User:Hamdi Jupe
Hamdi Jupe I lindur në krahinën e Konispolit të rrethit të Sarandës më 29 shtator 1954, mbaroi studimet e shkollës së mesme në vendlindje në vitin 1972. Studimet e larta për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në qytetin e Shkodrës në vitet 1973 – 1976, ndërsa specializmin pasuniversitar për shkenca psiokologjike e kreu në Tiranë në vitin 1983. Me mbarimin e shkollës së Lartë punoi për katërmbëdhjete vjet në rethin e Dibrës si mësues dhe si inspektor në seksionin e arsimit dhe kulturës së rrethit. Gjatë kësaj kohe është aktivizuar si kritik i letërsisë dhe arteve në organet e shypit shqiptar, kryesisht në gazetën letraro – artistike “Drita”. Në vitin 1990 filloi punë në gazetën e përditshme “Zëri i popullit” për rubrikën kulturë, letërsi, arte. Me fillmet e pluralizmit politik iu kushtua gazetarisë politike deri në vitin 1997. Nga viti 1997 deri në vitin 2001 ka qenë deputet i Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë. Për katër vite të tjera, 2001 - 2005 ishte Shef i Kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Që nga viti 2005 ushtron gazetarinë në organe të ndryshme të shtypit të pavarur shqiptar si gazetar i lirë. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.