User:Ballshi4
Tempullaret TEMPULLARËT II (KALORËSIT E TEMPULLIT) DHE PARËSIA E SIONIT Marrë nga Bibla; Pjetër Bogdani; Harun Jahja (Yahya): “Frankmasoneria globale”(Int.); Mihajlo Popovski: “Bota e fshehtë masone” (GP “Bosheli” Skopje 1993); Xhasper Ridli: “Masonët” (Muratorët e lirë), Beograd, 2003; Anri Tor-Nuges: “Ideja masone”, Beograd: EVRO, 2004; Iva Zhic: Sociologjia II; Dan Braun: Kodi Da Vinçi, Bota Shqiptare, Tiranë, 2004; Dan Braun: Engjëj dhe djaj, “DUDAJ”,Tiranë, 2000; Simon Cox: Sekretet e Kodit Da Vinçi dhe Sekretet e engjëj & djaj, Bota Shqiptare,Tiranë, 2005; Nikola M. Nikolov, Komploti Botëror, Tetovë, 2003; Emil Çiç (Int.);Dr. Sever Havali: Premtimi i vërtetë Premtimet e rrejshme, Shkup, 2004, si dhe shkrime të tjera nga Interneti etj.
HYRJE I Sipas fjalorit Shqip-shqip, TEMPULLARËT, janë kalorës a fisnikë të një urdhëri katolik në mesjetë. Ky rend, sipas shumë shkrimeve është themeluar më 1118 (1119) në Jerusalem, ndërsa emrin e morën sipas Tempullit (lat. templum) të Salomonit. (Sholomo-Solamon) &. Quhen edhe Organizatë, Shoqatë, Vëllazëri, Rend, Urdhër, Sekt... dhe konsiderohen si stërgjyshit e Masonerisë. Harun Jahja shkruan: Sipas disa shënimeve ky Rend i kryqëzatave, i quajtur Tempullarët Kalorës (The Knights Templar)... i themeluar më 1118, u shpërnda në mes viteve 1307 e 1314… Udhëheqësit e Rend të Tempullarëve - veten e quanin “grandmasters” (Mjeshtër i Madh) apo “kryetarë të urdhërit, duke filluar që nga eprori i tyre, Mjeshtri i Madh Zhak de Molaj (Jacques de Molay), i cili me urdhër të kishës dhe të mbretit, Filipi i Bukur (Philip Le Bel) u ekzekutua më 1314, që ishte edhe viktima e fundit. Sipas shumicës së autorëve që janë marrë me ketë temë, emri i tyre rrjedh nga Tempulli i Salomonit, i pagëzuar si Templum Domini… Andaj edhe ne do të fillojmë me tempullin dhe ndërtimin e tij.
TEMPULLI DHE FILLET E TEMPULLIT Ndërtimi i Tempullit të Salomonit Masonët dëshironin që tërë botën t’a shëndërronin në një “Tempull” Lidhur me ndërtimin e Tempullit më të bukur të të gjithë zotërave dhe të të gjitha kohërave, flitete edhe në Dhjatën e Vjetër: Në Librin e parë dhe të dytë Kronika; në librin I Mbretërve; te libri Samuelit I e II etj. Ne do të fillojmë me Pjetër Bogdanin, i cili shkruan: Davidi profet, i pari dhe kryet e të gjithë profetëve, qe i biri i Izait apo Jeseut. Lindi 3.000 vjet mbasi u krijua bota, 1.000 vjet para Krishtit. Salomoni, që do të thotë Paqedashë, ishte i biri i Davidit e i Bersabesë, (Betsabeja, Betshevasë) 1.035 vjet para Krishtit. U quajt edhe i urti Salomon, për shkak të dijes dhe urtisë së tij… Në të katërtin vjet të sundimit të tij, Salomoni, sipas urdhërit të Zotit, filloi për ta ndërtuar tempullin e Tinëzot, në mal të Morisë, (në afërsi të Jerusalemit). Ishte pikërisht vendi ku Jakobi e kishte parë shkallën e ku Davidi, me bahen e bariut e kishte mbytur Goliatin... Ndërsa sipas Mihailo Popovskit, Salomoni hypi në fronin e mbretit hebre më 975, para Krishtit. Fronin e trashëgoi nga i ati, Davidi, që po ashtu ishte mbret dhe profet hebre. Salomoni ishte bir i Davidit dhe Betsabesë (Betshevasë), një gruaje e ushtari të tij, i cili u mbyt me urdhër të Davidit, për të fituar të drejtën të martohej me Batshevanë e bukur. Ndërtimi i Tempullit (që ishte edhe një lloj testamenti i Davidit) filloi të ndërtohet katër vite pas trashëgimit të fronit... Në Librin e pare Kronika, lidhur me ndërtimin e Tempullit, ndër të tjera thuhet: çohuni dhe ndërtoni shenjtëroren e Zotit, Perëndisë tuaj, për të transferuar arkën e besëlidhjes të Zotit dhe sendet që ia keni shenjtëruar Perëndisë në tempullin që do të ndërtohet në emër të Zotit". Po sipas këtij libri, Salomoni kishte marrë udhëzime nga i ati, Davidi, për vendin, ku do të ndërtohet