Jump to content

User:Jolanda muraci

From Wikipedia, the free encyclopedia

Librazhdi  eshte vendlindja ime . Librazhdi është qytet në lindje të Shqipërisë në rrethin e Librazhdit. Kufizohet në veri me rrethet Bulqizë; perëndim nga rrethi i Elbasanit; në jug nga rrethi i Pogradecit dhe në lindje nga Republika e Maqedonisë. Librazhdi ka një gjatësi kufitare prej 42 km dhe ka tërësisht një reliev kodrinoro-malor. Relievin e bën me te larmishëm fushëgropat si ajo e Domosdoves në Përrenjas dhe ajo e Studnes me atë të Letmit. Lartësia maksimale mbi nivelin e detit është 2253 m në majën e Kuqe të malit Shebenik.Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Më 1 janar 1998 ajo arriti në 82.411 banorë edhe rreth 18.203 familje.Shkolla e pare u hap ne Berzheshtë në vitin 1895 dhe konvikti i parë u hap po në Berzështë në vitin 1929. Sistemi arsimor sot është shtrire në të gjithë rrethin. Funksionojnë 93 kopshte për fëmijët parashkollorë, 53 shkolla fillore, 62 shkolla 9-vjeçare, dhe 10 shkolla të mesme ku mësojnë rreth 17.200 nxënës dhe japin mësim rreth 1.142 mësues.Futbolli është sporti me i përhapur ne rrethin e Librazhdi. Qyteti i Librazhdit ka disa ekipe futbolli me emrin KF Sopoti. Po kështu edhe qyteti i Prrenjasit ka një ekip futboll me emrin KF Domosdova. Po këto emra kane edhe klubet e tyre.Rrethi i Librazhdit ka pasuri të shumta minerale dhe në bazë të tyre u ngritën gjaëe sistemit socialist miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Përrenjasit. Sot ekonomia e rrethit është e bazuar më shumë në sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi dhe në shfrytëzimin e pyjeve.Në Librazhd e Përrenjas dhe ne pjesen me te madhe te fshatrave te tyre ekziston mbulimi me internet nga operatoret telefonike qe operojn ne Shqiperi. Librazhdi eshte nje vend i vogel dhe i gjelberuar me ajer te paster ka shum perparesi te jetuar ne kete vend.