User:Ilirjan koliqi
Shkolla fillore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu” Krajë
'Kraja e Shkodrës, ky shteg midis Lindjes e Perëndimit, kjo trevë shqiptare midis Baltës (liqenit të Shkodrës) dhe Romanesë (Rumisë) së shenjtë, është arkeologji vlerash të shumta'.
'Nuk ishte rastësi fakti që autori i monumentit të parë në gjuhën shqipe (Mesharit) Gjon Buzuku, ishte nga Kraja, nga kjo trevë me traditë në fushën e kulturës dhe arsimit mesjetar.' Në qendër te kësaj treve, në Ostros, sot komuna e Tivarit, gjendët dhe vepron Shkolla fillore 'Gjergj Kastrioti-Skënderbeu'...
'Fillet e edukatës dhe arsimit në Krajë duhet kërkuar te të parët e shqiptarëve, te labeatët (ilirët), të cilët ishin kulm i kulturës evropiane,si dhe pedagogjinë (edukatën) popullore albano-shqiptare. Por, më sa dihet deri sot, format e para arsimore në këtë trevë, sikurse edhe në treva të tjera veriore albano-shqiptare i organizuan urdhërat fetarë, fillimisht benediktinët, të cilët qendruan dhe e zhvilluan veprimtarinë e tyre në këto treva nga shekulli VI-XIII,pas të cilëve erdhën dhe dominuan në këto vise pjestarët e urdhërit dominikan. Në këtë fushë ndikuan edhe faktorë e popuj tjerë fqinjë dhe pushtues, si helenët, romakët, venedikasit, sllavët, osmanët etj'.
Në vitin shkollor 1928/29, saktësisht më 10 mars 1929 u hap shkolla e parë në Krajë (në gjuhën serbe) në Maxhuraj(Ostros), në shtepinë e Smajl Maxhurit,e cila e vazhdoi veprimtarinë e saj deri në vitin 1941. Mësuesja e parë e saj ishte Milka Saviq, e cila punoi tre vjet në këtë shkollë. Këshilli i parë i kësaj shkolle përbëhej nga:Kasem Çeka_Gjençiqi, Sait Kanaqi dhe Met Alia-Kovaçi.
Në vitin shkollor 1935/36 u hap shkolla e dytë fillore në Krajë, në Martiq(poashtu në gjuhën serbe), në të cilën i vijonin mësimet nxënësit e Martiqit, të Kështenjës dhe të Boboshtit. Mësuese ishte Antonia Markoviq. Pushtimi fashist solli një realitet të ri politik e arsimor edhe në Krajë, kur më 22 korrik 1942 edhe Kraja iu bashkua Prefekturës së Shkodrës.
'Në vitin shkollor 1941/42 u çel Shkolla fillore “Skenderbeg” në Ostros. Mësuesit e kësaj shkolle fillore shqipe ishin nga Shqipëria: Prenkë Gjakova, Nuhi Kiçi, Kaqe Pisha dhe Ilia Zhavori. Në muajin maj 1942 kjo shkollë kishte 74 nxënës, të gjithë djem'. 4
Pas Luftës së dytë botërore, Kraja përsëri u gjend brenda kufinjve administrativ e politik të Jugosllavisë së re socialiste. Në vitin shkollor 1945/46, për përgaditjen dhe mirëvajtjen e mësimit, qendruan dhe punuan afro katër muaj në Krajë mësuesit nga Ana e malit, Fadil Avdiu dhe Metë Kurti.
Më 1 shtator 1946 u çel shkolla fillore në gjuhën shqipe në Maxhuraj, në të cilën e vijonin mësimin nxënësit nga Ostrosi i Madh, Ostrosi i vogël, Arbneshi e nga Skjeja. Mësuesit e parë të kësaj kanë qenë: Veli Hoxha dhe Xhemal Avdiu. Në vitin e parë shkollor kjo shkollë kishte 161 nxënës.