tempulli, projektin e tij e hollësira të tjera… Davidi i ishte lutur Zotit, Hyjit të vetëm, që t’i “jepë Salomonit, një zemër të ndershme, që ai të respektojë urdhërimet, porositë dhe statutet e tua, që të bëjë tërë këto gjëra dhe të ndërtojë tempullin për të cilin kam bërë përgatitjet". Në libri i dytë, Kronika, shkruan se si mbreti Salomon kishte vendosur të ndërtojë tempullin dhe se si kishte kërkuar nga Hirami, mbreti i Tirit (Tiros), t’i dërgonte arkitektë dhe muratorë. Në hollësi përshkruhet gjatësia, gjërësia dhe lartësia e tempullit. Në librin I Mbretërve, Salomoni, i shkruan mbretit të Tirit (Tiros): "Ti e di që ati im David nuk ka mundur të ndërtojë një tempull në emër të Zotit, Perëndisë (Hyjit) të tij, për shkak të luftrave të ndërmarra nga çdo anë kundër tij, deri sa Zoti i vuri armiqtë e tij nën shputën e këmbëve të tij. Prandaj tani kam ndërmend të ndërtoj një tempull në emër të Zotit, Perëndisë tim, sipas premtimit që i bëri Zoti atit tim David… Në Tempull, sipas Simonit duhej të strehohej gjëja më e shenjtë që ekziston sipas traditës hebraike, ARKA legjendare e aleancës midis Zotit dhe Izraelitëve. Arka ishte një kuti e veshur me ar, në të cilën ishin vendosur Dhjetë (10) urdhërat e Zotit që i dedikoheshin Moisiut.. Për arkën, thotë Simon Cox, ... është shkruar për shekuj e shekuj dhe akoma vazhdon të shkruhet... Në Bibël, libri i parë Mbretërit, rrëfehet historia e përgatitjes së vendit... përmasat dhe struktura arktektonike... Në vazhdim Bibla na tregon se ndërtimi i Tempullit, filloi në vitin katërqind e tetëdhjetë mbas daljes së bijve të Izraelit nga vendi i Egjiptit... Salomonit iu deshën trembëdhjetë vjet për të ndërtuar shtëpinë e tij… Ishte një tempull i tërë nga mermeri i bardhë nga Pari, na thotë Bogdani. Ndërtimin e ndihmoi Hirami, mbreti i Tirit, miku i atit të Davidit… Mihailo Popovski shkruan se ndërtimi i tempullit më të bukur i të të gjithë zotërave dhe i të gjitha kohërave zgjati, sipas legjendes shtatë (7) vjet dhe gjashtë muaj. Tempulli mund t’i zinte 300.000 besimtarë. Muratorët, sipas Xhasper Ridlit, nuk flisnin për Hiramin, mbretin e Tirit, por për një Hiram tjetër – Hiram Abifin, (Nga edhe u krijua miti mbi Mjeshtër (Master) Hiramin... Tempulli i Salomonit, thotë Ridli, ka zgjuar interesim të madh te dijetarët e sh.XVII. Teologët, filozofët dhe shkencëtarë të tjerë kanë hulumtuar dhe shkruar shumë në gjuhën latine. Tempulli ka zgjuar fantazinë edhe të shkencëtarit Isak Njutoni. Shumica e librave të tij, prej 470 sosh, merren me tema teologjike, por edhe disa janë shkruar për Tempullin. Njutoni mendont se Salomoni ka qenë filozofi më i madh i të gjitha kohërave… Ndërsa masonët, sipas Popvskit, për Tempullin e Salomonit thonë: “Ky ndërtim i mrekullueshëm dhe i pakrahasueshëm ka tërhequr vëmendjen e mbarë botës. Të gjithë ata që e vizitonin habiteshin me mjeshtritë më të mrekullueshme dhe përsosshmërinë e këtij ndërtimi, meqë Salomoni i urtë ishte mjeshtër i madh i lozhës së Tirit, ndërsa mjeshtri kryesor, Hiram Abifi ishte i frymëzuar dhe i ruajtur nga vetë qielli, që fisnikët dhe dijetarët e konsideronin për nder që ishin ndihmës të këtij mjeshtri të jashtëzakonshëm dhe kolegë të esnafëve më mendjehollë. Simoni në dy librat e tij të përmendur, ndër të tjera shkruan: Sipas traditës hebraike dhe kristiane, mbreti Salomon ishte biri i Davidit dhe Betsabeas dhe ndërtoi një tempull legjendar mbi majën e malit Moriah në Jerusalem... Ajo që dimë prej Salomonit na vjen kryesisht prej librit të dytë të Samuelit dhe libri i parë dhe i dytë i mbretërve, si dhe nga numër i kufizuar burimesh jobiblike, por është e veçantë sesi këto rrëfime nuk mbështeten nga asnjë zbulim arkeologjik i sotëm... Në Kur’an Salomoni është shembëllyer me