User:Bledi006
1 Mjellma që e morën në vend të patës --Bledi006 19:41, 26 January 2011 (UTC) Dikur ishte një njeri i pasur që kishte blerë një mjellmë të bukur dhe të bardhë, si bora, të cilën e ushqente bashkë me një patë. Në kopshtin e tij kishte krijuar një liqen të vogël me porte të vegjël , me shkëmbinj me kallamishte dhe me një far,* dhe në bregun e saj kishte ndërtuar një kotec të vogël. Gjithë ditën mjellma dhe pata notonin në ujërat e liqenit të vogël dhe darkave flinin në kotec. Kishin ushqim të bollshëm, askush nuk i trazonte dhe kalonin mirë. Njeriu i pasur që i kishte, vinte shpesh mëngjeseve dhe ulej në brigjet e këtij liqeni të vogël, dhe mahnitej duke vështruar për orë të tëra mjellmën e mrekullueshme dhe të bardhë si bora me qafë e gjatë që lundronte në ujërat e qeta mes kallamishteve. Megjithëse për këtë e ushqente mjellmën, për bukurinë e saj! Ndonjëherë shikonte edhe patën, por atë e shikonte për të parë nëse ishte shëndoshur aq sa duhej. Sepse për këtë e ushqente patën: që të shëndoshet dhe ta hajë! Një ditë teksa po vështronte si gjithmonë mjellmën, vuri re se pata po notonte me vështirësi mbi ujë, sepse ishte shëndoshur jashtë mase. Dhe kështu i tha kuzhinierit të tij që në darkë ta theri dhe ta gatuaj. Kur u errësua, kuzhinieri dërgoi ndihmësin e tij të vogël për të therur patën, dhe ta sjellë që ta pjekin. Ndihmësi shkoi te koteci, dhe ngaqë ishte errësirë dhe nuk shihte mirë, në vend që të kapte patën, kapi mjellmën dhe u bë gati për ta therur. Por mjellma, kur parandjeu vdekjen e saj, filloi të këndojë me një zë kaq melodik,saqë pronari nxitoi dhe erdhi e shpëtoi. Sa për patën,u poq në mënyrë të përkryer.
- far- fener deti.
.....Gjarpri dhe gaforrja...... Një gjarpër jetonte në një breg deti, në mes të gurëve dhe shkurreve. Aty afër jetonte edhe një gaforre të cilës i ishte bërë zakon që të shëtiste shpesh në atë breg deti. Gaforrja kishte folenë e saj poshtë një guri të madh gjysma e të cilit ishte e zhytur nën ujë. Gaforrja që nga natyra e saj ishte e mirë, zuri miqësi me gjarprin, dhe shpesh herë e ndihmonte sa herë që gjarpri kishte nevojë. Por gjarpri që kishte një natyrë të keqe dhe të ligë, nuk kishte sjellje miqësore me gaforren. 2 Sa herë që kishte nevojë shtirej dhe bënte sikur e kishte mike, dhe kur nuk kishte nevojë për të, mundohej ta ngacmonte dhe ti bënte keq. - Nuk bënë mirë që po sillesh kështu me mua,- e këshillonte gaforrja, - i keqi dhe i ligu asnjëherë nuk ia dalin mbanë në jetën e tyre. - Po më keqkupton,- i thoshte gjarpri. - Jo, aspak nuk po të keqkuptoj. Kam kohë që të kam kuptuar se sa i keq dhe sa i poshtër je, por kam bërë durim mbase ndryshon dhe rregullohesh. Gjarpri nuk e ndryshonte sjelljen e tij, por gjithnjë mundohej të ngacmonte dhe ti bënte keq gaforres, derisa dhe ajo e humbi durimin, dhe një ditë kur gjarpri ishte mbështjellë rreth saj për ta mbytur, gaforrja e mbërtheu me kthetrat e saja në fyt dhe e mbyti. Gjarpri me fytin e çarë ngeli pa lëvizur, u shtri dhe u drejtua si një shufër. Gaforrja e vështroi për pak çaste, dhe duke tundur kokën tha: Nuk është nevoja që të rrish drejt tani! Duhet të ishe i drejtë sa ishe gjallë e të mos bëje keq dhe ligësi. Sikur të mos pëlqeje të mbështillesh rreth miqve të tu për ti mbytur, tani do jetoje akoma. Por ishte vonë për tu rregulluar karakteri i lig i gjarprit.
