Draft:Ibrahim Didani
Submission declined on 1 January 2025 by Qcne (talk). This submission is not adequately supported by reliable sources. Reliable sources are required so that information can be verified. If you need help with referencing, please see Referencing for beginners and Citing sources. This is the English language Wikipedia; we can only accept articles written in the English language. Please provide a high-quality English language translation of your submission. Have you visited the Wikipedia home page? You can probably find a version of Wikipedia in your language.
Where to get help
How to improve a draft
You can also browse Wikipedia:Featured articles and Wikipedia:Good articles to find examples of Wikipedia's best writing on topics similar to your proposed article. Improving your odds of a speedy review To improve your odds of a faster review, tag your draft with relevant WikiProject tags using the button below. This will let reviewers know a new draft has been submitted in their area of interest. For instance, if you wrote about a female astronomer, you would want to add the Biography, Astronomy, and Women scientists tags. Editor resources
|
Ibrahim Didani është një poet, shkrimtar dhe publicist nga Saranda. Ai është lindur më 1 shtator 1951 në Janjar, Konispol.
Në periudhën 1975-1990, Ibrahim Didani ka botuar në organet e shtypit periodik shqiptar, si gazetat Shkumbini, Metalurgu, Zëri i rinisë, dhe Puna, duke kontribuar me shkrime problemore, reportazhe dhe skica që kishin vlerë për kohën dhe jetën e vendit. Për kontributin dhe aftësinë e tij krijuese gjatë atyre viteve, ai është dekoruar me Medaljen "Naim Frashëri" të Klasit të Tretë.
Pas vitit 1990, Ibrahim Didani iu përkushtua krijimtarisë letrare. Në vitin 1997 ai boton dy libra: "Endrra dashurie" (poezi) dhe "Qeni izonjës" (tregime). Në vitin 1998 publikoi librin për fëmijë "Dhia balë dhe keci larë", ndërsa në vitin 1999 botoi librin e ilustruar për fëmijë "Legjenda e syrit kaltërosh".
Në vitin 2000, ai botoi librin me poezi "Rrathe dashurie", dhe më pas, në vitin 2001, boton "Udhë dhe psherëtima" (tregime). Në vitin 2004, ai sjell romanin "Kapedan shkruar në ballë" dhe monografinë "Një jetë në shërbim të Kombit".
Vite më vonë, ai vazhdoi krijimtarinë e tij me librat "Shtigje shpirtrash" (tregime, 2018), "Legjenda e syrit kaltërosh" (ribotim, 2020), "Poezi dhe dashuri" (poezi, 2021), "Ngjarje pas malit me borë" (tregime, 2022), dhe "Yjet e lartësisë" (poezi, 2023). Po ashtu, ai ka botuar "Krijimtaria ime në vite" (ese, kujtime, refleksione, 2023).
Ibrahim Didani është bashkautor në dy libra antologji poetike për poetin Janjar: "Janjari – djep me rrënjë në lashtësi" (2018) dhe "Zëri i vendlindjes" (poezi, 2023). Gjithashtu, ai është pjesëmarrës në tre libra "Almanak" të poetëve Jonianë, me cikle poezish.