User:Kris gjika
Mefamorfoza-Franz Kafka,Analiza e vepres
Gjinia e librit:Novele
Viti I botimit:1915
Titulli I vepres:Termi “metamorfoze” do te thote shnderrim,ndryshim I rendesishem.Pergjate noveles ndodhin dy metamorfoza.
Se pari,transformimi I Gregorit, I cili kalon neper disa faza deri ne zhvillimin e plote.Gregor Zamza fillimisht transformohet fizikisht, me pas ai humb aftesine per te komunikuar me te tjeret,lidhjet profesionale dhe ambiciet personale,marredheniet me familjen,aftesine per te qene I dobishem,identitetin dhe lirine.Metamorfoza e Gregorit ne thelb eshte nje metamorfoze e jashtme pasi ajo nuk e prek shpirtin e tij,pasi ai ende ushqen dashuri per familjaret e tij.
Se dyti,metamorfizohet edhe familja e Gregorit.Familja transformohet se brendshmi,ne kushtet e nje jete ku marredheniet njerezore rrezikohen nga interesi dhe egoizmi.Tjetersimi I familjes eshte nje profeci kafkiane e cila na tregon shkaqet enje rrjedhoje fatale:dehumanizmit te mekanizmit shoqeror.
Metamorfoza ,si dukuri e perdorur nga Kafka ne veper eshte nje gjetje artistike gjeniale.Metamorfoza e Gregorit eshte materializimi i metafores te tjetersimit te individit ne shoqerine moderne.
Subjekti dhe rrefimi:Rrefimi I ngjarjeve behet ne veten e trete nga nje rrefimtar qe shfaqet ne veper dhe identifikohet me vete Kafken.Kafka ne vend te vetes se pare,zgjedh t’i “transportoje” ngjarjet ne nje personazh qe eshte fryt I fantazise se tij,paralel me te.Rrefimi nis me nje ngjarje te pazakonte:Gregor Zamza u zgjua nje mengjes dhe vuri re se ishte shnderruar ne nje kanderr gjigande dhe te ndyre.Pertej gjendjes ne te cilen ndodhet ,shqetesimi me I madh i Gregorit eshte se do te behet vone per ne pune.Gregori I transformuar krijon fillimisht nje shqetesim te thelle ne familje.Gjenialiteti I Kafkes eshte se ai e paraqet Gregorin vecse ne ndryshim fizik,ne zakone,menyren e jeteses,por jo shpirteror dhe te ndergjegjes.Vete Gregori arrin te kuptoje qe shnderrimi eshte I pakthyeshem dhe I pashmangshem dhe e gjithe kjo gjeme I vjen pasi ai eshte shume I perkushtuar pas punes e cila e ka bere efektin e saj te cuditshem jo duke I dhene te mirat qe cdo njeri pret ,por duke e shnderruar ne nje qenie te shemtuar e te trishtueshme ,qe e pengon te realizoje natyrshem deshirat njerezore qofte dhe me minimalet.Pas shnderrimit,bota e tij kufizohet ne nje dhome qe sa vjen e behet me e zbrazet.Babai dhe nena ndiejne neveri dhe ata thuajse e braktisin,harrojne ta ushqejne,kane frike te hyjne ne dhomen e tij,perpiqen ta fshehin nga te tjeret ate.Motra e tij,Greta kujdesej per te por dhe ajo pas nje fare kohe lodhet nga kjo gjendje.Ne familjen Zamza vetem Gregori punonte dhe pas shnderrimit te tij problemet financiare shtohen.Babai rikthehet ne pune dhe e motra fillon te punoje ne nje dyqan.Gregori-kanderr behet I papranueshem nga familjaret e tij duke e braktisur ate me indeferentizem.Ai vdes ne vetmi,me ngasherimin e pashprehur dhe disi ne pritje te “zgjidhjes” qe do t’i sjelle vdekja.
Koha dhe mjedisi:Rrefimi nis mengjesin e nje dite te zakonshme.Zgjimi qe personifikon shpresen e re dhe emocionet e reja,turbullohet menjehere sapo njeriu fillon kontaktin me bote.Koha ne veper rrjedh ngadale.Tortura e jetes se re te Gregorit si kanderr nuk zgjat vecse pak muaj.Mjedisi eshte I nje natyre simbolike.Ngjarja zhvillohet ne shtepine e familjes Zamza,vecanerisht ne dhomen e Gregorit ne te cilen ai qendron si I burgosur.Edhe pse duket sikur veprimet ndodhin ne nje mjedis te izoluar,Kafka gjen aty gjithcka qe I duhet:individin dhe raportet qe ai krijon me veten dhe te tjeret:familjen,punen dhe shoqerine.Kafka I kufizon keto marredhenie ne rrethin e ngushte familjar ku njeriu projekton te jete I pranuar ashtu sic eshte eshte pikerisht familja.Por familja ne kendveshtrimin kafkian nuk eshte ajo mikrobota magjike ku dashuria lidh pa paragjykime anetaret e nje gjaku.Lidhja e shenjte e gjakut dhe dashurise pa kushte eshte korruptuar nga interesi dhe nga trysnia e botes kapitaliste.Kjo “bote” njeriun e padobishem,e ndryshem nga te tjeret e kthen ne nje qenie te zbrasur ,pa shpirt madje ngadale dhe pa kuptuar e shnderron ne nje insekt te parendesishem,e shtyp me kembe dhe pa bere asnje faj.