Në vitin shkollor 1946/47 u ëel edhe në Martiq shkolla në gjuhën shqipe me mesues: Metë Kurti, Hasan Hoxha (Gjeëbritaj), Adem Gjokaj dhe Ali Cuku. Në ate vit shkolla kishte 64 nxënës nga Martiqi, Kështenja, Ftjani dhe Boboshti. Më vonë kjo shkollë kalon në Ramushaj.
Në vitin shkollor 1947/48 çelet shkolla fillore në gjuhën shqipe në Dragoviq, me mësues Halil Avdiun. Shkolla kishte 49 nxënës. Më vonë kjo kaloi në Kështenjë. Shkolla fillore e Maxhurajve këtë vit kalon në mejtep të Ostrosit të Madh me mësuesin e parë kranjan Rexhep Lanin (Gjeçbritaj). Po këtë vit çelet edhe shkolla fillore në Arbnesh, me mësues Janko Perkolën në të cilën ndiqnin mësimin 87 nxënës nga Arbneshi dhe Skjeja.
Prof. Dr. Hajrullah Koliqi: 'Historiku i arsimit ne Kraje', Prishtine, 1999.
Në vitin shkollor 1948/49, u çel shkolla fillore edhe në Ftjan, me 58 nxënës, me mësues Hysen Cukun si dhe shkolla fillore në Bobosht me 70 nxënës, me mësues Ali Cukun. Ne vitin shkollor 1951/52 si mesues punon edhe Salo Kurmemoviqi nga Ana e malit. Në vitin shkollor 1952/53 shkollës fillore në Ostros iu shtua edhe klasa e peste. Ne vitin shkollor 1953/54 si mesues punon edhe Myrto Curoviqi. Në vitin shkollor 1955/56 u bë shkollë tetëklasore.
Krajanët filluan të vazhdojnë shkollimin e mesëm, shumë prej të cilëve në shkolla normale (shkolla profesionale për mesues), në Nikshiq, Prishtinë, Ferizaj, Gjakovë dhe Shkup. Më 1960 doli mesuesi i parë krajan Rexhep. Në vitin shkollor 1961/62 në Shkollën fillore te Ostrosit erdhi edhe Ramazan Marku, mësuesi i parë i kualifikuar (mbaroi normalën në Nikshiq). Punon edhe mesuesi Smajl Hoxhiqi.
Në vitin shkollor 1962/63, kjo shkollë merr statusin e shkollës amë. Shkolla e Ftjanit, Kështenjës, Boboshtit dhe Arbneshit u bënë paralele të ndara të Shkollës fillore në Ostros. Kuadri mësimor në shkollat e Krajës fillimisht ishte plotësisht i pakualifikuar.
Për përgaditjën profesionale të mësuesve shqiptarë në Mal të Zi,sikurse edhe për mësuesit tjerë u organizuan kurse pedagogjike. Në këto kurse morrën pjesë edhe mësuesit që punonin në shkollat e Krajës. Gjeëbritaj i cili mbaroi shkollën normale në Nikshiq. Ketij viti si mesues punon edhe Qamil Canoviqi.
Në vitin shkollor 1963/64 si mësimdhënës punon Omer Çobi nga Krytha. Në vitin shkollor 1964/65 në shkollën qendrore punojnë edhe: Adlije Canoviq-Luka, Munire Gjullameroviq, Petar Saviq Hazir Kuçi dhe Petar Mirdita. Në vitin shkollor 1965/66 kthehen nga studimet dhe japin mësim arsimtarët e diplomuar Ismail Doda,e Tahir Perazaj. Këtij viti fillojnë punën Ibrahim Luka dhe Musa Gjoni. Si mesues punon edhe Nezir Koliqi.
Po këtij viti fillon punën mësuesi i diplomuar Ismail Doda(në Arbnesh), pastaj Tahir Perezi e më vonë Selatin Gjenashi. Ne vitin shkollor 1966/67 si mesues punojnë edhe (mesues te posadiplomuar) Hajrullah Koliqi, Brahim Canoviqi dhe Beqir Haxhimuratoviqi. Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohën: Rexhep Vata(nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetër Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Ketij viti punoi edhe Bajram Berisha.