......Dimri dhe pranvera...... Dikur më parë, në kohëra shumë të vjetra, dimri dhe pranvera u grindën. - Ti nuk vlen për asgjë!-i thoshte dimri. - Unë nuk vlejë për asgjë? Po pse?- pyeti pranvera. Sepse, kur vjen ti në tokë të gjithë njerëzit humbasin qetësinë e tyre. Disa dalin nëpër livadhe e fusha për të mbledhur lule dhe i sheh që ti marrin erë dhe të stolisin flokët e tyre me këto lule, sikur të mos kenë ndonjë gjë më të mirë për të bërë. Disa hipin nëpër anije dhe nisen për në vende të huaja, thua se nuk jetojnë dot në vendin e tyre. Prandaj të them se ti nuk vlen për asgjë. Tërbon të gjithë njerëzit dhe nuk llogarisin asgjë, as erërat, as shirat, as përmbytjet. - Pra domethënë unë i tërboj njerëzit?-pyeti pranvera, - Po ti çfarë bënë? - Unë jam mbret i vërtetë dhe të gjithë më kanë frikë, - u përgjigj dimri, - nuk lejoj asnjërin të ngrejë kokën, dhe i detyroj të gjithë të shikojnë tokën. Dridhen se mos lagen, se mos i djeg vetëtima, se mos ftohen. Madje, shumë herë i detyrojë që të mbyllen në shtëpi dhe të mos guxojnë të dalin në rrugë. - Pikërisht pra, për këtë arsye gëzohen njerëzit kur ikën ti, dhe tërbohen kur vij unë,-i tha pranvera, - akoma dhe me emrin tim gëzohen, sepse iu duket emri më i bukur nga të gjithë, dhe kur jam larg e më kujtojnë, mezi presin që unë të vij !
.....Gjahtari kali dhe derri i egër...... Një derr dhe një kalë i egër jetonin në të njëjtin pyll. Megjithëse kishin zënë miqësi që kur ishin të vegjël, ata nuk mund të pajtoheshin por vetëm grindeshin. Sepse, sa herë derri hante, e kishte zakon qe të shkelte dhe të prishte me këmbë barin e livadhit dhe të gërmonte tokën me turirin e tij, saqë kalit, iu neverit dhe nuk mund të kulloste më. - Nuk mund të mësosh të hash me edukatë?-i thoshte. Por derri nuk e ndryshonte zakonin e tij. E njëjta gjë ndodhte edhe me ujin. Kur shkonin te burimi për të shuar etjen, derri zhytej me këmbë, gërmonte me turi, dhe uji i kristaltë behej baltë. - Nuk mund të mësosh të pish me edukatë?-i thoshte. Por derri përsëri nuk e ndryshonte zakonin. Kali nuk po e duronte dot më këtë gjendje, dhe vendosi të kërkojë ndihmën e një gjahtari, sepse vetë nuk mundej të përballej me derrin. - Me kënaqësi do të ndihmojë, i tha gjahtari. Por që të mund të vras derrin, duhet që të vë fre dhe të kalëroj. Kali pranoi. Gjahtari i vuri shalën, i vuri frerin, i hipi, ndoqi derrin dhe e vrau. Por më pas ama, e mori kalin dhe e mbylli në stallë. Kali i shkrehtë, që ishte mësuar të jetonte i lirë, u dëshpërua dhe u pendua, sepse për të shpëtuar nga mërzitja e derrit, përfundoi në skllavëri të përhershme.