Sylejman (Sulayman) dhe është konsideruar si njeri nga profetët kryesor të Islamit. Përpara hyrjes së tempullit ngrihen dy kolona (shtylla), Jahin dhe Boaz, që kanë qenë burim i shumë spekulimeve dhe teorive. Këto kolona kanë një rol të rëndësishëm në traditën aktuale të masonëve, të cilët thonë se edhe korporata e tyre e ka fillesën tek ndërtimi i tempullit nëpërmjet figurës themelore të Hiram Abifit, që e identifikohet me Hiram I, mbreti i Tiros, i cil bëri një pakt strategjik me Salomonin dhe ndihmoi në ndërtimin e tempullit. Provat e ekzistencës së mbretërisë së Salomonit, janë të pakta në Izrael, aq sa kanë shtyrë disa komentatorë modernë të dyshojnë për ekzistencën e vetë mbretit. Disa kërkuesë kanë vënë re se emri duket i përbërë prej “sol” (dielli), dhe “omo” (Amun, perëndia egjiptiane e diellit), dhe pra mund të mos jetë veçse një referim simbolik.... dhe për shkak të mungesës së provave që të mbështesin këtë teori, disa autorë modernë kanë arritur një përfundim krejtësisht të ndryshëm. Tempulli mund të jetë një simbol që të shtyn në diçka tjetër? Një hyrje metaforike në rrugën që të çon tek Zoti?, përfundon Simoni. Komploti kundër Hiram Abifi Lidhur me komplotin kundër Hiram Abifit ose Hiram Ndërtimtarit ka shumë shkrime Hirami Abifi kishte ditur fshehtësit e tempullit, (por edhe të muratorëve), andaj e kishin rrëmbyer tre banditë, (tre ndihmës që punoni në punishte). Ata dëshironin, para kohës së caktuar, të mësojnë fjalën-parullën e mjeshtrit e cila do t’u ndihmonte të përparojnë zejen e muratorit. Abifin e kërcënuan me mbytje nëse nuk ua zbulon fshetësinë. Meqë Abifi kishte rrefuzuar, ata e ekzekutuan. Kur, për këtë ishte njoftuar mbreti Salomon, kishte pyetur se cila është fshehtësia e Hiram Abifit, dhe se mos ka vdekur edhe ajo me gjithë Hiramin. Andaj ai urdhëroi, se nësë fshehtësia nuk zbulohet, le të merret gjymtyra që shihet së pari, kur të gjendet trupi Hiramit. Muratorët e kishin gjetur mjeshtrin e vetë dhe kur kishin hapur arkën, së pari kishin parë dorën e tij. Meqë nuk kishin mundur të zbulojnë fshehtësinë, shtrëngimi i dorës dhe disa shenja tjera të njohjes, të cilat muratorët i miratuan, u caktuan fshehtësi të reja. Për Tempullit e Salomonit dhe Mjeshtrin e madh Hiram Abifi, i njohur edhe si Hiram Ndërtimtari, të cilit Salomoni, ia besoi ndërtimin e Tempullit, si dhe udhëheqjen e të gjitha punimeve, duke i dhënë autorizime të pakufijshme... i cili muratorët i kishte ndarë në tri shkallë, gjë që, më vonë i kushtoi me jetë, shkruan edhe Mihailo Popovski. Secila shkallë kishte shenjat-simbolet dhe rregullat e veta. Me të cilat shërbehej Hirami. Ndërtuesit e shkallës së tretë – mjeshtrit, natyrisht dinin më shumë dhe mbanin përgjegjësi më të madhe, andaj edhe paguheshin më mire… Nga libri Sektete fetare të Zoran Lukoviqit, ndër të tjera mësojmë: 9 mjeshtrit e mëdhenj pasë disa ditësh gjetën kufomën e kryepunëtorit të tyre, dhe, pas pamjes të skenës së parë, i pari tha: 'Mishi ndahet nga kockat” ndërsa një tjetër shtoi: 'Bagreni e di dhe ruan fshehtësinë”. Këto fjalë mbetën si fjalë mistike simbolike të masonëve në përgjithësi, ndërsa këndëmbatësi, vizorja, kompasi dhe trekëndëshi mbetën si relike masone… Tempulli është ndërtuar nga gurët e përpunuar në Gurore... kryemjeshtër ishte Hiram Abifi, i cili edhe i udhëhiqte punimet. Muratorët ndaheshin në tri grupe: shegert, kallfë dhe mjeshtër. Ishte njëfar kierarkie. Mjeshtrit merreshin vesh përmes parullave të cilat ua interpretonte-zbulonte Abifi. Tre ndihmësmjeshtrit tentuan pa rend të mësojnë parullat e mjeshtrit. Organizuan një komplot dhe meqë nuk arritën ta zbulonin sekretin e muratorit, e mbytën kryemjeshtrin…, përfundon Lukoviq. Lidhur me komplotin dhe mbytjen e Hiram Abifit ka shumë shkrime.