Në vitin shkollor 1967/68 filluan punën mësimore në Krajë edhe dy mësueset e para krajane: Nazire Curaj (në Ostros) dhe Fatime Gjeçbritaj (në Arbnesh). Po këtij viti në këtë shkollë fillon punën edhe Mehmet Bardhi. Në punë u pranuan edhe Adem Hajdari (me shkolle te mesme bujqesore), Nezir Milla, Qazim Haxhimurati dhe Fatime Tuta me kualifikim të mesem ekonomik.
Për mungesë kuadri këtij viti shkollor punësohën: Rexhep Vata (nga Kosova), Gjelosh Gjeloshaj dhe Pjetër Gorvokaj (nga Malësia e Madhe). Më 10 mars 1968 shkollës i jepet emri i heroit kombëtar Gjergj Kastriotit -Skenderbeut.
Në këtë vit hapet edhe paralelja e ndarë në Skje me 32 nxënës. Kuadrot vazhdimisht plotësohën me mësues vendas.Keshtu në vitin shkollor 1968/69 erdhen me diploma mesuesie: Aishe Maxhuri, Sulltana Gjenashi, Osman Kaca dhe Hysejn Hajdari. Me kohë të caktuar pune u pranua edhe Nuo Gjokaj nga Malësia.
Termeti i 3 nëntorit 1968 dëmtoi edhe objektin e shkolles. U ndertua objekti i ri i përkohshem i tipit 'montazhë'. Më 1 prill 1969 drejtor shkolle zgjidhet Ismail Doda (edhe nëntë muaj më parë ishte ushtrues i kësaj detyre).
Në vitin shkollor 1969/70 punën fillojnë edhe Ibrahim Berjashi, Zija Bardhi, Abullah Vukoviqi, Fadil Kaciqi. Poashtu u punësua edhe Hajrullah Hajdari me kualifikim të mesëm ekonomik.
Në vitin 1970 Universiteti i punëtorëve nga Tivari hapi paralelen e vet për arsimin e të rriturve edhe në shkollën tonë me qellim zhdukjeje të analfabetizmit. Me 11 qershor 1971 u vu gurthemeli i godinës se re shkollore në Bishtigvozd. Në vitin shkollor 1971/72 me diploma të mësuesisë punësohën: Xhevdet Marku, Sanije Bardhi, Bajram Demiri dhe Mujo Koliqi. Poashtu fillon punën Ramazan Bardhi. Punësohet edhe Dragolub Gjokiqi nga Malësia e Madhe.
Në vitin shkollor 1972/73 punojnë edhe: Lime Berjashi dhe Ali Gjeëbritaj. Punon edhe Mehmet Bardhi i vetmi profesor i diplomuar. Në vitin shkollor 1973/74 kalohet me punë ne godinen e re shkollore ne Bishtigvozd, godinë me një sipëerfaqe prej 1070 m2.
Në këtë vit shkollor numri i nxënësve ishte:të regjistruar 520,në fund të vitit 516. Po këtij viti me akcione vullnetare banorët e Skjesë ndertojnë godinen e re shkollore. Këtij viti për të parën herë punësohën:Qamil Maraj.Smajl Draga dhe Isa Draga.
Në vitin shkollor 1974/75 fillojnë punën në shkollën tonë:Muharrem Ardolli dhe Xhevat Kanaqi. Numri i nxënësve: 517. Këtij viti shkollor marrin diplomat e përgaditjes se lartë: Ismail Doda , Qamil Maraj dhe Nezir Milla. Ibrahim Luka dhe Ramazan Bardhi diplomojnë në Shkollën e lartë pedagogjike.
Në vitin shkollor 1975/76 numri i nxënësve ishte:në fillim të vitit 511,në fund të vitit 510. Në vitin shkollor 1976/77 punësohët arsimtari i biologjisë Beqir Berjashi. Në vitin shkollor 1977/78 drejtor i shkollës zgjidhet Adem Hajdari (mësues).Kuadër i ri vjen Sabahet Hoxhiqi nga Ulqini.Një kohë të shkurt këtë vit punoi edhe Xhafer Perashi.