....Dreri me një sy.... Një dre kishte humbur një sy, sepse një ditë që po e ndiqnin disa gjahtarë ,dhe po vraponte për t’iu shpëtuar, një shkop i thatë i hyri në sy dhe humbi shikimin. Kështu pra, shikonte vetëm me njërin sy dhe kjo e vështirësonte shumë, sepse sa herë që qëndronte për të kullotur i duhej të kthente kokën vazhdimisht majtas dhe djathtas për të parë se mos po e ndjekin. Dhe kështu një ditë, ndërsa po zbriste pllajën e malit të dendur, vuri re se shkurret dhe livadhi vazhdonin deri poshtë në bregun e detit. <<Këtu do të mund të gjej qetësi>>, mendoi dreri. Dhe me te vërtetë filloi të kullos në atë zonë, syrin me të cilin shikonte e kishte kthyer nga toka, dhe tjetrin që e kishte të dëmtuar e kishte kthyer nga deti, nga ku nuk kishte frik për ndonjë rrezik. Tani nuk është më i detyruar të kthej kokën sa majtas djathtas, duke qenë se e dinte që rreziku i vinte nga toka, dhe në drejtim të saj kishte kthyer syrin e shëndetshëm, dhe kështu do të mund shikonte menjëherë rrezikun që do ta kërcënonte. Por gjërat nuk ndodhën ashtu siç i kishte llogaritur dreri i shkrehtë. Në atë breg deti rastisi që të kalonte një varkë me disa gjahtarë. Gjahtarët panë që dreri po kulloste i pa mbrojtur dhe e vunë në shenjë. Kafsha e dëshpëruar ra në tokë plagosur rëndë, duke i dalë shpirti po murmuriste: I shkreti unë, po ruhesha nga toka, dhe e pësova nga deti....
......Bariu dhe ujku që e ushqente së bashku me qenët... dikur një bari, duke shëtitur nëpër pyll, gjeti një këlysh të vogël ujku, i sapo lindur,i cili ishte aq i këndshëm dhe që ngjante kaq shumë me një këlysh qeni sa që bariut i erdhi keq ta vriste dhe e mori me vete. Ato ditë qëlloi që në vathën e bariut kishte pjellë një buçe, dhe bariu e vendosi këlyshin e ujkut bashke me të vegjlit e saj ti jap gji. Buçja e ushqente me qumësht pa e dalluar nga fëmijët e saj, dhe kështu këlyshi i ujkut u rrit bashkë me këlyshët e tjerë që loznin bashkë me të. Ujku u rrit dhe bashkë me qenët ruante delet e bariut. Nëse ndonjë ujk i afrohej kopesë dhe rrëmbente ndonjë dele, ujku e ndiqte bashkë me qenët e tjerë. Ndonjëherë ndodhte që qenët të lodheshin dhe ta ndalojnë ndjekjen. Por ujku nuk lodhej lehtë, ai vazhdonte ta ndiqte ujkun që kishte rrëmbyer delen derisa e arrinte, dhe me pas uleshin të dy për të ngrënë delen. Ndonjëherë kalonin ditë që në kope nuk afrohej asnjë ujk. Atëherë ujku rrëmbente një dele fshehurazi, e shqyente me dhembë dhe më pas e hante se bashku me qenët e tjerë që ishin rritur bashkë me të, dhe që ishin mësuar dhe këta të pëlqenin mishin e vjedhur. Kaloi kohë derisa bariu të kuptonte se çfarë ndodhte. Por ne fund, pa se ujku mbetet ujk akoma edhe nëse ushqehet që i vogël me qenë, bariu i zemëruar, e rrëmbeu ujkun e vari në një pemë dhe e vrau. Që atëherë u betua se nuk do ti vinte më keq për ujqër, sepse një që është i keq nga natyra, çfarëdo që ti bësh, nuk ndreqet. Deveja elefanti dhe majmuni Dikur kafshët e pyllit vendosën të zgjedhin një mbret të ri. Deri atëherë kishin si mbret luanin, por nuk ishin fare të kënaqur nga ai. Sepse kafshët e kishin zgjedhur mbret që ti mbronte, luani i ndiqte dhe i hante. Dhe sa herë që guxonin të ankoheshin për këtë gjendje, luani i përgjigjej: jam mbreti juaj dhe më përkisni mua, dhe kështu që kam të drejtë t’ju bëj ç’të dua! Pan ç’pan kafshët e pyllit dhe vendosën të gjitha baskë ta heqin nga detyra dhe të bëjnë mbret një kafshë tjetër, sepse të gjitha kafshët kishin ankesa për luanin. Meqë e kishin vendosur të gjitha bashkë, mundeshin që me lehtësi të hiqnin luanin nga fronti, dhe më pas u mblodhën për të zgjedhur mbretin e tyre të ri. Për frontin mbretëror u paraqitën dy kandidatë: deveja dhe elefanti. -Unë , tha deveja, jam shumë e fortë, mund ta vras dhe luanin, akoma dhe me shqelma , dhe kafshime, dhe nëse nevojitet që të ec në shkretëtirë pa ujë, unë mund ta bëj për ditë me radhë pa pirë ujë. -Unë, tha elefanti, jam më i forti nga të gjitha kafshët e pyllit, dhe mund ta kap luanin me feçkën time dhe ta copëtoj me këmbët e mia. Unë e meritoj të bëhem mbreti juaj. Por ndërhyri majmuni dh tha: as deveja nuk është e mirë për frontin sepse i toleron të gjithë ta ngacmojnë, as elefanti sepse ka frik nga derrkuci. Dhe kështu për këto arsye të kota , e humbën që të dy frontin.