Kryqëzatat dhe tempullarët Harun Jahja: Kryqëzatata, më 1095, i dhanë fund doktrinës së krishter pacifiste
Pa marrë parasysh se nëse dikush këmbëngul në atë se kryqëzatat/1 ishin në të vërtetë ekspedita ushtarake që bëheshin në emër të fesë së krishterë, në të vërtetë, kanë qenë të ndërmarra për përfitime materiale, idea për Kryqëzata ka lindur nga dëshira për përfitime të kësaj bote, dhe se themelues i luftërave të Kryqzatave ishte Papa Urbani II, ndërsa mbretërit europianë, princërit, aristokroatët dhe të tjerët përshëndetën thirrjen e Papës me kënaqësi, shkruan Harun dhe vazhdon: të citojë Donald Queller nga Universiteti në Illinois; kalorësit francezë dëshironin më shumë hapsirë të tokës.Tregtarët italianë shpresonin t’a zgjeronin tregtinë edhe në portet e Lindjes së Mesme. Numër i madh i të varfërve iu bashkangjitën ekspeditave vetëm për shkak që të largohen nga jeta e vështirë e tyre.” … Gjatë rrugës, kjo masë lakmitare heqte kokat e shumë muslimanëve, bile edhe të çifutëve, me shpresë se do të gjejnë ar dhe stoli. Luftëtarët e kryqëzatave bile bile u kanë çarë barkun atyre që i kanë vrarë që të gjenë arin dhe gurët e çmuar që viktimat kanë mundur t’i përpinin para se të vdisnin. Lakmia materiale ishte aq e madhe saqë fare nuk i brente ndërgjegja gjatë plaçkitjes së Konstantinopolit (Stambollit të sotëm) që atëherë ishte qytet i krishterë gjatë Kryqëzatës së Katërt, kur ata zhveshnin shtresën e arit nga freskat e krishtera në Aja Sofi. Lidhur me krimet e kryqëzatave, Simoni Cox, në librin Sekretet e Kodit Da Vinçi, shkruan për masakrat që ishin bërë ndaj katarëv, një popull i vejtër, i njohur edhe si albigjez, që ishin një sekt i krishterë heretik... Kisha u përpoq t’i bindte katarët që të ktheheshin në Kishën e vërtetë por pa rezultat... Në Kryqëzatën albigjeze, (Albi një qytet në Francë), gjatë viteve 1209-1255 u masakruan më shumë se 100.000 katarë, banorë të Lingadokës... I dërguari papnor, udhëzonte: “Mos kini mëshirë, nuk ka rëndësi shtresa shoqërorë, mosha as seksi. Katarë apo katolik, shfarosni të gjithë. Zoti do të dijë të njohë të vetët”. Në Beziers u zhdukën rreth 15.000 burra, gra dhe fëmijë, vetëm 222 prej tyre ishin katarë) Kjo kishte ndodhur më 21 qershor 1209, përfundon Simon.
Tempullarët dhe gjeneza e tyre Për t’u bërë Tempullar së pari duhet të bëhesh Mjeshtër mason me besim të krishter dhe të ngritesh në Rrethin e shenjtë mbretëror… (disa rende lejojnë edhe pjestarë të feve të tjera por me kusht të betimit se do ta mbrojnë krishterimin). Si në të gjitha oreganizatat masone edhe në këtë Rend, nga kandidatët kërkohet që të jenë me moral të lart, karakter të dalluar dhe reputacion shembullor dhe të besojnë në Krijesën superiore… Por edhe të jenë kristianë shembullor. – nga një shkrim në internet.
Lidhur me gjenezën dhe zhvillimin historik të tempullarëve ka shumë rrëfime e shkrime, madje edhe legjenda, që shumë herë janë kontradiktore. Shumë historianë pajtohen se tempullarët janë themeluesit e Masonerisë, njëra ndër organizatat më të përfolura të fshehta e mistike… Sipas Harunit shumica e historianëve të Frankmasonerisë, pajtohen se origjina e Masonerisë rrjedh nga Kryqëzatat. Në fakt, edhe pse Masonizmi zyrtarisht ishte i themeluar dhe i pranuar vetëm në Angli në fillim të shek. 18-të, rrënjët e organizatës zejnë fill gjatë kryqëzatave nga shek.12-të. Në qendër të këtij tregimi të njohur është një rend i kryqëzatave i quajtur Kalorësit e tempullit (The Knights Templar) apo vetëm Tempullarët… Rendi i Tempullarëve (emri i tyre i plotë Bashkëluftëtarët e varfër të Jezu Krishtit dhe Tempullit të Salomonit), ishte formuar në vitin 1118, apo, 20 vite pasi luftëtarët e Kryqëzatave pushtuan Jerusalemin. Sipas shumë autorëve, themeluesit e rendit ishin dy kalorës francezë, Hugo de Pajns (Hughes de Payens-Igy de Pajen)) dhe Godfrey de St. Omer. Në fillim ishin 9 anëtarë, por rendi vazhdimisht rritej. Arsyeja që ata emëroheshin sipas Tempullit të Salomonit ishte vendi që ata zgjodhën për bazë, e ai ishte bazamenti i Tempullit ku gjindeshin mbeturinat e Tempullit. Ishte lokaliteti i njejtë ku gjindej