Jump to content

User:Drejtoria Rajonale e Trashegimive Kulturore

From Wikipedia, the free encyclopedia

KALAJA E GJIROKASTRES

Kalaja është monument kulture i kategorisë së I parë. Datimi i saj vijon qysh nga gjysma e dytë e shek XIII (trembëdhjetë).

KOORDINATAT GJEOGRAFIKE TE MONUMENTIT
    Longitude: 20 08'26.5"E         Latitude: 40 04'25.1"N
ZONA KADASTRALE
Z 8542
SIPËRFAQJA E NDËRTIMIT / LARTËSIA E OBJEKTIT
S= 23589,72m2/ h - max= 20m, h – min. 6m
PËRSHKRIMI ARKITEKTONIK
Në ditët e sotme ajo ruan në gjendje relativisht të mirë muret rrethuese, hyrjet, kullat si dhe mjaft ndërtime të brendëshme të saj, shumica e të cilave janë galeri të mëdha mbuluar me sistemin harkqemer, si dhe salla me ambjente të ndryshme.Punimet e mëdha për pastrimin e mbeturinave kanë nxjerrë në dritë një sërë ambjentesh të reja, por shumë të tjera janë të mbushura, apo të mbuluara nga mbeturinat e ndërtimeve të rrënuara. Nëse do të qëndronim në një dallim, do të thonim cilësor, ndërmjet kalasë dhe kështjellës, duke kuptuar me të parën një vendbanim të fortifikuar, të rrethuar me mure mbrojtës, dhe me të dytën një ndërtim mbrojtës, ku muret rrethues së bashku me brendësinë përbejnë një unitet të vetëm nga ana kompozicionale, atëherë ndërtimi në fjalë zë një pozitë të mesme ndërmjet këtyre dy kategorive. Shumë pjesë të këtij ndërtimi e lidhin atë me kështjellën, krahas po aq të tjerave që e lidhin atë me kalanë. Megjithatë ne do të perdorim termin kala  për këtë ndërtim.
PËRSHKRIMI  KONSTRUKTIV
[[File:Topat.png|thumb|
[[File:Nga lart.png|thumb|
]]]]Kalaja është e ndërtuar me mur guri pllocake të lidhur me llaç gëlqere, si dhe mure masive me përmasa mesatare të gurëve. Në Kala gjejmë të realizur harkqemerin, tek porta në hyrje të galeritë si dhe në pjesë të tjera. Në brendësi gjejmë të realizuar kalldrëmin me gurë të bardhë. Pjesa e Muzeut është e ndërtuar me mur guri me llaç gëlqere dhe e mbuluar me soletë b/a. Në kala si në pjesën kryesore paraturke ashtu dhe atë të ngritur nga Ali Pashë Tepelena ndeshemi me ndërtime me volume të mëdha të mbuluara me shumë mjeshtëri me anë qemeresh shpesh të mbështetura edhe në harkada. Përdorim të madh kanë harqet në formë nervature.