.....Milingona..... Në kohëra shumë të vjetra, në kohën kur në malin e Olimpit jetonin dymbëdhjetë zotët dhe kishin mbret Zeusin, milingona nuk ishte bërë akoma milingonë, por ishte njeri. Puna e tij ishte bujk. Kishte disa ara dhe i kultivonte, dhe meqë ishte shumë punëtor të korrat e tij ishin gjithmonë të mira. Por ishte ziliqar. Sa do që të prodhonte nga tokat që kishte, gjithmonë i dukej pak, dhe gjithnjë shikonte fqinjët e tij dhe i dukej se arat e tyre ishin më të mira. Nga inati që kishte nuk flinte dot, dhe ndërsa punonte gjithë ditën në arat e veta, netëve rrinte pa gjumë dhe hynte në arat e fqinjëve për të rrëmbyer herë pak grurë herë pak misër, herë ndonjë krah kashtë, dhe i çonte te depot e tij. Zeusi, i cili vështronte që nga Olimpi çdo gjë që bëhej në tokë, pa edhe atë bujk që vidhte çdo natë nëpër arat e fqinjëve, dhe për ta bërë që të hiqte dorë nga vjedhjet, Zeusi i shtoi prodhimin në tokat e tij. Por bujku ziliqarë, megjithëse mblidhte çdo vit e më shumë prodhime nga arat e veta, nuk pushoi së rrëmbyeri edhe nga ato fqinje. Nga ankthi që të mos i mungojë asgjë, dhe nga puna që bënte natë-ditë, ishte bërë kockë e lëkurë, por s’kishte ndërmend të ndalonte vjedhjen. Dhe kështu, Zeusi u zemërua me këtë njeri dhe e bëri milingonë. Megjithëse që nga njeri u bë milingonë, ai vazhdon akoma që natë-ditë të mbledhë grurë, elb, dhe kashtë, nga arat e të tjerëve dhe ti ruaj në depot e tij.