edhe Kubeja (Koka) e Shkëmbit (Dome of the Rock) apo (Qubbet as-Sakhrah), shkruan Haruni. Simon Cox, duke folur mbi zanafillën e Masonerisë, në librin e përmendur, shkruan: Ka plot teori mbi transmetimin e një kulture të vjetër të fshehtë (për shembull dijet alkimike dhe gjeometria e shenjtë) tek masonët e parë nga ana e tempullarëve (një urdhër i diskutueshëm murgjish-luftëtarë të krishterë), të arratisur në vitin 1307 në Skoci, pasi ishin përndjekur nga Kisha. Megjithatë, nuk ekzistojnë prova historike të asnjë farë lloji në mbështetje të kësaj teorie. Në Skoci nuk kishte as edhe një strehë të vetme të sigurtë për tëmpullarët: urdhëri u procedua në Edimburg në vitin 1309 dhe nuk pati “tempullarë të arratisur” të luftonin në krah të skocezëve... Përfundon Simoni. Ka mendime se Urdhëri është themeluar vetëm nga Hugo (Huges) de Pajns.Tempullarët e vetëquajtën “luftëtarë të varfër”, për një kohë shumë të shkurtër u bënë shumë të pasur. Pelegrinët e krishterë, që vinin nga Evropa në Palestinë, ishin nën kontroll të plotë të këtij rendi, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos kësaj, ata për herë të parë rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngajshëm me atë bankar. Sipas autorëve britanikë, Michael Baigent dhe Richard Leigh, ata themeluan një tip të kapitalizmit mesjetar; dhe bënë nismën e mënyrës moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi... Tempullarët ishin ata që bartinin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj myslimanëve dhe vrasjen e tyre. Për këtë shkak, komandanti më i madh islamik Saladini, që e mposhti armatën e kryqëzatave më 1187, në betejën e Hattinit e që pastaj e çliroi edhe Jerusalemin, ku më pastaj dënoi për vdekje Tempullarët për krimet e bëra, edhe pse përkundër kësaj ai fali edhe një numër të madh të krishterëve. Edhe pse humbën Jerusalemin dhe patën dëme të mëdha, Tempullarët vazhduan së ekzistuari. Dhe, përkundër zvoglimit të pranisë së krishterëve në Palestinë, ata shtuan fuqinë e tyre në Evropë, së pari në Francë e pastaj edhe në vendet tjera, duke u bërë shtet përbrenda shtetit… thekson Jahja. M. Popvski, shton se tempullarët, përbënin rendin e një riti shpirtëror të quajtur - “Medalon” gjatë kryqëzatave të para më 1118, ndërsa emrin e kanë marrë sipas ndërtesës së tyre në Jerusalem, të ngritur në vendin e tempullit të rrënuar të Salomonit (Tempel). Qëllimi i tyre ishte që nën disiplinën kanonike të kallogjerëve, të vizitonin vendet e shenjta, duke u pergjëruar në pastërtinë morale, në përvujturi dhe varfëri… Kishin sjellje vëllazërore, në luftëra dekoroheshin për trimëri dhe qëndrueshmëri të fortë. Anëtarët e këtij rendi mbi mburojën e hekurt mbanin pelerinën e bardhë me kryq të kuq dhe një tetëkëndësh në anën e majtë. I pari (kryetari) i tyre quhej Mjeshtër i madh, ndërsa pushtetin më të lartë e kishte Kapiteli gjeneral (Komandanti suprem). Kjo ishte një ushtri e fortë gjer në Luftën (Kryqëzatën) e Dytë, kur të krishterët e humbën Jerusalemin. Në vazhdim Popovski, për tempullarët, thekson se dhe pse e humbën luftën, ata nuk u dorëzuan, tani në paqe vëllazëria e tyre, arriti një prestigj të madh në popull; arriti një pasuri të madhe nga dhurimet e fanatikëve… Shumë njerëz të njohur të asaj kohe e kishin për nder të hynin në këtë rend, qoftë edhe si anëtarë nderi. Kështu ky rend, në fillim të shekullit XIV numëronte rreth 20.000 anëtarë. Fuqia e tyre u rrit aq shumë sa filloi t’i frikësoj mbretërinjtë dhe kishën. Dhe pas një marrëveshjeje të Papës Klementi V dhe mbretit të Francës Filipit IV, ata u ndoqën, u dënuan dhe u burgosën, ndërsa Mjeshtri i Madh Zhak Molaj, më 1313, u dogj në mes të Parisit. Megjithatë ky nuk ishte fundi i tyre. Sipas besimit të disa masonëve edhe sot ekziston ky rend. Anri Tor, thotë se Rend i Tempullarëve përbëhej nga njerëz të lirë. Anëtar i këtij rendi mund të bëhesh pas një ushtrimi të gjatë. Edhe këta i nqënshtrohen pranimit të disa detyrave, sjelljeve të caktuara ndaj Zotit njerëzve por edhe ndaj vetvetes. Kalorësi betohet se shpirtin do t’i kushtojnë Zotit, jetën mbretit, nderin vetes… Sipas, dy