Më 15 prill 1979 termeti dëmton objektet shkollore në Ftjan,Keshtenje,Bobosht dhe Arbnesh.Më vonë zëvëndësohen me objekte te rinjë të tipit 'montazhë'. Këtij viti fillojnë të punojnë edhe Aishe Çobaj dhe Imer Draga. Më 12 gusht 1981 për drejtor shkolle zgjidhet Ramazan Marku. Këtij viti në këte shkollë punësohet edhe Bejto Myrta Draga.
Më 23 gusht 1982 për herë të parë shkolla jonë zgjedhë ndihmësdrejtorin,Rexhep Gjeçbritaj, mësues veteran i kësaj shkolle.Fillon punë si arsimtar i bdiplomuar i matematikës Tahir Bajraktari. Kete vit shkollor (1982/83) fillon punen Sabri Kanaqi, arsimtar i arsimit teknik. Më 24 shkurt 1984 ndihmësdrejtor zgjidhet Qamil Canoviqi, mësues veteran.
Në vitin shkollor 1984/85 pranohën në punë:Skender Cuca(nga Sukobina),arsimtar i edukatës fizike , Skender Nasradini (nga Krytha) arsimtar i matematikës dhe Nebojsha Rajciq (nga Tivari) si arsimtar i edukatës muzikore. Këtij viti puntori i kësaj shkolle Ismail Doda morri titullin magjistër.
Më 31 korrik rizgjidhet për drejtor shkolle Ramazan Marku. Në vitin shkollor 1985/86 per mungesë kuadi pranohët në punë Stanisllava Rojeviq, arsimtare e edukates së artit figurativ. Këtij viti për të parën herë fillon mësimi i gjuhës angleze në shkollën tonë.
Më 11 nëntor 1986 fillojnë punimet në fazën e dytë të objektit të shkollës qendrore me një sipërfaqe prej 750 m2 me sallë të edukimit fizik. Në vitin shkollor 1986/87 si kuadro të rinjë pranohën Hasan Cukoviq dhe Anto Luliqi. Kete vit u pru telefoni në shkollën qendrore.
Në vitin shkollor 1987/88 për arsimtar të gjuhës angleze pranohët Agim Bajraktari,arsimtar i diplomuar për kete lëndë.Këtë vit përfundojnë punimet ne fazën e dytë të shkollës. Shkolla pajiset me orendi të reja. U rregullua poligoni i shkollës dhe u përfundua rrethimi i oborrit. Numri i nxënësve:
Në vitin shkollor 1988/89 pranohën në punë:Nezir Perashi,arsimtar i matematikës dhe Selman Haxhimurati, arsimtar i edukatës së artit figurativ. Në vitin shkollor 1989/90 punësohet Fikret Juleviq, profesor i edukatës fizike. Pas pensionimit të drejtorit të deritashëm Ramazan Markut,më 15 qershor 1991 ushtrues i detyrës emrohët Ali Gjeçbritaj.
Më 4 janar 1992 për drejtor të shkollës Ministria për arsim dhe shkencë e malit të Zi emron Fadil Kaciqin, arsimtarin e deritashëm te gjuhës serbokroate. Këtë vit u bë edhe konstituimi i Këshillit të shkollës në baza të reja ligjore. Pranimi i kuadrove të reja u bë nevojë e sidomos për gjuhën angleze (arsimtari i deritashëm i kualifikuar emigroi në SHBA).
Si mësimdhënëse e gjuhës angleze pranohët Aishe Koliq, arsimtare e grupit klasor kurse për edukatë muzike Kadri Doda nga Shasi. Nga shtatori i këtij viti gjuhën serbokroate e jep Kasem Alloviqi nga Katërkolla. Më 1994 puntorë të rinjë në procesin mësimor pranohën Skender Ramusheviq dhe Xhafer Cukoviq, të dy arsimtarë të edukatës fizike.