......Luani, gomari dhe dhelpra..... Një herë, luani, gomari dhe dhelpra vendosën të dalin të tre bashkë për gjueti, dhe çdo gjë që kapin, ta ndajnë bashkë. Luani kishte filluar të plaket dhe mendoi se i nevojiteshin shokë besnik, që ta ndihmojnë në gjueti sepse e ndjente që fuqitë e tij dalë nga dalë po pakësoheshin. Para se të zgjidhte shokët, u mendua shumë sepse nuk donte që të ishin as shumë të fortë as shumë të egër se mos ia hedhin kur të ndajnë gjahun. Prandaj zgjodhi gomarin që ishte i fortë vetëm për shkelma dhe për zërin e tij, dhe dhelprës sepse ishte shumë e zgjuar dhe e shpejtë për të vrapuar. Ditën e parë, gjuetia shkoi mirë. Luani ishte lodhur dhe i tha gomarit: -Na i ndaj të gjitha ato që kemi kapur! Gomari, si kafshë e drejtë që është, u ul dhe e ndau gjahun në tre pjesë të barabarta. Luani u mërzit kur e pa këtë gjë. - Gomar i ndyrë, ti nuk di të ndash. Iu hodh përsipër dhe e hëngri. Më pas u shtri poshtë një peme dhe i tha dhelprës: Tani, ndaje ti gjahun zonja dhelpër. Ajo i vuri luanit të gjithë gjahun përpara, dhe për vete mbajti vetëm dy pula. -Kush të ka mësuar të ndash kaq mirë, zonja dhelpër? E pyeti e habitur egërsira. Fatkeqësia e gomarit, luan i dashur! U përgjigj me guxim dhelpra . Dhelpra dhe druvari Një dhelpër ishte larguar një mëngjes nga foleja e saj dhe u gjend në një vend të pyllit ku pemët ishin të rralla, sepse aty afër rrinte një druvar puna e të cilit ishte, të pres pemë dhe ti shes ato. Dhelpra po shikonte rreth e qark për të zbuluar në kishte ndonjë kotec që të shkonte natën dhe ta shkatërrojë. Por nuk po shikonte asgjë, sepse aty afër nuk kishte asnjë fshat. E mërzitur për dështimin e saj, mendoi të kthehet në pyllin e dendur, me shpresën se do kapte ndonjë zog. Por ndërkohë që po bëhej gati të hynte në pyll, dëgjoi një çifte që u shkrep dhe u hodh përpjetë e trembur, duke ngritur veshët . Pas pak, pa dy gjahtarë që po dilnin nga pylli me çiftet në duar. Që të futej në pyll dhe të fshihej nëpër shkurre të dendura, nuk arrinte dot, sepse gjahtarët do e shikonin dhe do e qëllonin. Që të largohej nga pylli, nuk guxonte, sepse ishte dimër dhe të gjitha arat aty përreth ishin të zhveshura, gjahtarët do e shikonin dhe do e qëllonin me çifte. Po vinte vërdallë si e çmendur, duke parë sa majtas djathtas që t’ia mbathte, më në fund vendosi që të shkoj te druvari që po rrinte jashtë kolibes së tij duke gdhendur një trung. - Mirëmëngjesi zoti njeri, tha dhelpra dhe po i merrej fryma. -Mirëmëngjesi zonja dhelpër. Iu përgjigj druvari. Çne këtej? - Unë nuk të kam ngacmuar kurrë deri tani zoti njeri...... -Por unë nuk kam pula në koliben time që të mi zhvatësh . -Edhe sikur të kishe pula, unë prapë nuk do ti ngacmoja, sepse jemi fqinjë, dhe unë dua që ta kem mirë me fqinjët e mi. -Je e zgjuar zonja dhelpër . - Tani do më besh një nder zoti njeri? - Çfarë nderi do që të bëj zonja dhelpër? - të më lesh të fshihem brenda në koliben tënde. - po pse? - Pashë disa gjahtarë dhe kam frikë se më vrasin. - Atëherë fshihu zonja dhelpër, meqë je fqinje e mirë dhe nuk më ha pulat që nuk kam. - më bëj dhe një nder tjetër zoti njeri. - Çfarë nderi? - Po erdhën gjahtarët dhe të pyesin, mos u thuaj se ku jam fshehur. - Mos ki merak se nuk ua them, iu betua druvari. Dhelpra u fut brenda në kolibe menjëherë për tu fshehur dhe druvari vazhdoi punën. Pas pak, erdhën dy gjahtarët. -mirëmëngjesi, i thanë. Mos pe gjë se ku u fsheh një dhelpër që po e ndjekim? E pyetën. -Jo nuk e kam parë, u përgjigj druvari me zë të lartë, që ta dëgjonte dhelpra. Por me gisht po tregonte koliben që gjahtarët ta kuptonin se ku ishte fshehur. Ata nuk e vunë re, dhe vazhduan rrugën. Pasi u larguan ca, dhelpra doli nga kolibja dhe u bë gati ikë, pa thënë asgjë. -Ku shkon? E pyeti druvari. Nuk do më thuash as faleminderit që nuk të tradhtova? -Do të thosha faleminderit, iu përgjigj dhelpra, nëse edhe dora jote do bënte atë që bëri goja jote.