librave të përmendur të Simonit, Urdhëri i Tempullarëve, absolutisht i pari Urdhër i Murgjëve Ushtarak, u krijua në 1118, kur një kalorës i Shampanjës, një farë Huges de Pajns i Shampanjës dhe 8 shokë të tij vendosën mes tyre një lidhje me një betim të përjetshëm të shqiptuar në prani të patriarkut të Jerusalemit… Ata vishnin tunika (zhguna an) të bardha, të ngjashme me ato të veshura nga murgjit çistercianë, duke ua shtuar një kryq të kuq... Misioni i tyre: për të mbrojtur pelegrinët e krishterë që shkonin për të vizituar Tokën e Shenjtë.. pas Kryqëzatës së Parë (1096-1099).. Kisha katolike e priti me mirëdashje mbrojtjen e tyre... ata mbronin edhe Malin e Tempullit të Jerusalemit.. pra ishin edhe luftëtar të Krishtit... Fillimisht, jetonin me lëmosha dhe ishin të njohur me emrin e Kalorësve të Varfër të Krishtit… Kisha u tregua shumë e gatshme përkundrejt Tempullarëve… ishin të priveligjuar… nuk ishin subjekt i ndjekjes gjyqësore dhe nuk ishin asfare të detyruar të derdhnin tributet kishtare… por disa klerikë nuk u pajtuan me këtë…Urdhëri fitoi famën e sekretësisë, dhe të përngjitjes gati të sëmurë, pas ritualeve, dhe kjo famë, së bashku me fuqinë e madhe financiare dhe ushtarake ishte arësyeja pse u shkatërruan të premten e 13 tetorit 1307, nga Filipi IV, i cili urdhëroi të arrestohen. (Edhe sot e premtja 13 konsiderohet si një ditë tërsjellëse, thekson Dan Braun). Shumë prej tyre u torturuan dhe u ekzekutuan, të tjerë u detyruan të pranionin se Urdhëri praktikonte akte heretike, përfshirë dhe adhurimine Bafomenit, një idhull me kokë dhie... dhe kështu nxitën edhe papa Klementi V – një francez tjetër, që vuante autoritetin e Filipit – ta shkrinte Urdhërin... ata nxitën ndjenja të xhelozisë midis ndjekësve (mbrojtësve an) tjerë të Krishtit, madje edhe nga qeveritarët e kombeve të ndryshme... megjithatë bërthamat e Urdhërit, mbijetuan, sidomos në Skoci, ku Robert Brusi, i shkishëruar prej kishës, i kishte mirëpritur... Tempullarët ishin thjesht viktima të suksesit të tyre. Organizata e tyre qe një fenomen i shekujve XII e XIII, që akoma edhe sot ushtron magjinë e tijë... Studimet mbi historinë e tempullarëve kanë çuar në besimin se një grup i tyre, që u përcollën informacione te fshehte masonëve, të parë të Skocicë, kanë qenë pjesërisht përgjegjës për lindjen e Masonerisë... Andaj disa i quajnë stërgjyshë të masonëve. Megjithatë mungojnë provat historike... Fuqia e pozicioni i tyre i bëri jashtëzakonisht të urryer edhe brenda Kishës, dhe kjo duke shtuar faktin që mbreti i Francës, Filipi i Bukur, donte të vinte duart mbi organizatën dhe rrejtin e tyre bankar, solli shkatërrimin e pashmangshëm…Tempullarët ruajtën ndoshta atë çka dinin për Graalin e shenjtë dhe atë që e përbënte, apo prej çfarë ishte bërë ai? Nuk ka shumë gjasa, por nuk do ta dimë kurrë, të paktën nëse nuk gjendet thesari… Shkatërrrimi i Tempullarëv, thotë Simoni, ishte drejtëpërdrejtë pasojë e suksesit të tyre. Është, vështirë të thuhet nëse ritet e tyre të fshehta ishin blasfemi, sikurse mendonin armiqtë e tyre. Ka të ngjarë... megjithatë, që disa anëtarë të urdhërit ta kishin thyer betimin e tyre të varfërisë, dhe, me siguri, në harkun e dy shekujve të ekzistencës së tyre Kalorësit e Varfër të Krishtit ishin bërë jashtëzakonisht të pasur... andaj u bën objekt i zilisë... Organizata e tyre qe një fenomen i shekujve XII e XIII, që akoma edhe sot ushtron magjinë e tijë... Tempullarët u akuzuan për herezi, imoralitet dhe lakmi, dhe papa Klementi mbështeti shtypjen e Urdhërit... Kjo kulmoi me arrestimin e të gjithë Tempullarëve të pranishëm në Francë, mes të cilëve dhe mjeshtrin e madh Zhak (Jasque) dë Molaj, të premten, më 13 tetor 1307... U përdor tortura për të nxjerrë rrëfime mbi herezinë, dhe më 1312 Klementi V, me bulën Voxin Excelso, ndaloi Urdhërin e Kalorësve tempullarë. Pronat e Urdhërit iu dhanë një tjetër urdhëri ushtarak, kalorësve Mikëpritës... Në një moment të parë, Zhak dë Molaj e pranoj herezinë, por pastaj e hëngri fjalën dhe më 1314 u dogj në turrë të druve. Thuhej se ndërsa digjej kishte profetizuar se edhe Filipi IV, edhe