Jump to content

User:Idkwho12267

From Wikipedia, the free encyclopedia

Muharrem Elezi

[edit]

Jeta personale

U lind në Livoç të Ulët, më 8 shtator 1955. Në vitin 1979 u martua me Sanije Gagica, nga fshati Poliçkë, komuna e Kamenicës. Nga kjo martesë ka katër fëmijë, dy vajza dhe dy djem; Erlinda, Donjeta, Egi dhe Toni.


Veprimtaria


Muharrem Elezi - u lind në Livoc të Ulët të Gjilanit. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, kurse studimet në Prizren. Në moshën 17 vjeçare luajti në drama të realizuara nën regjinë e aktorit të njohur Muharrem Sylejmani. Ndërsa gjatë studimeve bëri regjinë dhe skenarin e dramës "Nita" të Josip Relës. Që nga viti 1983 punoi si profesor në Shkollën e Mesme të Përgjithshme.

Më pas u emërua dreitor i shkollës "Dëshmorët e Kombit" të cilën e drejtoi me sukses për dhjetë vjet me radhë. Në vitin 2020 u pensionua; pas një viti botoi përmbledhjen me tregime "Ajo". Vepra "Ajo" është një vepër letrare në formë të një përmbledhje tregimesh, ku temë kryesore është vuajtja dhe sakrifica e gruas shqiptare gjatë shekullit XX.

Jeton në vendlindje dhe merret me krijimtari prozaike. Romani "Zyla" është vepra e tij e dytë. Romani "Zyla" është një rrëfim i fuqishëm dramatik që shtrihet në dimensione tè gjera kohore. Brenda tij nderthuren me njera-tjetrën periudha tè ndryshme historike e karaktere të shumta njerëzore, për të krijuar kështu tablonë e gjerë të originalitetit të jetës, ku në këtë vepër në esenën e konfliktit qëndron fati i gruas shqiptare dhe vendosshmëria e saj për t'u përballur dhe për të ndryshuar rrjedhën e tij.


Vepra "Ajo"


"Ajo" është një vepër letrare në formë të një përmbledhje tregimesh të shekullit XX, ku femra shqiptare dominon si narratore kryesore. Muharrem Elezi, këto ngjarje të verteta i përshkruan me një prozë plot patos spontan të veçantë të tij duke i bërë ato mjaft të kapshme për çdo lexues, krahas nivelit artistik dhe nuancave figurative e stilistike. Autori hyn në botën e mistershme të karakterit të femrës, duke shpalosur përshtatjet, konfliktet, nënshtrimet, izolimet, vuajtjet si dhe pozitën dhe luftën e saj për liri dhe barazi gjinore.

Kultura jonë shekullore shumë më e hershme, pati një qasje mjaft të veçantë dhe të respektueshme ndaj femrës, ngriti kultin e trupit dhe shpirtit të saj në një hyjni të dashurisë dhe artit, siç është hyjnesha "Afërditë", krahas fugisë ekzekutive që posedonin femrat tona paraardhëse - si mbretëresha Teutë. Por, më vonë kjo qasje ishte trubulluar nga ndikimet dhe gërshetimet e kulturës së pushtuesve të huaj - duke e zbritur, katandisur dhe groposur kështu botën e saj hyjnore në nëntokën e errët të nënshtrimit, izolimit dhe mjerimit. Dhe mu nga kjo botë, që zgjati më shumë se pesë shekuj, Muharrem Eleri gjen inspirimin dhe debuton me veprën e parë të tij letrare. Përpos vlerës artistike, kjo vepër paraqet edhe një kronikë të një sindromi kolektiv të robërisë së femrës për generatat tona të ardhshme, duke shkëlqyer si një shkëndijë inspirimi për çfarëdo lloji të të shprehurit artistik në këtë temë.


Romani "Zyla"


Romani "Zyla" është një rrëfim i fuqishëm dramatik që shtrihet në dimensione tè gjera kohore. Brenda tij ndërthuren me njëra-tjetrën periudha të ndryshme historike e karaktere të shumta njerëzore, për të krijuar kështu tablonë e gjerë të originalitetit të jetës. Situatat politike dhe marrëdhëniet shoqërore, që e përbëjnë sfondin e konfliktit, gërshetohen natyrshëm me marrëdhëniet komplekse ndërnjerëzore, të cilat shpeshherë determinojnë kahet e jetës individuale të protagonistëve. Përjetimet tronditëse të luftës së fundit në Kosovë dhe efektet që ato vazhdojnë të kenë në jetët e njerzëve bëhen material krijues për autorin Muharrem Elezi dhe përvijojnë konturet e romanit. Ndërsa në esencën e konfliktit qëndron fati i gruas shqiptare dhe vendosshmëria e saj për t'u perballur dhe për ta ndryshuar rrjedhën e tij.

Me nje forcë sakrifikuese dhe vizion evokativ, Muharrem Elezi, përmes këtij romani paraqit artin e tij shkrimor nga një frymëzim krejtësisht origjinal. Autori krahas protagonistes kryesore, krijon karaktere realistike që sfidojnë me dy botë antagoniste: Botën e vjetër dhe të errët të familjes së burrit, duke përfshirë më vonë edhe vetë burrin e saj; si dhe botën e tmerrshme të luftës dhe përdhunimit. Në fund ajo mbijeton dhe ngadhënje. Kjo sakrificë dhe rezistencë triumfuese e Zylës shpërblehet dhe kurorëzohet me ringjalljen dhe gjetjen e dashurisë së saj te vërtetë.