......Peshkatari me fyell..... Një peshkatar shkonte çdo ditë në një breg deti të shkretua dhe peshkonte, herë me rrjeta dhe herë me hedhje. Ndonjëherë kapte goxha peshq, por kishte ditë që nuk kapte asgjë dhe mërzitej, sepse nuk dinte të bënte punë tjetër, dhe nga ata peshq që kapte priste të jetonte. Darkave që shkonte në koliben e tij dhe ulej për tu çlodhur, merrte fyellin dhe luante ndonjë melodi. Dinte ti binte mirë fyellit, kur ishte i mërzitur luante melodi të trishtuara, dhe po të kishte kapur peshq dhe ishte i gëzuar luante melodi të gëzueshme. Një mëngjes kur po përgatitej të shkonte për peshkim tha me vete: <<po sikur të marrë me vete edhe fyellin? Peshqit e pëlqejnë muzikën, sepse dëgjova, që thonë se delfinët kur dëgjojnë muzikë në ndonjë traget, mblidhen në sipërfaqen e detit dhe e ndjekin derisa të mbarojë muzika>>. Dhe kështu mori veglat e peshkimit, mori dhe fyellin dhe shkoi te bregu i detit, u ngjit në një shkëmb, që ishte mjaft i lartë dhe anonte nga deti. Mendoi që <<të mos hedh rrjetën që në fillim. Le të luaj njëherë ndonjë melodi me fyell që të mblidhen shumë peshq dhe pastaj hedh rrjetën dhe i kap>>. Rrjetën e vendosi pranë tij aty mbi shkëmb, nxori fyellin dhe filloi të luaj një melodi të gëzueshme. Duke i rënë fyellit sytë i kishte ngulur mbi sipërfaqen e detit, e qetë dhe shkëlqente si pasqyrë, por nuk po shikonte asnjë peshk që të nxirrte kokën mbi ujë për të dëgjuar më mirë fyellin. <<Ndoshta nuk u pëlqeu kjo melodi>> mendoi peshkatari. Dhe filloi një tjetër. Por as ajo nuk solli ndonjë peshk mbi sipërfaqen e ujit. Luajti të gjitha meloditë e gëzueshme që dinte, dhe deti vazhdonte të rrinte i qet dhe të shkëlqente si pasqyrë dhe asnjë peshk nuk po dukej në sipërfaqe. <<Le të luaj melodi te trishtueshme>> tha peshkatari me vete. <<Mbase këta i pëlqejnë më shumë>>. Dhe sa do që luajti, të gjitha meloditë e trishtueshme, nuk pati asnjë rezultat. Atëherë u mërzit shumë, la fyellin në krah, dhe hodhi rrjetën në det. - Le ta provoj me këtë që di mërmëriti. Pak më vonë, kur tërhoqi rrjetën dhe e derdhi në rërë, u derdhën nga rrjeta peshqit e dynjasë, që përpëliteshin mbi rërë. - Deri tani që po i bija fyellit nuk kërcenit, dhe filluat të kërceni tani që nuk po luaj asnjë melodi! Tha peshkatari duke qeshur.