Klementi V do të kishin të njëjtin fat si ai, vdekjen brenda viti, gjë që ndodhi me të vërtetë, përfundon Simon. Lidhur me ndjekjet, torturat dhe shkatërrimin e Tempullarëve, Haruni thotë: “Më në fund, më 1307, mbreti francez Philip Le Bel vendosi që t’i arrestojë antarët e rendit. Disa nga ata arritën që të ikin por shumica e tyre u kapën. Papa Klementi V iu bashkangjit spastrimit. Pas gjykimit të gjatë, shumë Tempullarë pranuan se ishin heretikë, kishin refuzuar fenë e krishterë dhe kanë ofenduar Jezunë në meshat e tyre. Përfundimisht, udhëheqësit e Tamplierëve që veten e quanin “grandmasters” apo “kryetarë të urdhërit”, duke filluar që nga kryesori i tyre, Jacques de Molay (Zhak dë Molaj), ekzekutohen më 1314 me urdhërin e Kishës dhe mbretit. Por, edhe pse Rendi “zyrtarisht” pushoi së ekzistuari, në të vërtetë ai nuk u zhduk rrënjësisht… Gjatë arrestimit të papritur, vazhdon Harun, disa Tempullarë ikën dhe arritën që t’i fshehin gjurmët. (Diku Thuhet se papa me urdhër të veçantë i fali... Ekzistimi i tyre vazhdoi edhe për një kohë, deri më 1512, por jashtë Francës, kur pasardhësit e tyre hodhën poshtë besnikërinë ndaj Romës dhe iu bashkuan Martin Luterit...) Sipas tezës së bazuar në dokumente të ndryshme historike, një numër i konsiderueshëm i tyre u shpërngulën në mbretërinë e vetme europiane që nuk e njihte autoritetin e Kishës Katolike në shek. e14-të, në Skoci. Atje, ata organizohen nën patronatin e mbretit të Skocisë, Robert the Bruce. Pas një kohe, ata gjetën një metodë të përshtatshme për maskim me të cilën ata vazhduan ekzistencën e tyre klandestine: ata u infiltruan në gilderinën (shoqatën) më të rëndësishme në Britaninë e mesjetës- lozhën (degën) e muratorve dhe përfundimisht ata morën nën kontroll këto llozha. Disa historianë kanë tentuar që t’a paraqesin gjykimin e Tempullarëve si komplot nga ana e mbretit të Francës dhe përshkruanin kalorësit si të pafajshëm ndaj akuzave. Por, ky lloj interpretimi dështon në disa aspekte. Nesta H. VVebster, historiane e famshme britanike me njohuri të mëdha për historinë okulte (dukurive të jashtënatyrshme), analizon këto aspekte në librin e saj “Shoqëritë sekrete dhe lëvizja subverzive (armiqësore)” (Secret Societies and Subversive Movement). Sipas z. VVebster tentativa për shfajsimin e Tempullarëve nga herezia që ata e kishin pranuar gjatë kohës së gjykimit është e pabazë. Së pari, gjatë marrjes në pyetje, përkundër pohimeve standarde, nuk janë torturuar të gjithë Tempullarët. Sidoqoftë, pranimi i fajit nga ana kalorsëve del se është rezultat i imagjinatës së njeriut që mund të shpiket nën ndikimin e torturës? Është vështirë e besueshme se shpjegimet e ritualit të pranimit që janë të njohura në detale nga tregimet e njerëzëve nga vendet e ndryshme, ku tregojnë ngjajshmëri njëri me tjetrin, edhepse, në frazeologji të ndryshme, mund të jetë një trillim i pastër. A kanë qenë viktimat të shtyera që të trillojnë, ata sigurisht se do të ishin në kundërshtim me njëri tjetrin, dhe se janë ankuar në agoni se të gjitha llojet e ritualeve të egra dhe të pabesueshme janë bërë me të njejtin qëllim që të plotësojnë dëshirat e akuzuesëve të tyre. Por jo, secila del me përshkrim të ceremonisë së njejtë pak a shumë kompakte, me hollësi karakteristike që tregon personalitetin e folësit dhe kryesisht të gjitha tregimet përputhen me njëra tjetrën. Jahja lidhur me zhvillimin e masonerisë në përgjithësi dhe të Tempullarëve në veçanti, bazohet në një revistë të quajtur “Mimar Sinan” (botim për masonët turq…, nga e cila nxjerr këtë citat: Në vitin 1312, kur mbreti francez, nën presionin e Kishës mbylli Rendin e Tempullarëve dhe ia dha pasurinë e tyre kalorsëve të Shën Gjonit në Jerusalem, aktivitetet e Tempullarëve nuk pushuan. Shumica e Tempullarëve ikën në llozhat e frankmasonëve që ishin aktivë në Europë atë kohë. Udhëheqësi i Tempullarëve, Mebeignac, me disa antarë tjerë, gjetën strehim në Skoci, nën maskën e muratorit me emrin Mac Benach. Mbreti skocez, Robert the Bruce, i mirëpriti ata dhe iu lejoi që të ushtrojnë ndikim të madh mbi llozhat e masonëve në Skoci… Sot masonët përdorin