Më 16 korrik 1997 për drejtor shkolle emrohet Beqir Berjasheviq,arsimtar i biologjisë. Gjendja materiale e shkolles ishe e palakmueshme e sidomos gjendja e objekteve shkollore.Nga mungesa e mjeteve materiale nuk ishte investuar fare një periudhë mjaftë të gjatë. Në paralele të Ftjanit dhe Boboshtit nga inspektori gjegjës ndalohet organizimi i mësimit.Mjete për objekte të reja nuk kishte.
Drejtori organizoi aktivitete të gjithëanshme për sanimin e objektit në paralelën e Boboshtit dhe ndertimin e objektit te ri në Ftjan. Poashtu u punua në sanimin dhe përmirsimin e gjendjes se objekteve shkollore në Arbnesh,Skje dhe Kështenje. U bënë adaptime edhe në objektin e shkollës qendrore e sidomos ne sallën e edukatës fizike. Montohën të gjitha rekvizitet sportive të cilat vite me radhë ishin jashtë funkcioni.
Duhët cek se ne këte ndihmuan në mënyre humanitare(pa pagese) mjeshterve te portit te Tivarit. Poashtu mjetet e komunikacionit (dy kombibus) u prunë në gjendje të rregulltë teknike. Patjetër duhet cekur se edhe këty pa pagesë ndihmuan mjeshtrit e portit të Tivarit.
Me ndihmën e Ministris për arsim dhe shkencë dhe donatorve tjere e sidomos komunës së Tivarit, vehën dritare të reja nga alumini ne objektin e shkolles qendrore.
Më 10 mars 1999 bëhët promovimi i numrit të parë të revistës se shkollës 'Valët'. Këtij viti doli nga shtypi monografia 'Historiku i arsimit në Krajë' të cilin shkollës ia dhuroi autori prof. dr. Hajrullah Koliqi, ish nxënës dhe puntor i kësaj shkolle.
Gjatë kësaj periudhe paraqitet nevoja për kuadër të kualifikuar për ciklin e lartë për shkak të migrimit të shumë puntorëve nga kjo shkollë në SHBA e gjetiu. Këte vit në shkkollën tonë vie të punoi edhe Hajdar Mujeziqi (në Ftjan).
Duhet cekur patjetër se dhjetëvjetshi i fundit i shekullit të kaluar ishte dekadë e sukseseve dhe të arriturave të mëdha të këtij institucioni. Ne veren e viti 2001 shkollen tone e vizitoi Xhevat Koliqi, ish nxenes i kesaj shkolle e tani banor i SHBA, me te cilin rast shkolles sone i dhuroi kompjuterin e pare me te gjitha pjeset percjellese (1.200,oo dollare).
Me 15.07 po te ketij viti, ne oborrin e shkolles, u be perurimi i bustit te Skenderbeut emrin e te cilit mbane shkolla jone. Ne korrik ti vitit 2002 Imer Beqiri Hoxhaj, nga Qyrjani, qe jeton ne SHBA, shkolles sone i dhuron 3.000,00 dollare amerikan per te blere 5 kompjutera.
Dic me von edhe dy te tjere i fituam nga Sekretariati per zhvillim te RMZ dhe keshtu formojme ne shkolle kabinetin e informatikes. Ne prag te festes se dites se shkolles, Banka Komerciale e beogradit i dhuroi shkolles sone orendi me vlere prej 8.000,oo Eurash ndersa 'Verano Motors' poashtu nga Beogradi 5 kompjuter (te perdorur). Ishin keto dhurata pas nje vizite rasti i drejtoreve te ndermarrjeve ne fjale.
Me 24.11.2004 Komuna vendosi qe shperblimin e sivjetem, '24 Novembar' me 2.000,00 Eura ta marrr kolektivi i shkolles sone, si kolektiv me i dalluari kete vit ne komune.
Urime per kete shperblim, shkolles i arrijti edhe nga kryetari i Kuvendit republikan. Me 5 10.2005 Shkollen tone e vizizuan 25 student te mesuesise me pedagog nga Cirihi. Sanimi i pullazit te objektit te shkolles ne qender ishte perpjekje e perditshme e drejtorit te shkolles. Kjo u arrite ne kete vit shkollor, kur shkolla jone u integrua ne reformen shkollore-mesimi fillor nentevjecar.