......Tre dema dhe luani..... Në një livadh afër një pylli të dendur, dikur jetonin tre dema, ishin të tre të bëshëm, të fortë, me brirë të mëdhenj dhe ishin kaq të dashur me njëri-tjetrin saqë nuk ndaheshin kurrë: bashkë kullosnin barin e shëndetshëm të livadhit, bashkë pinin ujë në një lum të vogël që kalonte aty pranë, bashkë flinin poshtë një peme me gjethe të dendura që ishte në mes të livadhit. Në pyllin e egër aty afër jetonte një luan. Luani gjuante brenda në pyll , dhe një mëngjes kur po kthehej në shpellën e tij për tu çlodhur, kaloi rastësisht në anë të pyllit dhe pa tre demat. - <<Ky është ushqim për mua>>. Mendoi. Dhe në vend që të shkonte në shpellën e tij, u fsheh pas disa shkurreve për të vëzhguar demat. Gjatë gjithë ditës që qëndroi pa gjumë duke vëzhguar demat, vuri re se ata rrinin gjithnjë bashkë. Nuk ndaheshin kurrë, as kur kullosnin, as kur pinin ujë, as kur flinin. Sado që dëshironte ti hante , luani ishte mjaft i zgjuar për të kuptuar se e kishte të pamundur. Sepse kurrë nuk mundej të përballej me tre dema njëkohësisht të cilët do ta godisnin me thundra dhe do ta shponin me brirë. <<Do të pres të ndahen>>, mendoi luani dhe shkoi për të fjetur. Që atë herë, çdo ditë rrinte pas shkurreve dhe vëzhgonte demat, por kurrë nuk i pa të ndahen. Kaq të dashur ishin! Në vend që të dëshpërohet, luani mendoi që të përdor zgjuarsinë e tij për t’ia arritur qëllimit, duke qenë se vetëm me fuqinë e tij nuk do mundej kurrë ti mund të tre demat dhe ti hajë. Një ditë, kur njëri nga demat ishte larguar pak nga dy demat e tjerë dhe po kulloste në anë të pyllit, luani i thërriti dhe i tha: -Dëgjo miku im, ki kujdes nga dy shokët e tu, sepse mora vesh se duan të vrasin, që të kenë për vete më shumë bar për të ngrënë, shikoji se si flasin fshehurazi dhe shikojnë nga ty. Demi i pa djallëzuar ktheu kokën dhe pa se vërtetë dy shokët e tij po flisnin me njëri tjetrin, dhe kështu besoi në fjalët e luanit. Dhe që nga ajo ditë, filloi të largohej nga dy demat e tjerë, derisa, hante, pinte ujë dhe shtrihej vetëm. Pas disa ditësh, luani gjeti rastin dhe i tha të njëjtat fjalë edhe demit të dytë. Edhe ai i besoi fjalët e luanit, dhe dalë nga dalë po largohej nga shoku i tij. Në atë livadh të madh, me bar të shëndetshëm, tre demat që më parë ishin kaq të dashur mes tyre, tani kullosnin në distanca të mëdha nga njëri tjetri, pinin ujë në lum në orare të ndryshëm, dhe shtriheshin poshtë pemës sa më larg nga njëri tjetri të mundeshin. Dhe kështu luani gjeti rastin që donte. Një mëngjes doli nga pylli i dendur, u hodh mbi kurrizin e njërit dem, i këputi qafën me dhëmbët e tij të hekurt dhe e hëngri, pa u sulmuar nga asnjëri nga demat e tjerë që ishin më larg dhe të ndarë. Ditën tjetër luani hëngri dhe demin e dytë, dhe më pas hëngri dhe demin e fundit. Dhe kështu e pësuan demat e padjallëzuar, që besuan gënjeshtrat e një armiku, dhe e harruan shoqërinë që i mbante të bashkuar kaq kohë, dhe që i ruante nga çdo rrezik.
.....Kali dhe gomari..... Një njeri ishte një kalë dhe një gomar. Kalin e kishte për ti hipur, ndërsa gomarin e kishte për ta ngarkuar. Gomari i shkretë çdo ditë bënte rruge dhe gjithmonë i ngarkuar rëndë, ndërsa kali, sa herë që nuk i hipte i zoti, rrinte te grazhdi dhe hante sanë,* ose kulloste i lirë në livadh. Kur ishin të dy bashkë në grazhd, gomari i ankohej kalit për lodhjen e tij, dhe kali i thoshte: - Pse ankohesh përderisa je gomar? Nuk e di se gomarët kanë të lindur për të mbajtur ngarkesa? Përse pronari nuk më le edhe mua një ditë të çlodhem ashtu siç të lë ty kaq shpesh? - Unë jam kalë, dhe kuajt kanë prejardhje fisnike, dhe prandaj njerëzit kujdesen për ta. Nga ngarkesa e tepërt dhe ecjet e shumta, gomari ishte bërë kockë e lëkurë, ndërsa kali ishte i ushqyer mirë, dhe lëkura e tij shkëlqente.
- SANË: Bar i korrur e i tharë, që ruhet si ushqim për bagëtitë; bar i thatë.
Deng (mullar) sane. U shtien sanë bagëtive.