emrin Mac Benach me respekt të madh. Masonët skocezë, që vazhduan trashëgiminë e Tempullarëve, u kthyen në Francë shumë vjet më vonë dhe themeluan atje bazën e ritualit të njohur si Rituali Skocez. “Rendi i Tempullarëve dhe organizatat e masonerisë kanë ndikuar në njëri tjetrin në një masë të konsiderueshme. Bile edhe ritualet e tyre janë aq të ngjajshme sikurse të ishin të kopjuara…” përfundon citati nga Mimar Sinan. Shkrimtarët spjegojnë, vazhdon Harun, se Tempullarët shtireshin dhe shfrytëzonin rolin e mbrojtësëve të pelegrinëve të krishterë që vizitonin Palestinën, por qëllimi i tyre i vërtetë ishte krejtësisht tjetër… Nuk ka fakte që Tempullarët ndonjë herë kanë mbrojtur pelegrinët, por bile shumë shpejt janë gjetur dëshmitë përfundimtare kur ata gërmuan nën gërmadhat e Tempullit të Herodit... Autorët e “Çelësit të Hiramit” nuk ishin të vetmit që kishin gjetur dëshmi për këtë gjë. Historiani francez Geatan Delaforge pohon ngjajshëm: Detyra e vërtetë e nëntë kalorsëve ishte që të bëjnë hulumtimin e rajonit ashtuqë të fusin në dorë reliktet dhe dorëshkrimet origjinale që përmbajnë thelbin e traditave sekretet të judaizmit dhe Egjiptit të vjetër. Kah fundi i shek. të 19-të, Inxhinierët Mbretërorë filluan hulumtimet arkeologjike në Jerusalem. Charles VVilson, arriti tek mendimi se Tempullarët kanë shkuar në Jerusalem që të studiojnë gërmadhat e tempullit. VVilsoni gjeti gjurmët e gërmimeve nën themelin e tempullit dhe erdhën në përfundim se këto gërmime janë bërë nga veglat që iu takonin Tempullarëve. Këto gjësende ende janë në koleksionin e Robert Brydonit, që posedon një arkivë të madhe të informatave sa i përket Tempullarëve… Autorët e “Çelësit të Hiramit” , thotë Jahja, sjellin dëshmi se gërmimet e Tempullarëve nuk kanë qenë edhe pa rezultate; rendi zbuloi në Jerusalem relikte origjinale gjë që ndryshuan pikëpamjet e tyre të përgjithshme në botë. Përveç kësaj, shumë hulumtues kanë mendim të njejtë. Ka qenë diçka që ka bërë që Tempullarët, pavarsisht nga fakti që ata më herët ishin të krishterë dhe të ardhur nga pjesa e krishterë botës, të adoptojnë një sistem krejtësisht tjetër nga ai i krishterë të besimit dhe filozofisë, të mbajnë mesha heretike dhe të kryejnë rituale të magjisë së zezë… Sipas mendimeve të shumë hulumtuesëve, kjo “diçka” ishte KABALA. Domethënia e fjalës Kabala (Kabbalah) është “traditë gojore”. Enciklopeditë dhe fjalorët e definojnë si degë mistike dhe sekrete e fesë çifute. Sipas këtij definicioni, Kabala hulumton domethënien e fshehtë të Torës (Tevratit) dhe shkrimeve tjera fetare çifute. Por, kur shqyrtojmë çështjen edhe më për së afërmi, do të dalin në shesh faktet e që janë diçka tjetër. Këto fakte n’a shpiejnë në përfundim se Kabala është një sistem që i ka rrënjët në idhujtarinë pagane; dhe që ka ekzistuar edhe para Torës dhe është përhapur në Judaizëm pas shpalljes së Torës, përfundon Jahja. Ullate Fabo, thekson se nuk ka asnjë dokument që e thotë se tempullarët kanë gërmuar poshtë faltorës së Salomonit, dhe se kanë gjetur aty katër kutitë për të cilat flet personazhi i Dan Braunit, (te Kodi Da Vinçi an). Për Tempullarët Umberto Eco thotë se mbreti i pat akuzuar (mendoj pa të drejtë) për krime shumë të turpshme, për t'u bërë zot i pronave të tyre në bashkëpunim me klerikun tradhtar… Në disa shkrime (Int.) thuhet se Rend i tempullarëve u ripërtri pas 600 vjetësh. Në sh. XIV u paraqit si një rend hermetik “Kryqtarët e trëndafilit”. Pastaj, nën udhëheqjen e Zhan Adam Vajshopit, u paraqitën në Bavari, si rend i Iluminatëve. Ata janë masonët, Tempullarët dhe Kalorësit e Maltës, komunistëtët, nazistët dhe sunduesit e parasë. Ata janë sunduesit e botës nën hije… siç janë shumë shoqata tjera sekrete si Kabalizmi, Parësia ose Vëllazëria e Sionit, Satanizmi, Sabateizmi, Iluministët, Karbonarët, Kafka & Kocka, Lozha e Madhe e Orientit, Lozha e Madhe Alpine, Urdhri (Riti) i Rrethit Mbretëror, Rozenkrojcët, Klubi i Romës, Klubi i Parisit, Kalorësit e Maltës, Komiteti 300, Opus Dei, Këshilli për Lidhje me Botën e Jashtme apo CFR, Komisioni Trilateral, Bilderbergët, etj. FUNDI I TEMPULLARËVE