Ironikja dhe tragjikja:Rreth fundit te noveles,Gregorit I ka ardhur ne maje te hundes ne jeten e tij vegjetuese,por Kafka nuk gjen mjete per te asgjesuar situaten.Gregori ndihet I pashprese por ai nuk tenton vetevrasjen.Duke qendruar pasiv,ai e le veten teresisht ne duart e fatit.Per t’u cliruar nga pamundesia e rikthimit ne njeri dhe nga absurditeti qe e rrethon,vdekja e tij behet zgjedhje e natyrshme.Ajo vjen pa dilema,se Gregori eshte I vetedijshem se ne kete bote ironike individualiste,besimi se gjerat mund te ndreqen eshte nje genjeshter e madhe ku as vete vdekja nuk eshte me tragjike se kjo.
Personazhet:Personazhet e kesaj novele jane te pakta dhe perbejne nje berthame familjare,por raportet midis tyre jane te nderlikuara.
Para metamorfozes Gregori ishte nje njeri qe jetonte per te tjeretmAi sakrifikohet per te motren qe ajo te realizoje endrren e saj per t’u bere violiniste.Ai sakrifikohet per te paguar borxhet e te atit dhe per te mbajtur familjen.Puna e tij eshte shume stresuese dhe ai lodhet shume pasi punon dyfish.Me kalimin e kohes ai mendon vetem per punen.Nuk ka me deshira,nuk argetohet me,nuk lexon me por studion oraret e trenave ne gazete.Dalengadale ai nuk ka me miq dhe as raporte te verteta njerezore.Ai behet skllav I punes dhe familjes se tij derisa perfundon I “burgosur” ne dhomen e tij.AI nuk eshte me nje qenie humane,por vecse nje mbeturine e shoqerise.Gregori ndihet si parazit,por ne fakt parazitet jane familjaret e tij,te cilet ,pas shnderrimit ne kanderr,tregojne se ende mund te ndajne barren e mbajtjes se familjes,e cila rezulton te jete nje barre shume e rende per nje person.Pra,mund te thuhet se Gregori para se te shnderrohej ne nje kanderr ishte nje robot dhe vetem kur shnderrohet ne kanderr ia del te humanizohet.
Zoti Zamza I ati I Gregorit eshte kaq arrogant sa I biri nuk guxon ta kundershtoje autoritetin e tij te veproje ashtu si mendon.Gregori eshte viktime e figures aterore,por njekohesisht I paafte te shkeputet nga familja per te jetuar me vete.Marredhenien e veshtire ate-bir,Kafka e paraqet si kompleks inferioriteti te vete Gregorit.
Zonja Zamza e ema e Gregorit eshte nje femer e brishte dhe e dobet.Si nen,perjetimet e saj ndaj gjendjes te se birit jepen shumengjyreshe:ajo ndien neveri,dhembshuri,shume frike,humb shpeshhere ndjenjat dhe eshte e paafte ta kuptoje dhe mbeshtese te birin.Fjala e saj nuk ka peshe ne familje.
Greta e motra e tij eshte e vetmja ne familje qe mund te perballet me trupin e ri te Gregorit dhe gjithashtu e vetmja qe perpiqet te kuptoje nevojat e tij te reja dhe t’u pergjigjet atyre.Gregori si te thuash,eshte nen pergjegjesine e saj.Ajo kujdeset qe ai te ushqehet,te pastroje dhomen e tij.Por qasja e saj ndaj Gregorit-kanderr nis te ndryshoje,kur gjerat ne familje fillojne te veshtiresohen.Pasi kthehet nga puna ne dyqan,perkujdesja per Gregorin behet nje pune e lodhshme.Fillimisht ajo fillon te hyje ne dhomen e tij rradhe e me rradhe;goditjen perfundimtare marredhenia e tyre e merr,kur,padashur,Gregori shkaterron “koncertin” e saj ne violine perpara qiramarresve.Ne fund ajo refuzon ta konsideroje ate vella dhe beson se ai duhet te largohet.
Gjuha dhe stili:Stili I Kafkes eshte konciz dhe thelbesore per te eshte t’i lere lexuesit hapesire per reflektim dhe imagjinate.Ai pershtat nje metafore qe e godet lexuesin,”Ai nuk eshte si nje buburrec,por
eshte nje buburrec.”,duke iu paraqitur lexuesit ashtu si “nuk ia rrok mendja”.Ai perdor pak teknika rrefimi:pershkrim me detaje te ndonje skene;perdor monologun,dialogun e pakte,por perqendrohet te rrefimi me detaje te perpikta dhe me gjuhe te thate telegrafike.Ka nje lloj mekanizimi e ftohesie te cuditshme ne gjuhen e Kafkes,ne menyren sesi flasin ose si levizin personazhet dhe ky lloj mekanizmi behet thelbesor ne ligjerimin e Kafkes,si te ishte makineria qe mban te skllaveruar njeriun.Per shoqerine,te gjithe ne jemi individe qe e perbejme ate per sa kohe jemi pjese perfaqesuese e saj.Ne castin qe ne nuk jemi te tille,behemi te panevojshem per te dhe pikerisht ne kete cast shoqeria te flak jashte.Ky eshte morali qe percjell Kafka.Ketu qendron dhe thelbi i humanizmit te tij:duke qene viktime,Zamza mbetet aq madheshtor ne virtytet,ne qenien e tij,aq dhe ne mosqenien e tij,si gjithe vdekataret mbi kete ruzull.Si I tille,ai eshte njeri nga ne.