ndaj eprorve të tyre. Përsa i përket osmanve, ato në fillim spastruan territoret rreth e rrotull dukelënë Konstandinopojën të vetme përball tyre megjithatë asnjë sulltan deri teMehmeti II nuk arriti ta merrte, ndërsa kur Mehmeti erdhi në pushtet thuajsegjithçka qe e gatshme por nuk duhen nënvlersuar aftësit e tijë si burrshtetasedhe pse ishte në “anën negative”, aibëri shum, që kur morri fronin tregoi se ishte mjaft i aft duke siguruar fronine tij me likuidimet që bëri brenda oborrit osman, pastaj me “shfaqjen e muskujve” duke vendosurkontrollin mbi Marmara dhe më pas erdhi edhe çështja finale për të cilën kishkohë që punonte, rrethoi Konstandinopojën dhe e mori me aq vendosmëri dhe nuk uhamend për të treguar forcën dhe agresivitetin që e karakterizonte, ndërsaEuropa sa për ta bërë edhe më të madhe njollën e turpit që kishte dërgoi njëndihmë simbolike e cila as që u ndje fare. Memarrjen e Konstandinopojës u shënua kshtu fundi i një Perandorie të madhe emjaft të pasur nga ana kulturore së cilës menjëher pas asaj date tragjikefilloi ti jepej një frymë dhe pamje tjetër, filloi pra tjetërsimi i kulturërbizantino-romake e cila u islamizua ndërsa qyteti shpejt u turqizua dhe moriemrin e ri turk Stamboll. Ky ishte fundi i një epoke.
LITERATURA
1.John Julius Norwich, Bizanti, Tiranë 2005.
2.Georges Castellan, Historia e Ballkanit,?
3.Ferdinad Schevill, Ballkani Historia dhe qytetrimi, Tiranë 2002.
4.Karl Grimberg, Historia botrore dhe qytetrimi 5, Tiranë 2004.
5.Thoma Murzaku, Abaz Mullai, Historia e Ballkanit, Tiranë 2002. Category:History Category:History of Europe